Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani kërkoi një gur minerar të “Trepçës” për t’ia dhuruar presidentit Trump, Qeveria e Kurtit nuk ia dha – presidentja shkoi “duarthatë” në Bordin e Paqes

11/03/2026 - 15:01
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani kërkoi një gur minerar të “Trepçës” për t’ia dhuruar presidentit Trump, Qeveria e Kurtit nuk ia dha – presidentja shkoi “duarthatë” në Bordin e Paqes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në mes dy institucioneve të larta shtetërore. Presidenca dhe Qeveria nuk kanë mundur të pajtohen rreth dhurimit të një guri të “Trepçës” për presidentin Donald Trump.
Ministria e Ekonomisë ka refuzuar të ia jep Presidencës një gur minerar të ndërmarrjes “Trepça”, të cilin presidentja Vjosa Osmani kishte planifikuar të i dhuronte presidentit të ShBA-së, Donald Trump, në ceremoninë e inaugurimit të “Bordit të Paqes”.

Nga burimet e ministrisë së Artane Rizvanolli, mediumi nacionale ka siguruar korrespodencën në mes të këtyre dy institucioneve për këtë çështje.

Duke tentuar të kopjonte ish-presidentin Ibrahim Rugova me dhënën e gurëve të “Trepçës” për miqtë e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani kishte planifikuar që me një “dhuratë” të tillë ta nderonte edhe presidentin e ShBA-së, Donald Trump. Megjithatë, refuzimi që mori nga Qeveria Kurt ajo u detyruar që shefit të Shtëpisë së Bardhë t`i shkonte duarthatë.

Më 17 shkurt, në ditë para se presidentja Osmani të niset për më Uashington, Presidenca i kishte shkruar Muzeut të Kosovës për mundësinë e dhurimit të një guri të “Trepçës”.

Për dhurimin e një guri të tillë, muzeu kishte kërkuar aprovimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Më pas, Presidenca iu kishte drejtuar Ministrisë së Artane Rizvanollit.

Në kërkesën e Presidencës, tregohen arsyet se pse po kërkohet dhurimi i këtij guri.

“Në funksion të realizimit të nevojave shtetërore dhe duke u bazuar në interesin publik, ju drejtohemi me këtë kërkesë për të shqyrtuar mundësinë e dhënies në pronësi të një guri minerar nga Ndërmarrja “Trepça”, për qëllime shtetërore(te bashkangjitur keni ne fotografi). Ky gur minerar do të shërbej ekskluzivisht për përmbushjen e nevojave protokollare. Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, mbetemi në pritje të përgjigjes suaj”, është thënë në kërkesën e Presidencës për Ministrinë e Ekonomisë.

Fotografi e gurit që e ka kërkuar Presidenca:

Arsyet e Presidencës nuk e kishin bindur Ministrin e Ekonomisë për dhënien e një guri të tillë.

Pas pak kohe, Drejtor i Departamentit të Minierave, Skender Sallahi, i ishte përgjigjur Presidencës, duke thënë se nuk mund të realizohet kërkesa e tyre.

Aty tregohet pse nuk mund të pranohet kërkesa e shefes së shtetit.

“Te nderuar bazuar ne kohën e shkurtër për te ndërmarr hapat ligjor për realizimin e kësaj çështje ju kërkojmë mirëkuptim për pamundësinë e realizimit të kësaj kërkese. Duke ju kërkuar mirëkuptim ju shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen”, është thënë në përgjigjen.

Refuzimi i kësaj kërkese duket se ka reflektuar raportet e ftohta të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ftohja e këtyre raporteve kulmoi javën e kaluar, kur Lëvizja Vetëvendosje nuk e kishte propozuar Vjosa Osmanin për presidente. Kjo e fundit, para disa dite, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Kurti pret në takim komandantin e KFOR’it, flasin për sfidat e sigurisë në “një kohë të ndryshimeve të mëdha”

Kurti pret në takim komandantin e KFOR’it, flasin për sfidat e sigurisë në “një kohë të ndryshimeve të mëdha”
11/03/2026 - 16:42

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Ulutash e uroi Kurtin...

Më shumëDetails

Aksioni i madh kundër fajdeve në Prizren: Ja emrat e të arrestuarve, dyshohen për rreth 1 milion euro kamata

Aksioni i madh kundër fajdeve në Prizren: Ja emrat e të arrestuarve, dyshohen për rreth 1 milion euro kamata
11/03/2026 - 16:32

Dy persona janë arrestuar në Prizren si të dyshuar për fajde. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka organizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar...

Më shumëDetails

Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro
11/03/2026 - 16:31

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, sot...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete 80 vjeçari, që ishte zhdukur

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
11/03/2026 - 16:17

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për Klanin e ka...

Më shumëDetails

Goditet grupi i të fortëve në Prizren

Goditet grupi i të fortëve në Prizren
11/03/2026 - 16:05

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kryeziu ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Cak i këtij operacioni dyshohet të ketë qenë...

Më shumëDetails

Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei është pla’gosur lehtë

Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei është pla’gosur lehtë
11/03/2026 - 15:53

Lideri suprem i sapoemëruar i Iranit, Mojtaba Khamenei u plagos lehtë, por po vazhdon të veprojë. Kështu i tha një zyrtar iranian agjencisë së lajmeve “Reuters” të mërkurën....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • A do ta mbështeste LDK Vjosa Osmanin nëse do të kandidohej? Haziri jep deklaratën e papritur

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Zgjedhjet e reja: Presidentja Osmani nuk ndalet, ky është veprimi i saj i radhës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë