Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksioni i madh kundër fajdeve në Prizren: Ja emrat e të arrestuarve, dyshohen për rreth 1 milion euro kamata

11/03/2026 - 16:32
në Kryesore, Lajme
A A
Aksioni i madh kundër fajdeve në Prizren: Ja emrat e të arrestuarve, dyshohen për rreth 1 milion euro kamata
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy persona janë arrestuar në Prizren si të dyshuar për fajde. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka organizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me veprën penale “Fajde”, nga neni 331 i Kodit Penal të Kosovës.

Insajderi mëson se të arrestuarit janë vëllezërit Eduard dhe Anton Kaçinari. Ata dyshohet se u kanë vënë viktimave fajde, ndërsa vlera e kamatave dyshohet të arrijë deri në rreth 1 milion euro.

Sipas njoftimit për media, të dyshuarit me veprimet e tyre të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde. Po ashtu, në emër të kamatave, përmes formave të ndryshme të presionit, ata kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro.

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes së tyre për ta detyruar viktimën të rregullojë dokumentacionin për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve që janë në pronësi të viktimës.

Me urdhër të gjykatës është kontrolluar edhe vendbanimi i dy të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që do të përdoren në procedurën penale ndaj tyre.

Ndaj dy të dyshuarve, Prokurori i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalim.

Pamje nga arrestimi:

Tags: Anton KaçinariEduard KaçinariFajde

JU REKOMANDOJMË

Nasim Haradinaj për 16 shtatorin: Nëse ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, Serbia do ta diskutojë pavarësinë e Kosovës

26/08/2026 - 19:54

Nasim Haradinaj ka deklaruar se nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpallen fajtorë, atëherë Serbia do ta diskutojë pavarësinë e Kosovës. Haradinaj, i ftuar në emisionin “Frontal”...

Më shumëDetails

Reagon motra e Jetlirës: Mos e ktheni dhimbjen tonë në thashetheme për xhelozi e tradhti

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë
26/08/2026 - 19:37

Familjarët e Jetlira Foniqit kanë reaguar pas ngjarjes së rëndë ku ajo humbi jetën, duke kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitet dhe duke bërë thirrje që të...

Më shumëDetails

Baraliu për takimet Kurti-Abdixhiku: Janë mësuar të japin shpresa, por rezultatet të jenë krejt tjera

‘Patjetër’ thotë Baraliu: Zgjedhjet e reja janë afër, tashmë ka shenja të parafushatës
26/08/2026 - 19:29

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka komentuar takimin mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe deklaratat optimiste pas këtij...

Më shumëDetails

Kurti për takimin me Abdixhikun: Deri kur të kemi marrëveshje na duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
26/08/2026 - 19:20

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para takimit të sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke shprehur optimizëm për arritjen e një...

Më shumëDetails

Abdixhiku, Osmani e Haziri s’pranojnë të tregojnë nëse në takim me Kurtin po shkojnë me emër për President

Abdixhiku, Osmani e Haziri s’pranojnë të tregojnë nëse në takim me Kurtin po shkojnë me emër për President
26/08/2026 - 18:58

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani s’kanë pranuar që të japin ndonjë qëndrim për çështjen e takimit me Albin Kurtin për çështjen e presidentit....

Më shumëDetails

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova
26/08/2026 - 18:53

Një 20-vjeçar nga Kosova është mbytur pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    258 Shpërndaje
    Shpërndaje 103 Tweet 65
  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Ngriten dyshime për kurdisje”, Tenderi 200 mijë eurosh i KRU “Mitrovicës” për kamera dhe rrethoja përfundon në OSHP

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë