Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për deklarimet që presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë kohëve të fundit se ka parandaluar një sulm të Kosovës nga Serbia.
Osmani ka thënë se ajo që thotë presidenti amerikan Donald Trump është e vërtetë dhe se SHBA e ka parandaluar.
Presidentja e Kosovës thotë se bëhet fjalët për diçka të kohëve të fundit.
“Presidenti Trump e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm së fundi. S’po flasim për vitin 2023 apo 2020. Po flasim për zhvillimet shumë të fundit. Por KFOR-i është aty dhe ne po bëjmë punë të mrekullueshme në parandalim e mbrojtje”, ka thënë Osmani në diskutimin e ndodhur në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
Ajo ka shtuar tutje se përpjekja e Serbisë për të cilën ka folur presidenti amerikan Trump është e ditëve të fundit dhe sipas Osmanit rreziku vazhdon.
“Është përpjekje e ditëve të fundit, e cila ende po vazhdon. Kam informacione shumë kredibile. E di çfarë po flasë’, ka thënë Osmani.