Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani nënkupton se i prishi raportet me Kurtin për çështjen e bashkëpunimit me aleatët, “kjo nuk është llafe llafe” i thotë Gërvallës

31/07/2024 - 18:21
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani nënkupton se i prishi raportet me Kurtin për çështjen e bashkëpunimit me aleatët, “kjo nuk është llafe llafe” i thotë Gërvallës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vjosa Osmani s’e fsheh më. Marrëdhëniet e saj të mira me Albin Kurtin kanë marrë fund. Kryeministri sot nuk i shkoi në një takim presidentes, e cila foli para gazetarëve për dallimet me shefin e Qeverisë, por edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tash e drejton partinë Guxo, të cilën shefja e shtetit e kishte themeluar vetë dhe e kishte udhëhequr deri në prill të vitit 2021.

Presidentja Vjosa Osmani nuk e fsheh më fundin e marrëdhënieve të mira me kryeministrin Albin Kurti, i cili sot nuk i shkoi në një takim, në të cilin ajo i kishte ftuar kryetarët e të gjitha partive parlamentare që të diskutonin për zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Osmani tha se s’kishte shumë kohë që të fliste në hollësi për dallimet me Kurtin, por nënkuptoi se ai qëndron kryesisht te “bashkëpunimi me aleatët”.

“Ne me kryeministrin vazhdimisht gjatë këtyre tri viteve jemi takuar për të diskutuar qëndrimet në dialog. Ka tema për të cilat jo domosdoshmërisht 100% jemi pajtuar, ka tema për të cilat jemi pajtuar. Unë mendoj që është normale që nganjëherë, sa i përket qasjes që e përdorim në diskutime, mos ta kemi identike, sepse ne nuk jemi njeriu i njëjtë, jemi njerëz të ndryshëm”, tha fillimisht në një konferencë për media, për të shtuar: “Megjithatë, sa i përket dallimeve më konkrete, ato i kam thënë edhe publikisht, për tema të ndryshme dhe nuk po më duket që ka nevojë të përsëriten sërish”.

Osmani tha se qëllimi i saj është që t’i mbështes veprimet e institucioneve të vendit kur ato e mbrojnë kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial e funksionalitetin e shtetit. Këto, ajo tha se bëhen “duke u respektuar kontributi i aleatëve tanë të sigurisë”. Ky qëndrim i saj, ajo tha se nuk është “llafe llafe”. Me këtë të fundit po i referohej bashkëpunëtores së saj të dikurshme, ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Qëllimi im si presidente e Republikës është që të përkrah çdo veprim të institucioneve tjera të Kosovës, të cilat janë në mbrojtje të kushtetutshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit, në mbrojtje të integritetit territorial dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës. Të gjitha këto mund të bëhen duke u respektuar Kushtetuta dhe njëkohësisht duke u respektuar kontributi i aleatëve tanë të sigurisë. Njëra nuk ka nevojë ta përjashtojë tjetrën”, tha Osmani.

“Pra, si presidente e kam mbajtë këtë qëndrim dhe kjo nuk është ‘llafe llafe’ por është një realitet të cilin nuk mund ta kontestojë askush, sepse realiteti i Kosovës e dëshmon këtë, që Kosova mund ta mbrojë vetëveten, sovranitetin e saj, shtetësinë e saj, në bashkëpunim me aleatët. Pra, kjo është një gjë të cilën e promovoj vazhdimisht dhe nuk arsye të besoj që dikush tjetër në Republikën e Kosovës duhet të ketë, ose ka mendim ndryshe. Siç e thashë, nuancat, qasjet, ato dallojnë, sepse nuk jemi njerëz të njëjtë. Megjithatë qëllimi është që Kosovën ta kemi sa më të fortë, sa më prosperuese dhe vendimet që i marrim t’i marrim në interes të Kosovës. Kur kemi dallime, i bëjmë publike. Është normale në demokraci një gjë e tillë”, shtoi ajo.

Ndërsa përmendi se disa nga mysafirët e sasj në takimin e sotëm i kishin lënë edhe pushimet e angazhimet e tyre për të qenë të pranishëm, nga Kurti tha se “nuk kemi marrrë përgjigje fare”.

“Secili kryetar i partisë i përcakton prioritetet e veta, kështu që… kryeministri ka përcaktuar prioritet tjetër. Këtë përgjigje ua paskan dhënë juve. Ne nuk e kemi. Një përgjigje që e kam pasë më herët ka qenë që nuk ka qenë në Kosovë, mirëpo… qenka”, tha Osmani.

Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e drejton partinë Guxo, kryetare e së cilës ishte Osmani deri në prill të vitit 2021, presidentja paraprakisht ia citoi disa rreshta nga një këngë e këngëtares Dafina Zeqiri: “Nuk do të komentoja raporte, po kemi dallime në qëndrime të cilat janë të qarta, janë publike dhe nuk është as në interes të qytetarëve, as në interes të Kosovës që ato mos të thuhen publikisht. Por ndoshta për detaje ndonjëherë tjetër. Në qoftë se doni pak me këngë të Dafinës me vazhdu, e ka një të re tash, para një muaji: ‘me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve’, ‘me kast, me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe këngë tjera Dafina”.

Ajo duket se nuk e ka pritur mirë faktin që Gërvalla e përmendi atë mbrëmë. Duke folur në një aktivitet të organizuar nga MPJ-ja për mërgimtarët, pasi performoi Dafina Zeqiri, kryediplomatja tha se ajo “e këndoi këngën e presidentes – ‘llafe, llafe’”.

Viti i fundit i mandatit të Qeverisë që po shënon publikisht fundin e marrëdhënieve të mira ndërmjet kryeministrit dhe presidentes, por edhe ndërmjet presidentes dhe bashkëpunëtores së saj më të ngushtë dikur.

Moskoordinimi për një letër të dërguar në Strasburg në përpjekje për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës, bëri që Osmani të deklaronte publikisht se ajo e nxori Asociacionin nga marrëveshja me Serbinë, gjë të cilën Kurti e kishte përdorur si argument kryesor përballë BE-së dhe SHBA-së kur e ka kundërshtuar zbatimin e tij.

Shefja e shtetit e ka kundërshtuar atë letër që mbante nënshkrimin e Gërvallës. Osmani kishte thënë se nuk e kishin konsultuar.

Kjo nuk ishte mosmarrëveshja e parë ndërmjet dy krerëve të shtetit. Gazeta Express në maj publikoi një kronologji të mosmarrëveshjeve ndërmjet kryeministrit dhe presidentes – nga çështja e përfaqësimit të vendit në samitet e forumet e ndërkombëtare, konfrontimi i drejtpërdrejtë, e deri te mungesa totale e komunikimit.

JU REKOMANDOJMË

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat
19/08/2026 - 23:01

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë interesa të përbashkëta dhe se po zhvillojnë, siç i...

Më shumëDetails

“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj: Kurti po i bën interpretimet sipas qejfit të tij

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
19/08/2026 - 22:47

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të protestave pas zhvillimeve të fundit politike. Kadrijaj në emisionin “Jehona Politike” tha se do të organizohen...

Më shumëDetails

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”
19/08/2026 - 22:41

Historini Jusuf Buxhovi është pyetur në Pressing One edhe për LPK-në. Për Buxhovin LPK ishte një grupacion ideologjik, që më pas shumë nga aktivistët kaluan në LDK. “Grup...

Më shumëDetails

Nexhmedin Spahiu e qarkullon emrin e vet për President: Veç një njeri serioz mundet me marrë këtë detyrë në këtë katrahurë

Spahiu: Ka shumë mundësi për luftë në Kosovë, mund të na bëjnë përshesh
19/08/2026 - 22:31

Profesori i shkencave politike dhe analisti, Nexhmedin Spahiu, e ka propozuar veten e tij për President Nisur nga ngërçi politik në të cilin ka ngecur Kosova, Spahiu ka...

Më shumëDetails

OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit

“Përparim Rama do të bëjë gjithçka për të penguar një koalicion LDK-VV”, thotë Demhasaj
19/08/2026 - 22:13

Ndërtimi i tribunës së stadiumit “Flamurtari” në Hajvali po zvarritet pas problemeve në procedurën e prokurimit. OSHP konstatoi se Komuna e Prishtinës nuk e kishte respektuar vendimin e...

Më shumëDetails

Time Kadrijaj: Sërish do e gjuaja Kurtin me vezë

Kadrijaj: Kurti duhet të jap dorëheqje, po bën veprime populiste për ushqimin e egos së tij!
19/08/2026 - 21:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka thënë se do ta gjuante sërish Albin Kurtin me vezë. Por, megjithatë, ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë