Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani për Asosacionin: Për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës

21/11/2024 - 10:41
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja Osmani më 21 nëntor mban në Kuvendin e Kosovës fjalimin e fundvitit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Thënë troq, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës, tha Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Gjatë adresimit të saj përpara deputetëve në Kuvend, tha se është mjaftueshëm e qart se dialogu me Serbinë i udhëhequr nga BE, fatkeqësisht ka qenë komplet i pabalansuar me një trajtim të padrejt ndaj Kosovës dhe një akomodim të vazhdueshëm të Serbisë.

“Fakti që në tavolinën e dialogut sot, shteti që kreu agresion ndaj Kosovës nuk është nën masa, kurse viktima e këtij aggresioni, Kosova, është nën masa, është dëshmia më e qartë e kësaj.

Prandaj, është e domosdoshme që të ketë reflektim rreth kësaj qasjeje, nga të gjithë ata që vërtetë dojnë paqe e stabilitet afatgjatë në rajonin tonë.

Por, kjo nuk do të thotë se edhe ne nuk duhet të vetë-reflektojmë për rrugën e deritanishme dhe si mund të bëhen gjërat më mirë. Më duhet të theksoj me keqardhje, që propozimet që shpesh kam bërë për përmirësimin e këtij procesi, janë ballafaquar me një sërë dezinformatash e sulmesh të ulëta, që nuk i kanë hije askujt në Kosovë.

Për të qenë edhe më e qartë, kur unë kam propozuar që drafti i asociacionit të fillohet të diskutohet me SHBA-të, në mënyrë që kjo çështje mos t’I lihet as Lajçakut e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar që unë po kërkoj themelim të asociacionit, por ka nënkuptuar se më shumë i kam besuar vetvetes sonë dhe Amerikës, sesa disa burokratëve nga shtetet jonjohëse, kam besuar se një draft statut ku mbrohjet kushtetuta, mbrohet sovraniteti, mbrohen kufijtë tanë dhe mbrohet funksionaliteti i shtetit, më mirë hartohet nga vet ne që kemi marrë mandat ta mbrojmë Kosovën, sesa nga disa ‘ekspertë të jashtëm’ që kurrë nuk kanë besuar në projektin e Kosovës së pavarur, sovrane e të lirë.

Fatkeqësisht ky propozim i imi atëherë ishte goditur në mënyrën më të ulët, me lloj lloj shpifjesh deri tek shpifjet për tradhti kombëtare. E ku jemi sot?

Jemi pikërisht në momentin ku po kërkohet e njëjta, pra që draftin ta hartojmë ne. Por, sic dihet, vendimet e duhura duhet të merren edhe në momentin e duhur. Njësoj po ndodhë edhe këto ditë, me lloj lloj shpifjesh të ulëta se kinse Presidentja po kërkon ‘nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes’. Kjo është gënjeshtër.

Ajo çfarë kam thënë është që 1/ zbatimi I marrëveshjes ka kuptim vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe 2. Si alternative, si presidente e vendit besoj se nëse shihet përfundimisht se Serbia nuk do të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes (gjë që unë besoj se nuk do ta bëjë, edhe nëse e nënshkruan), atëherë ne do të duhej të diskutonim me aleatët tanë, zbatimin e pjesës sonë vetëm në shkëmbim të garancive ndërkombëtare që përfshijnë anëtarësimin në NATO e organizata ndërkombëtare, garancitë e sigurisë nëpërmjet BSA si dhe kampanjë të re të njohjeve. Thënë troq, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi I Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, tha Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Foto: Mirset Ajeti dhe Bekim Hoxha
HULUMTIME

Skandal: NTP “Nushi” shiti qindra kafshë të destinuara për therje, AUV përmes Komisionit për 3 javë ia riktheu licencën e pezulluar të importit (Dokument)

08/05/2025 - 17:47
Gervalla keqtrajton Prindon Sadriun – E largon nga Departamenti i NATO’s, “shutohet” në një departament tjetër
Kryesore

Gervalla keqtrajton Prindon Sadriun – E largon nga Departamenti i NATO’s, “shutohet” në një departament tjetër

08/05/2025 - 17:32
Nasim Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Gjykatës së Hagës, lajmërohet nga atje
Kryesore

Nasim Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Gjykatës së Hagës, lajmërohet nga atje

08/05/2025 - 17:11
Publikohen mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale
Kryesore

Publikohen mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

08/05/2025 - 16:52
Gërvalla në televizionin polak e godet Vuçiqin për vizitën në Moskë: Është një përfaqësues i vërtetë i Rusisë
Lajme

Gërvalla në televizionin polak e godet Vuçiqin për vizitën në Moskë: Është një përfaqësues i vërtetë i Rusisë

08/05/2025 - 15:57
Guri: Dehari po keqpërdor Kuvendin – lexon skenarin e Kurtit
Lajme

Guri: Dehari po keqpërdor Kuvendin – lexon skenarin e Kurtit

08/05/2025 - 15:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • LAJMI I FUNDIT: Gruaja K.A. gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Zbardhet skema e mashtrimit të punëtorëve në Suedi nga ish ministri Arban Abrashi

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Prej automekanikut erdhi me e marrë djalin me e çu në stacion – po e përcillnin”, Detaje si ndodhi aten’tati ndaj Tahir Zemajt

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • AUV me VENDIM i pezulloi lejen e importit “Melii Farm” Sh.P.K., u zbulua se nuk i raportoi 2965 kafshë të futura në Kosovë (Dokument)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë