Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës

12/09/2024 - 23:32
në Kryesore, Lajme
A A
Incidenti me presidenten Osmani në aeroport, del raporti zyrtar në Maqedoninë e Veriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për Edicionin Special në Klan Kosova ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar.

Osmani tha se Vuçiqi mund të shpallë çfarë të dojë, por tha se realiteti i përhershëm është se Kosova është dhe do të mbetet përherë shtet i pavarur, sovran, demokratik e që do fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet në rajon.

“Shpresoj që këto fjalë të Vuçiqit, që tregojnë mendësinë e tij të vërtetë, që është trashëgimi e Millosheviqit, po dëgjohen nga bota mbarë, në veçanti nga disa që po shpresojnë se ai derisa e mban lëkurën e qengjit, nuk është ujku përbrenda”.

“Në fakt, është i njëjti njëri, që ka qenë ministër i Propagandës së Millosheviqit, që ka menduar vetëm si t’i sulmojë e t’i shkatërrojë të tjerët. Kjo është logjika e vetme që mbizotëron në politikën e Serbisë për momentin dhe shpresoj që sa më parë që ta shohim dhe ta pranojmë këtë realitet, edhe shumë nga miqtë tanë në Evropë, aq më parë dhe aq më shumë do të kontribuojnë për paqen afatgjate në rajonin tonë”, tha Osmani në Edicionin Special, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani e paralajmëroi presidentin serb se çka do që mund të synojë, do të përballet me vendosmërinë e institucioneve të Kosovës.

“Fytyra e vërtetë e Vuçiqit është ajo që i kërcënon shtetet fqinje me okupim. Nuk ka Vuçiq tjetër, nuk ka Vuçiq pro-paqe, por ka Vuçiq që shkakton destabilitet, që do ta kthej rajonin prapa, por assesi nuk do ta lejojmë”.

“Çka do që mund të synojë, do të përballet me vendosmërinë e institucioneve të Kosovës sepse nuk ka kthim mbrapa, nuk lejojmë kthim prapa”, tha ajo në Edicionin Special.

JU REKOMANDOJMË

Gazetari Kelmendi nga Haga: Ky popull di të reagojë si duhet, kur duhet
Lajme

Gazetari Kelmendi nga Haga: Ky popull di të reagojë si duhet, kur duhet

14/09/2025 - 11:01
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
Lajme

Dy vëllezërit nga Vushtrria të dyshuar për tentim vrasjen e mbrëmshme, akoma në arrati (Emrat)

14/09/2025 - 10:43
Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi
Lajme

Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi

14/09/2025 - 10:41
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Kryesore

“Pos Skënderajt dhe Istogut, tjerat në balotazh – Prishtina ndikohet nga deklaratat evropiane e amerikane”, kush ku fiton sipas Haxhiut

14/09/2025 - 10:05
I ra lisi duke prerë dru, vdes një person në Ferizaj
Lajme

I ra lisi duke prerë dru, vdes një person në Ferizaj

14/09/2025 - 09:52
E bija e Fadil Fazliut martohet, ai e uron nga Haga
Lajme

E bija e Fadil Fazliut martohet, ai e uron nga Haga

14/09/2025 - 09:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Goditja që i dha dje Amerika-Kosovës, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Faton Peci me Kurtin e hap fushatën në Mitrovicë, i jep një xhiro këmbë sheshit – por pak pjesëmarrës në tubim

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Pos Skënderajt dhe Istogut, tjerat në balotazh – Prishtina ndikohet nga deklaratat evropiane e amerikane”, kush ku fiton sipas Haxhiut

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pezullimi i Dialogut Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë