Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani pret delegacionin e kongresit në krye me senatorin Jack Reed

08/08/2023 - 17:05
në Pa kategori
A A
Osmani pret delegacionin e kongresit në krye me senatorin Jack Reed
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të kongresit të kryesuar nga Senatori Jack Reed. Në këtë takim mediet janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Jack Reed, i cili është kryetari i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke zhvilluar vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, ai në Kosovë dhe rajon gjendet për të parë nga afër zhvillimet e sigurisë dhe politikës dhe ndikimin e tyre në sigurinë kombëtare të Amerikës.

Senatori do të takohet me diplomatë dhe përfaqësues ushtarakë amerikanë, si dhe do të zhvillojë bisedime me liderë të huaj të rangut të lartë për të diskutuar marrëdhëniet ShBA-Kosovë, situatën e sigurisë dhe marrëdhëniet dypalëshe të Amerikës me partnerët e tjerë në rajon.

Reed planifikon të takohet me ushtarët e Rhode Island në terren për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në mbështetje të misionit paqeruajtës ndërkombëtar të NATO-s, KFOR. Ky do të jetë udhëtimi i tretë i senatorit Reed në Kosovë.

Pos Kosovës, Reed do të jetë edhe në vende të tjera të rajonit. Ai do të ndalojë gjithashtu në Komandën Evropiane të SHBA-së dhe në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë për t’u takuar me udhëheqësit ushtarakë dhe për të diskutuar luftën e Rusisë në Ukrainë dhe përpjekjet ndërkombëtare për të pajisur dhe trajnuar njësitë ushtarake të guximshme ukrainase ndërsa luftojnë për të mbrojtur sovranitetin e tyre.

Ai do të shqyrtojë gjithashtu programet e bashkëpunimit të sigurisë së SHBA-së me partnerët dhe aleatët në të gjithë Evropën dhe përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për t’iu përgjigjur ndryshimeve drastike në peizazhin e sigurisë evropiane.

Në çdo ndalesë të udhëtimit, senatori Reed planifikon të bëjë të qartë mbështetjen e Amerikës për demokracinë, diplomacinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe përpjekjet kundër korrupsionit./EO/

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
Pa kategori

Behrami i reagon Kurtit: Ne i sollëm 118 njohje, ti nuk ke asnjë meritë në katër njohjet e fundit

23/12/2025 - 14:40
Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program
Pa kategori

Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program

23/12/2025 - 13:41
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
Kryesore

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

23/12/2025 - 13:15
Rrezarta Krasniqi: Energji pozitive dhe mobilizim i lartë i LDK-së në Pestovë për 28 dhjetorin
Lajme

Rrezarta Krasniqi: Energji pozitive dhe mobilizim i lartë i LDK-së në Pestovë për 28 dhjetorin

21/12/2025 - 19:27
Dj i famshëm në shoqërinë e Faton Shoshit
Pa kategori

Dj i famshëm në shoqërinë e Faton Shoshit

21/12/2025 - 17:12
Bedri Hamza nga Ferizaj: Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat
Pa kategori

Bedri Hamza nga Ferizaj: Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat

19/12/2025 - 19:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

    Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë