Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga banketi shtetëror që u organizua nga Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës së saj.
Osmani ka thënë se gjatë kësaj vizite është takuar me Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah, si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, me të cilët ka diskutuar rreth mundësive të shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.
“Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë dhe të respektit të ndërsjellë në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe shteteve”, ka shkruar Osmani.