Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Serbia bëri presion të tërhiqen përfaqësuesit e zgjedhur, vërtetoi se është burim i destabilizimit të Kosovës

05/11/2022 - 18:59
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Osmani: Serbia bëri presion të tërhiqen përfaqësuesit e zgjedhur, vërtetoi se është burim i destabilizimit të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Osmani tha se largimi i serbëve, qoftë edhe përkohësisht nga pozitat e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, kanë për synim destabilizimin e veriut të vendit.

Ajo tha se ky veprim është akt kundër demokracisë, sundimit të rendit e ligjit

“Një veprim i tillë është bërë me presionin e pushtetit në Beograd. Qasja e tillë po u shkakton probleme serioze qytetarëve serb në veri, të cilët po ndihen të rrezikuar nga veprimi i strukturave ilegale, të cilat synojnë destabilizimin”.

Tutje, Osmani ka siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës se institucionet do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë publike në çdo cep të territorit të saj në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar.

“Veprimi i sotëm i Serbisë, paraqet tërheqje të saj të njëanshme nga marrëveshjet e Brukselit për shuarjen e strukturave ilegale të saj në Kosovë. Ky veprim i nxitur nga Serbia, vërteton edhe njëherë atë që e kemi thënë shumë herë, se Serbia është burim i destabilizimit të Kosovës dhe rajonit për shkak të synimeve të saj territoriale dhe hegjemoniste. Megjithatë, Serbia nuk do të arrijë ta ndryshojë karakterin multietnik të institucioneve dhe ta cenojë paqen e sigurinë në Republikën e Kosovës”.

Presidentja Osmani tha se komunikimi dhe bashkëpunimi me serbët e Kosovës do të vazhdojë dhe institucionet e Kosovës do të përkujdesen që secili qytetar i Kosovës në secilën pjesë të territorit të saj të marrë shërbimet e nevojshme nga institucionet pa ndonjë ndërprerje.

Ajo u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të mos bien pre e propagandës nga Serbia për interesat e saj destablizuese ndaj Kosovës dhe rajonit.

“Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet, si dhe mbetet e pozicionuar qartë në rrugën e saj euroatlantike. Veprimet e institucioneve për barazi të të gjithëve para ligjit janë në përputhje me standardet më të larta dhe vlerat evropiane. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe në NATO dhe askush nuk do të mund ta ndalojë këtë rrugë.

Por, është Beogradi ai i cili po tenton destabilizimin dhe i cili mbanë raporte të ngushta me Rusinë dhe është vegël e saj në këtë pjesë të Ballkanit”.

JU REKOMANDOJMË

Endrit Thaçi ndan foto me babain e tij: Me krenari ju presim. Kosova ju pret

Endrit Thaçi publikon një fragment nga momenti kur babai i tij shpalli pavarësinë e Kosovës
21/06/2026 - 14:08

Dita ditës po afrohet momenti i shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë....

Më shumëDetails

55-vjeçarja gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj

55-vjeçarja gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj
21/06/2026 - 14:06

Një grua 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq. Sipas policisë, shtetasja L.D dyshohet se kishte disa ditë që kishte...

Më shumëDetails

Pse reduktimi i KFOR-it shkon përtej çështjes ushtarake?

Pse reduktimi i KFOR-it shkon përtej çështjes ushtarake?
21/06/2026 - 13:25

Reduktimi i paralajmëruar i trupave të KFOR-it në Kosovë është prezantuar si pasqyrim i një situate më të qëndrueshme të sigurisë në terren. Por, përtej këtij interpretimi zyrtar,...

Më shumëDetails

Bisedimet SHBA-Iran në Zvicër – çka dihet deri tani?

Bisedimet SHBA-Iran në Zvicër – çka dihet deri tani?
21/06/2026 - 13:09

Delegacione nga SHBA-të, Irani dhe Pakistani kanë mbërritur në Zvicër dhe bisedimet pritet të fillojnë më vonë sot. Kur dhe ku fillojnë bisedimet? Negociatorët amerikanë dhe iranianë do...

Më shumëDetails

Labinot Tahiri: Duhet të ngrihemi në prostestë për ruajtjen e miqësisë me Amerikën

Labinot Tahiri: Ka ardhë koha për një parti të re
21/06/2026 - 12:50

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi ka publikuar ka ngritur shqetësime lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimet që, sipas tij,...

Më shumëDetails

Ngjarje e rëndë në Durrës, humb jetën në det një 11-vjeçar

Ngjarje e rëndë në Durrës, humb jetën në det një 11-vjeçar
21/06/2026 - 12:39

Paraditen e kësaj të diele, një 11-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në Durrës teksa po lahej në det. Menjëherë pas ngjarjes, janë njoftuar shërbimet përkatëse, ndërsa grupi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Digjet resorti i famshëm, evakuohen 1700 pushues

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Befasi e frikshme pas mesnate në Bardhosh: Ia theu derën, hyri në dhomën e gruas dhe e puthi me zor, arratiset para Policisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë