Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani thotë se nuk e di deri ku kanë arritur negociata për formimin e Qeverisë, Kurti dje tha se s’i ka nisur hiç

15/10/2025 - 12:17
në Lajme
A A
Osmani thotë se nuk e di deri ku kanë arritur negociata për formimin e Qeverisë, Kurti dje tha se s’i ka nisur hiç
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar, presidentja Vjosa Osmani mandatoi të nominuarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e shkurtit, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re.

Osmani sot u pyet se a pret qeveri të re shpejt pas zvarritjes me muaj të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Duke e potencuar rolin e saj si presidente, Osmani tha se nuk e di “ku kanë arritur” negociatat potenciale në mes të partive politike për formimin e qevrisë së re.

“Nga data që është nominuar janë 15 ditë dhe natyrisht që afatet rrjedhin, mirëpo negociatat për koalicione bëhen vetëm në mes partive apo në rastin konkret mund të bëhen edhe me deputetë, por janë diskutime mes partive politike që si presidente nuk do të duhej të ndërhyja. Rrjedhimisht unë nuk mund ta di se deri ku kanë arritur ato negociata potencialisht, por janë çështje që besoj se më shumë informata mund t’iu japin partitë politike të involvuara”, tha ajo sot para gazetarëve.

Sidoqoftë, Kurti vetë dje e konfirmoi se as që i ka nisur ato meqë po ka “shumë punë” me zgjedhjet lokale.

“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë”, tha Kurti dje.

Afatin e fundit për prezantimin e qeverisë së re në Kuvend, Kurti e ka më 26 tetor./Express/

JU REKOMANDOJMË

Kurti numëron mbrapsht ditët e afatit që po i harxhohet për qeverinë e re, do zgjedhje nëse s’udhëheq vetë, por procedura është ndryshe
Kryesore

Kurti numëron mbrapsht ditët e afatit që po i harxhohet për qeverinë e re, do zgjedhje nëse s’udhëheq vetë, por procedura është ndryshe

15/10/2025 - 15:08
Von der Leyen e kryen vizitën në Kosovë pa konferencë për media, niset drejt Shkupit
Lajme

Von der Leyen e kryen vizitën në Kosovë pa konferencë për media, niset drejt Shkupit

15/10/2025 - 15:07
Kaq vota morrën 4 kryetarët e komunave në veriun e vendit në zgjedhjet e 12 tetorit
Kryesore

Kaq vota morrën 4 kryetarët e komunave në veriun e vendit në zgjedhjet e 12 tetorit

15/10/2025 - 15:01
Osmani pas takimit me Von der Leyen: Kosova është gati të ecë përpara drejt BE-së
Lajme

Osmani pas takimit me Von der Leyen: Kosova është gati të ecë përpara drejt BE-së

15/10/2025 - 14:55
Sa vota i mori Natyra Kuçi në fshatin e Ramush Haradinajt, Gllogjan?
Kryesore

Sa vota i mori Natyra Kuçi në fshatin e Ramush Haradinajt, Gllogjan?

15/10/2025 - 14:49
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2025
Lajme

14 kushërinj të familjes Peci garuan me VV, vetëm 3 morën më shumë se 10 vota

15/10/2025 - 14:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    419 Shpërndaje
    Shpërndaje 168 Tweet 105
  • Përfundon numërimi i votave për asamble në Pejë, ky është rezultati

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Gazetari nga Mitrovica: Tren bullgar në Shipol, në disa klasë tepron nga një fletëvotim

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Policia fillon grumbullimin e provave për vjedhje të votave në Mitrovicë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Kush fitoi në Batllavë, në fshatin e lindjes së Ekrem Hysenit të LDK-së

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë