Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani udhëton drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, merr pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

03/02/2026 - 12:08
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani udhëton drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, merr pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes.

Në komunikatën e presidencës, thuhet edhe se, Osmani në këtë Samit është ftuar nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe se në Samit do të marrin pjesë edhe shumë liderë nga bota.

”Samiti Botëror i Qeverisjes shërben si një platformë globale që bashkon liderë, organizata ndërkombëtare e kompani për të diskutuar të ardhmen e qeverisjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të promovuar vizionin e Kosovës për zhvillim dhe inovacion.

Presidentja Osmani në këtë Samit është ftuar nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Në Samit do të marrin pjesë edhe shumë liderë nga mbarë bota, me të cilët Presidentja do të ketë takime bilaterale për të diskutuar mundësi bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta strategjike.

Gjatë vizitës, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në sesione kyçe të Samitit, ku do të mbajë ndër fjalimet kryesore. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në sesione të ndryshme të forumit dhe tryeza tematike.

Samiti Botëror i Qeverisjes shërben si një platformë globale që bashkon liderë, organizata ndërkombëtare e kompani për të diskutuar të ardhmen e qeverisjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë
Kryesore

​26-vjetori i masakrës së 3–4 shkurtit në Mitrovicë, Osmani: Drejtësia mbetet kërkesë e pandalshme

03/02/2026 - 13:08
Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit dhe gjithë deputetëve tjerë
Lajme

Vizita e Prokurorisë në Uashington, Tahiri: Është përkrahje e rëndësishme për këtë shtyllë të pushtetit

03/02/2026 - 12:54
Rinumërimi nxjerr “devijime” në Podujevë? Me 10% të votave të rinumëruara, Ejup Maqedoncit i hiqen afër 300 vota
Kryesore

Dhjetëra “manipulues të votave” po intervistohen në Viti

03/02/2026 - 12:46
Dënohet “sheh-imami” nga Kosova – luante rolin e një sipërmarrësi të patundshmërive, duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran
Lajme

Dënohet “sheh-imami” nga Kosova – luante rolin e një sipërmarrësi të patundshmërive, duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran

03/02/2026 - 11:57
Nura udhëton drejt Washingtonit: Me ftesë zyrtare të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për pjesëmarrje në National Prayer Breakfast
Lajme

Nura udhëton drejt Washingtonit: Me ftesë zyrtare të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për pjesëmarrje në National Prayer Breakfast

03/02/2026 - 11:45
Lajçak në dosjet e Epstein, nisin pyetjet për të  – “a ishte nën ndikimin e dikujt jashtë BE”, – çfarë thonë zyrtarët në Bruksel
Lajme

Lajçak në dosjet e Epstein, nisin pyetjet për të – “a ishte nën ndikimin e dikujt jashtë BE”, – çfarë thonë zyrtarët në Bruksel

03/02/2026 - 11:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit

    LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • ​Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lirimi i të dyshuarve për manipulim të votave në Mitrovicë – kush janë ata?

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lirohen 10 kryesues të Qendrës Komunale të Numërimit në Mitrovicë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Geci: Kuvendi i ardhshëm i LDK-së t’ia heqë Isa Mustafës titullin kryetar nderi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë