Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.Ajo ka uruar për paqe, begati dhe harmoni.
“Me rastin e Fitër Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat tuaja. Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi. Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje. Le të shërbejë kjo ditë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë. Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara!”
Tragjedi në Gjakovë, vd’es një grua pasi ra në ujë nga Ura e Mogolicës
Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Gjakovë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi që e njëjta, kishte rënë në ujë nga Ura e Mogolicës. Kështu...
Më shumëDetails











