Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani uron qytetarët: Të hyjmë në vitin 2025 me shpresë, vendosmëri dhe përkushtim

31/12/2024 - 16:41
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani uron qytetarët: Të hyjmë në vitin 2025 me shpresë, vendosmëri dhe përkushtim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për vitin e ri 2025.

Në urimin e presidentes, ajo ka potencuar se viti 2024 nuk ka qenë gjithnjë i lehtë dhe se ka pasur sfida ekonomike e deri të ato të sigurisë.

“Akrepat po lëvizin me shpejtësi drejt mesnatës, e teksa jemi në prag të një viti të ri, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për shëndet, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja. Ditë si kjo, janë ditë të veçanta. Na bëjnë të shikojmë prapa në udhëtimin e vitit që po e lëmë pas, duke shpresuar fort që kemi bërë më të mirën dhe duke uruar që në vitin që pason të veprojmë e të punojmë gjithnjë e më mirë. Në të vërtetë, viti 2024 nuk ka qenë gjithnjë i lehtë – na kanë përcjellur sfidat nga ato ekonomike e deri te ato të sigurisë”, thuhet në urimin e presidentes.

Urimi i Presidentes Osmani për Vitin e Ri 2025

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të dashur mërgimtarë,

Të nderuar miq ndërkombëtarë të vendit tonë,

Akrepat po lëvizin me shpejtësi drejt mesnatës, e teksa jemi në prag të një viti të ri, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për shëndet, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja.
Ditë si kjo, janë ditë të veçanta. Na bëjnë të shikojmë prapa në udhëtimin e vitit që po e lëmë pas, duke shpresuar fort që kemi bërë më të mirën dhe duke uruar që në vitin që pason të veprojmë e të punojmë gjithnjë e më mirë.

Në të vërtetë, viti 2024 nuk ka qenë gjithnjë i lehtë – na kanë përcjellur sfidat nga ato ekonomike e deri te ato të sigurisë.

Por, ne kemi qëndruar të vendosur, krah për krah, duke i kapërcyer pengesat me vendosmëri të palëkundur. Këto sfida na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për të ruajtur shtetin, sovranitetin e shtetit tonë dhe paqen tonë për brezat e ardhshëm.

E pavarësisht situatave jo të lehta, ne dëshmuam edhe njëherë qëndrueshmërinë tonë dhe përkushtimin tonë për të trasuar rrugë të reja e për të eliminuar pengesat në rrugëtimin tonë kolektiv.

Këtë e dëshmuam më së miri edhe kur filmat tanë arritën në festivalin e filmit të Kanës e kur morëm Çmim Special në Bienale të Venecias; kur xhudistet tona fituan edhe dy medalje Olimpike në Lojrat Olimpike të Parisit, kur Kosova fitoi medalje të arta në festivale në Spanjë, e po kështu, kur korrëm suksese të vazhdueshme në fushën e Informacionit e Teknologjisë, e inovacionit e kur bizneset e Kosovës depërtuan në tregjet ndërkombëtare. Këtë vit, fuqizuam sektorin e sigurisë, krijuam miqësi të reja e siguruam pjesëmarrje e përfaqësim për Kosovën në forume, ngjarje e samite më të mëdha e të rëndësishme botërore. Botës i dëshmuam se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm dhe se njerëzit tanë gjithnjë shkëlqejnë kur ju ofrohen mundësi të barabarta.

Kosova, si një shembull i demokracisë më të zhvilluar në rajon, ka dëshmuar se me punë të palodhur dhe angazhim të vazhdueshëm mund të ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe e barabartë për të gjithë.

Ëndrra jonë për një Kosovë edhe më të begatë, edhe me më shumë dinjitet, me mundësi edhe më të mëdha dhe mirëqenie për çdo familje vazhdon.

Rruga jonë mund të jetë e vështirë, por ne e dimë se asnjë ëndërr nuk është e paarritshme kur jemi bashkë, dhe kur na udhëheqë guximi, ambicia e shëndoshë dhe parimësia.

Teksa po hyjmë në vitin 2025, ne do të vazhdojmë të ecim me hapa të sigurt për në familjen euroatlantike, duke siguruar të ardhmen tonë si kontribues për paqen, stabilitetin dhe demokracinë globale.

E derisa vizioni ynë mbetet i palëkundur, mendjen dhe zemrën e kam sot me të gjithë ata që për një arsye ose tjetër po e presin këtë vit të ri pa të dashurit e tyre pranë; me të gjithë ata që po luftojnë fort për jetën; me të gjithë punëtorët në vijën e parë të shërbimit; si dhe me të gjithë heronjtë e heroinat e çdoditshëm të vitit që po e lëmë pas.

Gjersa po përgatitemi të cakrojmë gotat, uroj që viti 2025 të sjellë paqe aty ku po sundon lufta; të sjellë qetësi ku nuk ka rehati; të sjellë shëndet aty ku ka ballafaqim me sëmundje, të sjellë siguri në shtëpitë nën kulmin e të cilave fatkeqësisht gjen strehë akoma dhuna; të sjellë barazi – barazi në mundësi, në përfaqësim; trajtim dhe respekt.

Sonte, ndërsa presim orën 12, le të ecim përpara me përvojën dhe mësimet nga viti që po e lëmë pas. Të hyjmë në vitin 2025 me shpresë, vendosmëri dhe përkushtim.

Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe së bashku, çdo ditë do të vazhdojmë angazhimin për ta bërë atë një vend të mundësive edhe më të mëdha, dinjitetit dhe krenarisë.

Gëzuar Viti i Ri, të dashur qytetarë!

Uroj që viti 2025 të sjellë gëzim, sukses dhe mundësi të pafundme për ju dhe familjet tuaja!

E për fund, por jo me më pak rëndësi, një mesazh për mërgimtarët tanë:

Këto ditë nuk janë mbushur vetëm rrugët, por janë shtuar edhe buzëqeshjet, hareja e lumturia. Për të gjithë mërgimtarët që po kalojnë këtë fundvit në vendlindje, urimet më të ngrohta dhe më të sinqerta. Këto janë momentet më të mira për të ndarë gëzimin e festave me ata që i keni më të shtrenjtë. Kosova mbetet shtëpia juaj e përhershme. Shëndet dhe lumturi, kudo që ndodheni!

Gezuar Viti i Ri 2025!

JU REKOMANDOJMË

Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Lajme

Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”

07/06/2025 - 22:50
Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart
Kryesore

Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart

07/06/2025 - 22:41
Minatorët pa paga, por menaxhmenti  i Trepçës ha dreka luksoze me peshk salmon e birra
Kryesore

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

07/06/2025 - 22:09
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Kryesore

Vlerësimi i monitoruesve: Vendimet e Kurtit si kryeministër në detyrë, shkelje ligji

07/06/2025 - 21:42
Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
Lajme

Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kliaj e refuzojnë vizitën e Avokatit të Popullit të Speciales

07/06/2025 - 21:06
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Aksident fatal në rrugën Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një motoçiklist

07/06/2025 - 20:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1495 Shpërndaje
    Shpërndaje 598 Tweet 374
  • Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

    311 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë