Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK dënon ekspozitën në shesh, thirret protestë të hënën para Kuvendit

29/03/2026 - 18:48
në Lajme
A A
OVL-UÇK dënon ekspozitën në shesh, thirret protestë të hënën para Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur protestë për të hënën për të shprehur indinjatën për ekspozitën e cila paraqiti pasaktësi për masakrat në Kosovë dhe e cila zuri vend në sheshet e Prishtinës.

Protesta është thirrur nga ora 13 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka thënë se ajo ekspozitë ka qenë fyerje për shoqërinë, vendin dhe për të gjithë ata që dhanë jetën.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla ka thënë se askush nuk ka të drejtë të zbehë realitetin e luftës në Kosovë.

“Sot nuk jemi mbledhur këtu për ndonjë çështje të zakonshme. Jemi këtu, sepse në mes të Prishtinës është përdhosur e vërteta e luftës sonë dhe janë relativizuar krimet serbe, me ekspozita të financuara nga buxheti i shtetit, nga paratë tona. Një ekspozitë me plot shtrembërime dhe pretendime tendencioze, në sheshet e Prishtinës këto ditë ka tjetërsuar të vërtetën e shumë viktimave shqiptare, që regjimi serb me brutalitetin e tij ka ushtruar ndaj popullsisë tonë. Evidencat aty nuk janë gabime. Por, janë fyerje. Dhe kjo fyerje bëhet edhe më e rëndë kur paguhet me paratë e qytetarëve tanë. Me taksat tona po financohen projekte që i relativizojnë krimet serbe dhe e tjetërsojnë sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë”, ka thënë ai.

Të shtunën në mëngjes janë larguar nga sheshi kryesor i Prishtinës tabelat me përmbajtje të pasakta për masakrat e ndodhura në Kosovë gjatë luftës, e që ishin pjesë e një ekspozite të financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Veprimi është ndërmarrë një ditë pasi Komuna e Prishtinës ka pezulluar lejen për ekspozitën, si pasojë e reagimeve të shumta publike lidhur me pasaktësitë e identifikuara në përmbajtje.

Pas kësaj, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës që funksionon në kuadër të Prokurorisë Speciale, ka njoftuar se ekspozita do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale.

Pas reagimeve të shumta dhe kritikave për pasaktësi në pasqyrimin e masakrave në Kosovë nga lufta e fundit, organizatat që ishin përgjegjëse për ekspozitën e cila u shfaq në sheshet e Prishtinës, Admovere dhe Integra, kanë kërkuar falje.

Përmes një postimi në Facebook kanë shkruar se qëllimi i vetëm i ekspozitës ishte nderimi i viktimave civile të luftës dhe kontribuimi në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Protesta për shkak të ekspozitës së Shkëlzen Gashit – këto janë pankartat që OVL do t’i përdorë nesër

Prokuroria prezanton listën e veteranëve që pretendon se janë të rrejshëm, mbrojtja e kundërshton
29/03/2026 - 19:42

IOrganizata e Veteranëve të UÇK-së ka thirrur për 30 mars për të kundërshtuar ekspozitën e Shkelze Gashi. Ekspozita u kritikua për shkak të mënyrës siç u përshkrua masakra...

Më shumëDetails

Shembje në Prishtinë që la pa rrymë një pjesë të konsumatorëve, KOSTT del me njoftim

Shembje në Prishtinë që la pa rrymë një pjesë të konsumatorëve, KOSTT del me njoftim
29/03/2026 - 19:28

KOSTT ka njoftuar se si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin...

Më shumëDetails

Sveçla fajëson Ramën: Në Prishtinë shemben rrugët, sepse është shembur sistemi

Sveçla fajëson Ramën: Në Prishtinë shemben rrugët, sepse është shembur sistemi
29/03/2026 - 18:59

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”. Sveçla me anë të një reagimi në...

Më shumëDetails

Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK’së: Të dalim në mbrojtje të sakrificës sonë për liri

Haradinaj mbështet protestën e OVL-UÇK’së: Të dalim në mbrojtje të sakrificës sonë për liri
29/03/2026 - 18:50

Haradinaj fton qytetarët të dalin para Kuvendit për “mbrojtjen e së vërtetës së luftës së UÇK-së”. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje...

Më shumëDetails

Aksident në Mitrovicë, gjashtë të lënduar

Aksident në Mitrovicë, gjashtë të lënduar
29/03/2026 - 18:35

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë, njofton Klankosova.tv. Klani ka mësuar se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Fatmirësisht, lëndimet që ata...

Më shumëDetails

PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së për mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetin e viktimave të luftës

Mlbidhet kryesia e PDK-së, nisin përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
29/03/2026 - 18:17

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, duke e cilësuar atë si një reagim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

    Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Operacioni “Epic Fury”: SHBA-ja godet objektiva strategjike në Iran

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A e dini se me kë do të jetë në grup Kosova në Botërorin 2026, nëse e mposht Turqinë?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sulm në një lokal në veri të Mitrovicës – e mitura mbyllet në tualet dhe shtyhet nga i dyshuari

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Adesa”, kompleksi banesor unik që po e transformon Mitrovicën

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë