Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK gati për protestën masive nesër, flasin Nevenka Tromp e Ali Ahmeti

06/08/2025 - 11:40
në Lajme
A A
OVL-UÇK gati për protestën masive nesër, flasin Nevenka Tromp e Ali Ahmeti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës ka finalizuar përgatitjet për protestën e nesërme.

Gazmend Syla ka bërë të ditur se në protestë pritet të flasin Nevenka Tromp, profesoreshë e studiuese ndërkombëtare, Ali Ahmeti e të tjerë.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet, kemi kërkuar leje nga komuna e Prishtinës, është njoftuar Policia e Kosovës. Është angazhuar edhe ambulanca. Kemi komunikuar me struktura tona, shumë qytetarë, i është dhënë mundësia që me ardh me autobus, kemi komunikuar me parkingun Prishtina që me i prit autobusët. Bina, zërimi të gjitha janë përfunduar. Ka mbetur vetëm nesër me fillu protesta, po iu njoftojmë se folës do të jenë Nevenka Tromp, profesoreshë universitare, organizatori, Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së, një bashkëluftëtar i yni, lideri i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, dhe një djal dëshmori”, tha ai.

Syla la të hapur mundësinë edhe për protesta tjera në të ardhmen.

“Organizata e Veteranëve të Luftës ka pasur fushatë diplomatike, iu kemi shkruar institucioneve ndërkombëtare, shumë figurave me peshë ndërkombëtare, meqenëse pothuajse është konsumuar ajo kohë, tash kemi filluar me këtë protestë, do të vlerësojmë e vendosim se a do të ketë edhe protesta të tjera, sigurisht që do të kemi, do të jemi në mbështetje të bashkëluftëtarëve tonë”, tha ai.

“Kategoritë e dala nga lufta e kanë pranuar me shqetësim pranimin e provave nga Serbia, bëhet fjalë për tri organe që kanë kryer krime e gjenocid mbi popullin tonë, është e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare, Gjykata Speciale, me i pranu ato prova, sepse ata po i legjitimojnë këto institucione, sepse tre krerët e këtyre institucioneve janë dënuar. Është e papranueshme, është motiv shtesë me dalë në protestë dhe protesta të tjera që do të kemi”, theksoi më tutje.

OVL komentoi edhe deklaratat e djeshme të presidentes Osmani.

“Nuk i kemi kërkuar dikujt me dalë, partive a dikujt, kanë shprehur vullnet vet, i falënderojmë të gjithë, edhe partitë, edhe plot njerëz të tjerë që në forma të ndryshme kanë shprehur gatishmërinë. Qëndrimi i Presidencës shumë pak na intereson, Presidentja nuk e ka luajtur asnjëherë rolin e vet as ndaj Gjykatës Speciale as ndaj kategorive të dala nga lufta. Tepër i parëndësishëm çka ka thënë presidentja, për neve është e rëndësishme me marrë pjesë edhe qytetarët, fëmijën me veti, sa më shumë të ketë fëmijë e familjarë, mesazhi do të jetë më i qëndrueshëm”, tha Syla.

JU REKOMANDOJMË

Izraeli miraton planin për “marrjen nën kontroll” të Qytetit të Gazës
Lajme

Izraeli miraton planin për “marrjen nën kontroll” të Qytetit të Gazës

08/08/2025 - 11:45
Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
Lajme

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese

08/08/2025 - 11:28
Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm
Lajme

Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm

08/08/2025 - 11:22
Shërbimi i Hemodializës, për herë të parë në Podujevë, Kurti dhe Bulliqi presin shiritin
Lajme

Shërbimi i Hemodializës, për herë të parë në Podujevë, Kurti dhe Bulliqi presin shiritin

08/08/2025 - 11:04
Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale
Lajme

Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale

08/08/2025 - 11:00
Kurti: Tash kam shumë më shumë punë- unë shkrova edhe letra për takim e bashkëpunim, por s’pati sukses
Lajme

Kurti: Tash kam shumë më shumë punë- unë shkrova edhe letra për takim e bashkëpunim, por s’pati sukses

08/08/2025 - 10:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

    Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dejona Mihali sulmon Hashim Thaçin ditën e protestës: Kërko falje

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Befason Sejdiu: Jam shumë i interesuar që VV-ja me udhëheqë qeverinë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nexhmi Krasniqi para gjykatës: Nuk jemi rob

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Edita Tahiri: Dell dhe Faith ma ofruan postin e Presidentes, por ndërhyri Haradinaj

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë