Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK paralajmëron padi penale ndaj ministrit Murati, kërkon zbatimin e vendimit për pensionet e dyfishta

08/08/2026 - 09:20
në Lajme
A A
OVL-UÇK paralajmëron padi penale ndaj ministrit Murati, kërkon zbatimin e vendimit për pensionet e dyfishta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka paralajmëruar padi penale ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar se nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Supreme për pensionet e dyfishta të veteranëve dhe se po pengon ekzekutimin e mjeteve që, sipas organizatës, u takojnë me ligj.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një intervistë për Ekonomia Online tha se organizata tashmë është duke u përgatitur me avokatë për ngritjen e padisë, ndërsa theksoi se veteranët po përballen me pengesa administrative dhe ekonomike, pavarësisht vendimeve pozitive që kanë marrë.

“Gjykata Supreme e ka kthy në mënyrën më të mirë të mundshme, pozitive, që e ka kthy vendimin që e kemi bë një ankesë edhe e kemi kërku që t’i jepen pensionet e dyfishta (veteranëve), dhe aty janë pranu nga Gjykata Supreme. Kemi shumë ankesa nga veteranët që kanë apliku edhe paratë nuk i ka qit Ministria e Financave. Pengesa është te Ministri i Financave. Ju thotë dikastereve nëpër komuna – qendrave sociale: ‘mos i pranoni dokumentacionet’. Kjo është më e turpshme, që kemi njerëz që edhe dokumentacionin menxi ju ka pranuar kur kanë apliku për pension të dyfishtë, për pensionin e pleqërisë apo pensionin e punës, apo pensionin e veteranit që ka punu e tash ka dalë në pension. Ky ka të drejtë ligjore me pranu kërkesën e veteranit, atëherë çfarë vendimi – negativ apo pozitiv. Kështu që vendimet i lëshojnë pozitiv, po paratë nuk i qesin se s’kanë kthy paratë asnjë deri më sot”, tha Gucati për Ekonomia Online.

Ai tha se OVL-UÇK do t’i drejtohet drejtësisë me padi penale ndaj ministrit në detyrë të Financave.

“Kemi bisedu me disa njerëz ka mundësi që do të bëjmë padi penale. Jemi tu u përgatit edhe me avokatë, edhe me këshilltarin që jemi tu bë përpjekje, që ne do të bëjmë padi penale, për arsye se na takon me bë tash padi penale, që Ministri i Financave nuk i qet mjetet që ju takojnë veteranëve të UÇK-së. Ne kemi veteranë në gjendje të rëndë ekonomike-sociale, kemi veteranë me sëmundje të kancerit – mbi 67 a 80 janë deri më sot siç i kemi informacionet e sakta – dhe të gjithë vuajnë për një injeksion apo për një tabletë me shku me e marrë, apo makinë me shku te mjeku. Kështu që kjo ju takon, e drejta e tyre është e drejtë ligjore, që ligjin e kanë nxjerrë. Gjykata Supreme e ka kthy që na takon pensioni i dyfishtë, edhe ne i bëjmë thirrje edhe një herë Ministrit të Financave, në detyrë Hekuran Murati, që të zbatojë ligjin, asgjë më shumë tjetër, vetëm të zbatojë ligjin të ndahen mjetet. Ministri shumë shpejt do të përballet me padi penale nga organizatat e ndryshme, po edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës që do t’i bëjmë padi penale, për arsye e cila nuk po i aprovon kërkesat e veteranëve apo nuk po e zbaton ligjin”, tha ai.

Gucati tha se numri i ankesave nga veteranët është i madh dhe se shumë prej tyre po detyrohen të ndjekin rrugë gjyqësore për të realizuar të drejtën e tyre.

“Është numri shumë i madh, veç sot mbi 30 vetë i kam pas veteranë në zyre këtu. Që po ankohen te unë që i kanë kthy në negative, diku pozitive po paratë s’kanë dalë. Do të thotë, tash ne duhet t’i drejtohemi secili veç e veç avokatëve. Tash llogarite sa kushton tash mbrojtja me avokat, pë me nxerr atë që i takon. Kështu që kemi shumë, deri më tash kam informacione që janë mbi 2 mijë e sa veteranë që i janë drejtuar”, tha ai.

Sipas tij, pengesa ka edhe në pajisjen e veteranëve me vërtetimet e nevojshme nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës.

“Tani kemi pengesat e vërtetimeve që nuk i lëshon Ministria. Që e ka për obligim Andin Hoti (Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës së UÇK-së). Edhe aty kemi probleme tash, edhe ato na i kanë bllokuar, për arsye për mos me e marr pensionin e dyfishtë. Duke i maltretuar njerëzit. Nga Dragashi, Skenderaj, apo prej Prizrenit apo Ferizajt, nga qytetet e largëta vijnë me marrë vërtetimin, edhe aty një maltretim. Edhe një harxhim që duhet me gjet para prej xhepi me pagu autobusin, me ardh. Do të thotë edhe këtë e kemi tash pengesën e dytë që ne do t’i drejtohemi shumë shpejt Hotit me kërkesë që mos t’i maltretojë veteranët për këtë vërtetim për me e marrë”, tha ai.

Gucati e akuzoi ministrin në detyrë të Financave se nuk po zbaton ligjin, duke theksuar se shumë veteranë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ekonomike.

“Për këtë arsye po them është paftyrësi e madhe e Ministrit Hekuran Murati që mos t’i ndajë mjetet apo mos ta zbatojë ligjin për pagat e dyfishta me i marr. E për këtë arsye po të them është shumë e rëndë, që ne kemi thashë mbi 67 janë me kancer. Sot e pata nja këtu, tre janë prej një shtëpie me kancer. Ku me i qky 204 euro? Çfarë me bë me 204 euro? E nuk mund ia gëzon pensionin e dyfishtë. Këtu është problemi. Edhe unë i bëj apel edhe i bëj thirrje edhe një herë Ministrisë edhe Ministrit në detyrë që mos të jetë pengesë Ministria që mos t’i qet paratë. Pse me i maltretuar veteranët me nga nëpër zyrat e tyre, nëpër dyert deri të gëzon pensionin e dyfishtë”, tha ai.

Me një aktgjykim të marrë në korrik të vitit 2026, Gjykata Supreme e Kosovës ka njohur të drejtën e veteranëve të UÇK-së për të përfituar dy pensione paralel: pensionin e moshës (bazë ose kontributpagues) dhe pensionin e veteranit./EO/

JU REKOMANDOJMË

Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta

Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
08/08/2026 - 00:39

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar pas skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Hamza tha se PDK do të përdorë të gjitha...

Më shumëDetails

23:59 kaloi, Kuvendi mbeti i pakonstituuar – opozita akuzon LVV-në për shkelje kushtetuese

23:59 kaloi, Kuvendi mbeti i pakonstituuar – opozita akuzon LVV-në për shkelje kushtetuese
08/08/2026 - 00:19

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, i cili ka skaduar të premten në mesnatë. Në orët e fundit...

Më shumëDetails

Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

PDK-ja ia voton VV-së kandidatin për kryekuvendar vetëm nëse nuk ka qenë ministër ose ministre, thotë Gruda
07/08/2026 - 23:34

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka paralajmëruar ndryshime në qasjen e kësaj partie karshi veprimeve anti-kushtetutese të Albin Kurtit. I ftuar në emisionin Paradoks me...

Më shumëDetails

Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje miqtë ndërsa me gëzim armiqtë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje miqtë ndërsa me gëzim armiqtë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit
07/08/2026 - 23:05

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pas ftesës për vazhdimin e seancës konstituive nesër, ka thënë se sonte, Kosovën janë duke e parë me dhimbje qytetarët dhe miqtë e...

Më shumëDetails

Zelenskyy arrin në Serbi, do takohet me Vuçiqin

Zelenskyy arrin në Serbi, do takohet me Vuçiqin
07/08/2026 - 22:54

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Serbi, ku pritet që sot dhe nesër të zhvillojë takime liderët shtetëror atje, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Zelenskyy,...

Më shumëDetails

Kryeziu-Hyseni: Opozita po qëndron sonte në Kuvend sepse e di që nuk do të ketë zhvillim

Kryeziu-Hyseni: Opozita po qëndron sonte në Kuvend sepse e di që nuk do të ketë zhvillim
07/08/2026 - 22:46

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës pas mbledhjes së nënshkrimeve për vazhdimin e seancës konstituive sonte e jo nesër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Bie çmimi i naftës në Kosovë, ja sa shitet sot

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Lamtumirë, Lorik” – familja me fjalë prekëse pas aksidentit fatal të kosovarit me motoçikletë në Shqipëri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë