Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pa kontratë dhe me pretendime se u sulmua fizikisht – rrëfimi i punëtorit që akuzon drejtorin për dhunë në kompaninë Kajmak

12/04/2026 - 22:36
në Lajme
A A
Pa kontratë dhe me pretendime se u sulmua fizikisht – rrëfimi i punëtorit që akuzon drejtorin për dhunë në kompaninë Kajmak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punëtorët pa kontrata dhe kushtet në të cilat ata punojnë janë pjesë e hulumtimit të radhës. Arian Dreshaj është denoncuesi i radhës, pretendimet e të cilit do të shfaqen në edicionin e kësaj të diele (12.04.2026) të emisionit KallxoPernime. Dreshaj thotë se ka punuar në kompaninë “Kajmak SHPK”, nga e cila është larguar pa kontratë pune dhe në një situatë problematike, pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga drejtori i kësaj kompanie. Drejtori i mohon këto pretendime, ndërsa rasti po hetohet nga Prokuroria e Prishtinës. Inspektorati i Punës, nga ana tjetër, nuk ka dhënë përgjigje nëse ka inspektuar kompaninë për t’i adresuar këto pretendime.

Arian Dreshaj punën në “Kajmak SHPK” e kishte nisur në fillim të marsit të këtij viti. Por, pa kaluar një muaj, ai u detyrua të largohej pasi pretendon se u sulmua fizikisht nga drejtori i kësaj kompanie, Klitim Qollaku.

Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

“Unë kam vazhdu me punu në kompaninë ‘Algida’, nëndega ‘Kajmak’, domethënë vendndodhja e saj është në Lipjan. Tash më nuk punoj për arsye të incidentit që ka ndodhë. Shefi që më ka rrahë, për arsye të tij që nuk e di as pse. Incidenti ka ndodhë të hënën (30.03.2026) në mëngjes, domethënë jena kanë në pranimin e mallit që i bëhet për shpërndarjen e pikave që i ka specifike me emra” thotë Dreshaj.

“Kam qenë duke e pranu mallin edhe erdhi në mëngjes duke bërtitur. I tha edhe një punëtori tjetër: ‘Çka po më këqyr?’, edhe në momentin që e ka kry me të, u kthye kah unë dhe tha: ‘Ti, a ma ke pru dëshminë që s’je nën hetim?’. Thashë: ‘Dëshmi me ta pru? Në vikend nuk punon kurrkush për me i nxjerrë dy vërtetime që s’jam në hetim, por gjatë javës kam me ta pru’” – shton ai.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 30.03.2026, ndërsa çështja është duke u hetuar nga Prokuroria e Prishtinës. Sipas rrëfimit të Dreshajt, komunikimi me drejtorin Klitim Qollaku u përkeqësua shumë shpejt mëngjesin e një dite pune. Ai thotë se nga një bisedë që lidhej me punën, situata kaloi në akuza personale dhe ofendime të drejtpërdrejta, përfshirë pretendime për të kaluarën e tij dhe familjen.

Zyrtare: AUV pas kontrollit bllokon mishin e bardh “Copacol” në depon e importuesit “KAJMAK” në Prizren

“Tha: ‘Unë e di të kaluarën tënde, në Istog çka ke bo. Edhe ti je kriminel, edhe familja jote është kriminele’. Thashë për atë pjesë nuk ke të drejtë me fol. Domethënë, ai problemin e kishte me mua, nuk e di për çka, as për çfarë arsye, se unë kurrë nuk e kam takuar atë njeri, as nuk kam pasur takim apo diçka fizike me të, asgjë. E shkarkova mallin, e vendosa në tokë dhe fillova numërimin e stokut, domethënë akulloret që i përmbante ai produkt”, rrëfen Dreshaj.

“Erdhi menaxheri, po e numëronim [mallin] dhe doli stoku 1.000€, që domethënë për kompaninë ishte 1.000€ plus, pra fitim për ta. Edhe më tha: ‘Pse 1.000€?’. Thashë: ‘Kur e kam pranu kombin, e kam pasur stokun e një ish-punëtori që ka punuar aty më herët. Domethënë më ka ngarkuar edhe një stok tjetër, që më del plus mua dhe e harroj atë pjesë’” – deklaron 26-vjeçari.

Konflikti për faturat nuk u ndalën me kaq. Në deklaratën e tij të dhënë në Polici, Arian Dreshaj pretendon se është sulmuar fizikisht. Sipas tij, në momentin kur po ngjitej drejt zyrës, u godit papritur nga Klitim Qollaku.

Në Shqipëri zbulohen tonelata të kontaminuara, por mishi “Copacol” gjendet në Interex dhe Viva Fresh Store – AUV me veprime gjysmake (Video)

“Tha: ‘Hajde deri në zyrë lart’. Unë mendova që po don me më barazu, a je t’u kuptu? Me u kry për gjithçka përfundimisht. Thashë edhe nëse më barazon dhe i ndalim këtu, kurrgjë-kërkujt, bile vazhdoj tjetërkund, krejt në rregull. Edhe duke u ngjitur përpjetë shkallëve, ai më la me u ngjit dhe më ka godit me një shkop. Nuk e di as nga e ka marrë, as nga e ka pasur. Aq shpejt më ka goditur sa më ka hedhur edhe në shkallë, që janë me pllaka mermeri. Jam rrëzuar me pjesën e syrit të djathtë, më ka humbur vetëdija dhe ka filluar me më goditur. Në momentin që më ka goditur, ka filluar me shkelma, me grushte. I kam edhe shenjat në telefon dhe raportet e mjekut, flasin vetë dëshmitë. Edhe ka filluar prapë me më ofendu” – rrëfen Dreshaj.

Në hapësirat e kompanisë kishte intervenuar edhe Policia e Kosovës. Sipas raportit të ngjarjes, dy persona, përfshirë Dreshajn dhe Qollakun, ishin shoqëruar në Stacionin e Policisë në Graçanicë për të sqaruar situatën.

“Unë nuk kam dashur me dhënë deklaratë pa ardhë trajtimi mjekësor ose pa më dërguar në trajtim mjekësor, në QKUK ose në ambulantën më të afërt. Tha: ‘Jo, i thërrasim ne mjekët’. Kanë ardhur mjekë serbë dhe më kanë bërë një kontroll të duarve, i kanë zgjatur duart, i kanë lëvizur, më kanë bërë ‘polako, polako’, por asgjë nuk u bë. Kam vazhduar intervistën, më është përkeqësuar gjendja përsëri. Ai vazhdonte nga zyra: ‘Sa të përfundojmë me policinë, kemi punë me ty’. Kam dalë prej policisë dhe u kam thënë zyrtarëve se duhet të më dërgojnë te vetura ime për ta marrë dhe për t’u larguar, sepse nuk guxoj të rri, jam i kërcënuar. Gjatë deklaratës që ia dhashë një polici shqiptar, të cilin e falënderoj shumë që më ka ndihmuar, më ka thënë se nuk është vepra e vetme që e ka bërë me punëtorë, domethënë vazhdimisht e ka bërë këtë” – tha 26-vjeçari nga Istogu.

Për të sqaruar pretendimin se në Graçanicë nuk u trajtua rasti si duhet, KALLXO.com ka tentuar të flasë me komandantin e stacionit të policisë në Graçanicë. Megjithatë, komandanti Bratislav Trajkoviq udhëzoi që pyetjet të adresohen me shkrim.“Dërgoni email zyrtarisht te rajoni i Prishtinës dhe merrni informatat” – tha Trajkoviq përmes telefonit.Për pretendimet e 26-vjeçarit, KALLXO.com ka dërguar pyetje në Drejtorinë e Policisë për Rajonin e Prishtinës, por deri në publikimin e hulumtimit ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.Pasi kishte përfunduar deklaratën në Stacionin e Policisë në Graçanicë, Arian Dreshaj thotë se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke kërkuar më pas trajtim në QKUK, ku thotë se iu konstatuan lëndime trupore.Përveç pretendimeve për dhunë, rasti hap edhe një çështje tjetër – atë të marrëdhënies së punës. Dreshaj thotë se kishte punuar për disa javë pa kontratë pune dhe pa kontribute, ndonëse kishte kërkuar që kjo të rregullohej. Ai pretendon se kontrata i ishte premtuar vazhdimisht, por nuk ishte realizuar asnjëherë.“Jo, s’kam pasur kontratë pune. As nuk ka vazhduar me ma bërë kontratën. Kam tentuar me fol për kontributin pensional, se ku kam punuar më herët gjithmonë kam pasur letra pune. Kam punuar në gastronomi dhe gjithmonë i kam pasur këto gjëra në rregull. Por ky zotëria më thoshte: ‘Hajt sot, hajt nesër’, jo kam problem me Doganën, jo më kanë ngec mallrat e akulloreve, dhe gjithmonë shmangej” – tha Dreshaj.Në anën tjetër, drejtori i kompanisë “Kajmak SHPK”, Klitim Qollaku, i mohon kategorikisht këto pretendime. Në një bisedë telefonike, ai deklaron se nuk ka pasur sulm fizik dhe se problemi lidhet me parregullsi në punë nga ana e punëtorit. Ai madje pretendon se situata është e kundërta nga ajo që paraqitet.“Jo, nuk është e vërtetë. Personit së pari i shikohet e kaluara kriminale, e para; e dyta, ka parregullsi në stoqe. Faktikisht, ne jemi një kompani shumë serioze, kështu që ai është larguar, siç duket. Pasi t’i përfundojmë të gjitha analizat tona financiare dhe materiale, i cili ka qenë i njëjti i ngarkuar, është herët për me thënë, por nuk është sulmuar” – tha Qollaku.Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se, pas intervistimit të palëve, rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se më datë 30 mars 2026, rreth orës 11:30, janë shoqëruar në stacionin policor palët K.Q. dhe A.D., pasi që të njëjtit dyshohen për një konflikt fizik ndërmjet tyre, si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me punën. Pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar ka iniciuar rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’ sipas nenit 185 të KPRK-së. Prokurori i shtetit, së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast” – tha Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ndërkohë, Inspektorati i Punës nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara. 26-vjeçari, i cili pretendon se u sulmua fizikisht në vendin e punës, ka edhe një porosi:“Shpresoj që ligji ka me vepru drejt. Edhe ju kisha bërë lutje të gjithë punëtorëve: pa letra mos punoni. Në momentin që e shihni që po ju shmanget kontratës, mos rrini asnjë minutë. Gjithmonë shkon deri te më e keqja” – përfundon rrëfimin e tij Arian Dreshaj.

Dy versione të kundërta për të njëjtin incident — njëri për dhunë fizike në vendin e punës, tjetri për mosmarrëveshje profesionale.

Ajo që mbetet për t’u sqaruar është se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe në çfarë rrethanash. Përgjigjet pritet t’i japin hetimet.

Tags: Kajmak

JU REKOMANDOJMË

Pas një sëmundje të rëndë, vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Pas një sëmundje të rëndë, vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës
12/04/2026 - 22:52

Zyrtari policor, Skender Dovrani nga Drenasi është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Dvorani u kujtua nga kolegët si njeri i përkushtuar dhe me profesionalizëm të...

Më shumëDetails

Rënia e Orban pas 16 vitesh në pushtet, çfarë do të thotë ky rezultat për Hungarinë dhe botën?

Rënia e Orban pas 16 vitesh në pushtet, çfarë do të thotë ky rezultat për Hungarinë dhe botën?
12/04/2026 - 22:19

Një fund i periudhës së Orbanit në qeveri pas 16 vitesh në pushtet mund të ketë implikime të rëndësishme jo vetëm për Hungarinë, por edhe për Bashkimin Evropian,...

Më shumëDetails

Skandal: Produkte ushqimore për fëmijë pa afat në supermarketin BAMEX në Mitrovicë (Foto)

Skandal: Produkte ushqimore për fëmijë pa afat në supermarketin BAMEX në Mitrovicë (Foto)
12/04/2026 - 22:01

Shitja e produkteve pa afat nga marketet në Kosovë është kthyer në problem serioz, ku konsumatorët vazhdimisht raportojnë raste të tilla. Një lexues i Veriu.info ka dërguar foto,...

Më shumëDetails

Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorëzimi në Hagë muajin tjetër

Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorëzimi në Hagë muajin tjetër
12/04/2026 - 21:14

Nevojiten veç të dhënat personale që nënshkrimi të pranohet. Përmes kësaj platforme online tash e një muaj qytetarët mund ta nënshkruajnë peticionin kombëtar në mbështetje të krerëve të...

Më shumëDetails

“Mësuesi që u bë vrasës”- Visar Duriqi promovon të enjten librin për Nazim Bllacën

“Mësuesi që u bë vrasës”- Visar Duriqi promovon të enjten librin për Nazim Bllacën
12/04/2026 - 21:03

“Po sikur mësuesi yt të ishte vrasës?”. Këtë pyetje ia shtron lexuesve gazetari Visar Duriqi, me librin që pritet ta promovojë më 16 prill. I titulluar “Mësuesi që...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami: Qeveria të paguajë 12 muaj shërbimet shëndetësore derisa të funksionalizohet sistemi i sigurimit

Bajrami: 26 milionë euro për blerje votash – Prokuroria të veprojë ndaj uzurpatorëve të pushtetit
12/04/2026 - 20:50

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin e saj për sistemin e sigurimeve shëndetësore, duke theksuar se pagesa prej 3.5% + 3.5% do të nisë menjëherë, por...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Policia konfirmon për Veriu.info, vdekjen e 48 vjeçarit që ra nga lartësia në Mitrovicë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • MINT-i publikon çmimet maksimale të derivateve, bie pak çmimi i naftës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë