Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në Shqipëri zbulohen tonelata të kontaminuara, por mishi “Copacol” gjendet në Interex dhe Viva Fresh Store – AUV me veprime gjysmake (Video)

03/04/2025 - 20:36
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) i Shqipërisë para disa ditësh kishte konfirmuar se një ngarkesë me fileto pule të ngrirë nga Brazili, e importuar përmes Portit të Durrësit, ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë. Sipas analizave të kryera më 21 mars në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), është konfirmuar prania e bakterit Salmonella Typhimurium në mishin e bardh të brendit “Copacol”.

Veriu.info më 1 prill ka raportuar për këtë brend të mishit të bardh, ku nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë na ishte thënë se janë duke ndërmarrë veprimet për të hequr dyshimet e ngritura.

Mishi i kontaminuar me salmonelë, AUV për Veriu.info: Nuk ka pasur ri-eksporte të produkteve të dyshuara nga Shqipëria për në Kosovë

Një ditë pas shkrimit të Veriu.info (dje), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë veprime ekzekutive për të gjurmuar mishin, duke marrë 10 mostra të ndryshe, prej tyre 7 në kufi, 2 në pika shitëse (markete) dhe 1 në depon e importuesit, që sipas burimeve të Veriu.info bëhen fjalë për kompaninë “Kajmak” Sh.P.K.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes trupave inspektuese ka ndërmarr të gjitha veprimet ekzekutive, për të kryer gjurmim të plotë, për mishin me origjinë nga Brazili. Deri me tani janë mostruar 7 ngarkesa, të ardhura nga importi. Nga secila është marrë nga një mostër, ku sipas procedurës ngarkesat mbesin të bllokuara deri në nxjerrje të rezultateve. Po ashtu në kontrollin e brendshëm janë realizuar dy kontrolle në pika shitëse, nga të cilat janë marrë dy mostra nga lote të ndryshme prodhimi. Sasitë sipas lotëve të mostruara janë tërhequr dhe bllokuar deri në rezultate”, ka thënë për Veriu.info zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Veriu.info sot ka vizituar dy prej super marketeve kryesore në Mitrovicë, Interex dhe Viva Fresh Store për të parë se a është në shitje aty brendi “Copacol” i mishit të bardh, ku kemi vërejtur se në të dy këto biznese ka qenë në shitje ky mish, me ç’rast gazetari i Veriu.info ka blerë në Viva Fresh Store2 kg mish të bardh “Copacol” për të dëshmuar në mënyrë faktike se mishi është në shitje me këtë datë (03.04.2025).

Nga AUV kanë bërë të ditur se është inspektuar edhe depoja e impotuesit të mishit.

“Është inspektuar edhe depoja e operatorit e ekonomik importues, tek e cila përveç masës se ndalesës se përkohshme të nxjerrjes në treg të produktit në stok. Edhe në ketë rast është marrë një mostër”, ka thënë Thaçi për Veriu.info.

Burime të sigurta të Veriu bëjnë të ditur se kompania importuese e mishit të bardh “Copacol” në Kosovë është “Kajmak” Sh.P.K. më bazë në Prizren, pronar i vetëm i së cilës është Emin Hamza, përderisa kapitali i kompanisë në ARBK figuron në vlerë prej 7 milionë euro.

Veriu.info i ka dërguar dje pyetje kompanisë “Kajmak” Sh.P.K., duke e pyetur se pas skandalit ne Shqipëri, a keni bërë verifikime për gjendjen e mishit të pulës “Copacol’ që e shitni në Kosovë në lidhje me mundësinë e kontaminimit me salmonelë, çfarë sasie mishi pule “Copacol” keni importuar në Kosovë në vitin 2025 dhe sa prej mishit “Copacol’ te importuar nga kompania juaj gjendet momentalisht në treg. Por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kemi marrë përgjigje.

Burime të Veriu.info nga Dogana e Kosovës bëjnë të ditur se sasia e mishit të pulës “Copacol” e importuar në Kosovë gjatë vitit 2025 është rreth 30 kontejnerë.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi për Veriu.info ka thënë se të gjitha mostrat janë mbledhur nga pikat kufitare dhe kontrolli i brendshëm, janë dërguar në laborator dhe ka nisur procesi i testimit.

“Për kohen e nxjerrjes se rezultateve, nuk mund të japim afat ose datë tani. Gjithçka varet nga dinamika e procesit në testim nga laboratori. Në momentin e parë të nxjerrjes se rezultateve, do ta informojmë publikun me të gjeturat”, ka përfunduar Thaçi.

Çka është Salmonela?

Salmonela është një infeksion bakterial Salmonella që shkakton diarre, ethe dhe dhimbje stomaku. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, më shumë se një milion njerëz infektohen me Salmonela çdo vit dhe 26,500 shtrohen në spital. Ka rreth 420 vdekje për shkak të Salmonellës çdo vit në Shtetet e Bashkuara.

JU REKOMANDOJMË

Irani këmbëngul se kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit “nuk është i mundur”

Irani këmbëngul se kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit “nuk është i mundur”
12/07/2026 - 16:53

Mesazhet kontradiktore lidhur me Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë, ndërsa Teherani dhe Washingtoni japin deklarata të kundërta për kalimin e anijeve nëpër këtë rrugë ujore me rëndësi jetike. Autoriteti...

Më shumëDetails

Kanye West në Tiranë, Rama: Ngjarja e mbrëmshme u bë motiv ndasie, varfëria s’luftohet duke mos bërë koncerte

Kanye West në Tiranë, Rama: Ngjarja e mbrëmshme u bë motiv ndasie, varfëria s’luftohet duke mos bërë koncerte
12/07/2026 - 16:35

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e mbrëmshëm të Kanye West në Tiranë, i cili u shoqërua me polemika të shumta mes pakënaqësive të...

Më shumëDetails

Ramadani: Aleanca e vetmja që ka ofruar platformë për shmangien e bllokadës, të tjerët le te flasin për poste

Ramadani: Aleanca e vetmja që ka ofruar platformë për shmangien e bllokadës, të tjerët le te flasin për poste
12/07/2026 - 16:09

Burim Ramadani, i cili do të jetë deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në legjislaturën e te të Kuvendit ka deklaruar se partia e tij është e...

Më shumëDetails

Dhuna ndaj të miturës në Fier, merret vendimi për tri të dyshuarat

Dhuna ndaj të miturës në Fier, merret vendimi për tri të dyshuarat
12/07/2026 - 16:01

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për rrahjen ndaj një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta...

Më shumëDetails

Trump: Dje arritëm një marrëveshje me Iranin, por ata e shkelën brenda një ore

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
12/07/2026 - 15:56

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ShBA dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje dje, por Irani e shkeli atë marrëveshje “brenda një ore” kur qëlloi një...

Më shumëDetails

Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike
12/07/2026 - 15:28

Një pushues 67-vjeçar është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit. Sipas informacioneve, 67-vjeçari u nxor nga deti në gjendje kritike, pa puls dhe pa frymëmarrje....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë