Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pa marrëveshje, pa seancë: Ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

11/08/2026 - 15:26
në Kryesore, Lajme
A A
Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk do të vazhdojë derisa partitë politike të arrijnë një marrëveshje politike, ka thënë më 11 gusht Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kryeson seancën në cilësinë e deputetit më të vjetër të Kuvendit.

Deklarata e tij vjen disa ditë pas përfundimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, të përcaktuar me Kushtetutë, ndërsa partitë vazhdojnë të mos kenë marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

“Seanca e radhës do të thirret sapo të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës. Pa një marrëveshje nuk ka kuptim të mbahet seanca vetëm për formalitet”, ka thënë Dehari

Qëndrim të ngjashëm për nevojën e një marrëveshjeje ka shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Përfaqësues të saj kanë thënë se, para thirrjes së seancës, presin arritjen e një marrëveshjeje politike.

Partitë opozitare, ndërkaq, e kanë kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohet procesi dhe e kanë akuzuar partinë më të madhe për shkelje të rendit kushtetues.

Opozita paralajmëron veprime
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tha më 11 gusht se moskonstituimi i Kuvendit dhe mosvazhdimi i seancës përbëjnë “goditje të drejtpërdrejtë” ndaj rendit kushtetues.

“Kushtetuta nuk është rekomandim. Aktgjykimet nuk janë opsionale. Rregullat vlejnë për të gjithë – edhe për pushtetin”, shkroi PDK-ja, në Facebook, duke paralajmëruar se do ta mbrojë rendin kushtetues “me çdo mjet”.

Një ditë më herët, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kishte paralajmëruar “një sërë veprimesh ligjore, politike dhe demokratike” për ta kundërshtuar, siç tha ai, degradimin e institucioneve.

PDK-ja deri tani nuk ka specifikuar se cilat do të jenë këto veprime.

Edhe përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë insistuar në respektimin e afateve dhe procedurave kushtetuese, ndërsa LDK-ja është partia e vetme opozitare që ka zhvilluar disa takime me Vetëvendosjen për një marrëveshje të mundshme.

Pika kryesore e mospajtimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së mbetet zgjedhja e presidentit të ri. Kurti ka insistuar që palët të pajtohen për një kandidat konsensual dhe jopartiak, ndërsa LDK-ja ka kërkuar që posti i presidentit t’i takojë asaj, duke argumentuar se kandidat konsensual mund të konsiderohet ai që arrin t’i sigurojë 80 votat e nevojshme në Kuvend.

Palët kanë zhvilluar disa takime gjatë gushtit, por deri tani nuk kanë arritur marrëveshje.

Aleanca, ndërkaq, ka refuzuar takimet me Kurtin.

Kjo parti ka insistuar vazhdimisht në respektimin e afateve kushtetuese dhe e ka fajësuar Vetëvendosjen për bllokimin institucional.

Më 8 gusht, deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë vazhdimit të seancës konstituive, e cila kishte nisur më 6 gusht.

Radio Evropa e Lirë u është drejtuar LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për të marrë qëndrimet e tyre për hapat e ardhshëm pas mosvazhdimit të seancës konstituive, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Arifi: Opozita duhet të kalojë nga deklaratat në veprime
Analisti politik, Dritëro Arifi, thotë për Radion Evropa e Lirë se përgjegjësia për të ushtruar presion politik në situatën aktuale bie mbi partitë opozitare.

Sipas tij, ato deri tani nuk kanë arritur të ndërtojnë një qasje të përbashkët përballë krizës.

“Për fat të keq, opozita është aq shumë e përçarë, aq shumë është e fragmentarizuar”, thotë Arifi, duke shtuar se ajo “nuk e ka një fokus të përbashkët”.

Ai kërkon veprime më konkrete nga opozita, përfshirë, siç thotë, “alarmimin e të gjitha institucioneve në mbrojtje të demokracisë”.

“Mendoj që duhet veprime politike, por të fuqishme, jo vetëm deklarata sa për media”, thotë Arifi.

Ai e konsideron situatën aktuale pasojë të shkeljes së qëllimshme të rregullave kushtetuese nga pushteti.

“Toleranca e shkeljes së Kushtetutës është sinjal. Është sinjal edhe krijimi i një kulture të re që ligjet aktuale nuk vlejnë për ne dhe kjo kështu e krijon komplet narrativën e Lëvizjes Vetëvendosje se Kushtetuta është e parëndësishme”, thotë ai.

Zgjedhjet si rrugëdalje?
Në mungesë të një marrëveshjeje politike, zgjedhjet e reja po përmenden si një prej mundësive për dalje nga kriza.

Arifi pajtohet se vendi mund të përfundojë sërish në zgjedhje, por thotë se, para kësaj, duhet të ketë përgjegjësi për shkeljet që, sipas tij, kanë ndodhur.

“Normalisht që duhet të shkojmë në zgjedhje, por unë mendoj që pa u sanksionuar shkeljet e rënda kushtetuese është e palogjishme të shkojmë në zgjedhje”, thotë ai.

Ai paralajmëron se vazhdimi i ngërçit mund ta thellojë edhe më shumë krizën institucionale në muajt e ardhshëm.

“Kemi filluar të hyjmë në javën e dytë të gushtit dhe, nëse nuk ka masa dhe veprime serioze, tetori vjen shumë shpejt”, thotë Arifi, duke shtuar se “aktualisht është vetëm fillimi i problemeve”.

Më 4 tetor bëhen gjashtë muaj prej se Albulena Haxhiu mori detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit më 4 prill.

Kushtetuta e Kosovës përcakton se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj.

Kushtetuta, megjithatë, nuk përcakton se kush do t’i ushtronte kompetencat e presidentit nëse kjo periudhë përfundon pa u zgjedhur presidenti i ri.

Kjo çështje është ngritur edhe nga njohës të së drejtës kushtetuese si një vakum i mundshëm kushtetues.

Nëse deri atëherë Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar, Kosova do të përballej njëkohësisht me mungesën e një Kuvendi funksional dhe me përfundimin e periudhës gjashtëmujore të ushtrimit të detyrës së presidentit./REL/

JU REKOMANDOJMË

Kusari-Lila del me një afat për konstituimin e Kuvendit: Mund të jenë 30 ditë prej nisjes së seancës

Kusari-Lila del me një afat për konstituimin e Kuvendit: Mund të jenë 30 ditë prej nisjes së seancës
11/08/2026 - 16:16

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e ka dhënë një afat të ri se kur mund të konstituohet Kuvendi i Kosovës kur u pyet nga gazetarët për thirrjen e...

Më shumëDetails

Detaje se si polici i Shtimes zbriti në bunar dhe shpëtoi 72-vjeçarin

Detaje se si polici i Shtimes zbriti në bunar dhe shpëtoi 72-vjeçarin
11/08/2026 - 16:09

Një veprim i shpejtë dhe i guximshëm i zyrtarit policor Besim Arifi ka shpëtuar jetën e një 72-vjeçari në fshatin Muzeqinë të Shtimes. I moshuari kishte rënë aksidentalisht...

Më shumëDetails

Tentoi t’u jepte ryshfet policëve në Bërnjak, arrestohet shtetasi serb

Tentoi t’u jepte ryshfet policëve në Bërnjak, arrestohet shtetasi serb
11/08/2026 - 15:55

Një shtetas serb është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është...

Më shumëDetails

Trepça ndërpret marrëdhënien e punës me dy punëtorë, katër të tjerë ndëshkohen me masa disiplinore

Minatorët pa paga, por menaxhmenti  i Trepçës ha dreka luksoze me peshk salmon e birra
11/08/2026 - 15:16

Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka marrë sot vendime disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të Njësisë Biznesore “Miniera me Flotacion” në Kishnicë dhe Artanë. Sipas njoftimit të Trepçës, pas...

Më shumëDetails

President konsensual, zgjedhje apo “Republika e Tretë”? Analisti politik flet për skenarët e krizës

A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese
11/08/2026 - 14:35

Analisti politik Arton Muhaxheri, në një prononcim për GazetaBlic, ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë dhe ngërçin institucional që po vazhdon, duke e vlerësuar gjendjen si...

Më shumëDetails

Kur do e thërrasë seancën? Flet Dehari: Kur të ketë marrëveshje, s’ka sanksione për afatet

Kur do e thërrasë seancën? Flet Dehari: Kur të ketë marrëveshje, s’ka sanksione për afatet
11/08/2026 - 13:59

Kryesuesi Avni Dehari, ka folur për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Para mediave, Dehari tha se seanca do të thirret kur të ketë marrëveshje mes partive. “Seancën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Caktohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë