Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pacolli: Komuna e Pejës i ka “mbyllur veshët”, vendimi për Rugovën është i përkohshëm

22/05/2026 - 14:03
në Lajme
A A
Pacolli: Komuna e Pejës i ka “mbyllur veshët”, vendimi për Rugovën është i përkohshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka mbajtur konferencë për media pas protestës së banorëve të Rugovës kundër vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë. Ajo tha se kërkesat e banorëve janë dëgjuar dhe se ministria ka ofruar zgjidhje për problemet e krijuara nga mungesa e planeve rregulluese për zonën. Ajo gjithashtu kritikoi Komunën e Pejës, raporton Ekonomia Online.

“Atëherë, ashtu siç e patë, këtu tek ministria jonë kanë ardhur banorët prej Rugovës, të cilët unë dëgjova kërkesat e tyre. Te kjo kërkesë i kam dëgjuar dhe i kam marrë me shkrim, i kam analizuar, edhe ne kemi ofruar zgjidhje për problemin i cili është krijuar këtu. Tani ju e dini që vendimi për t’i shpallë parkun nacional shkallë edhe parkun Bjeshkët e Nemuna, është marrë në fillim të vitit 2012-2013, e cila ka marrë një kohë derisa është miratuar edhe është përcaktuar si zonë”, ka shtuar Pacolli.

“Pastaj, prej 2012 deri në 2022, nuk ka pasur asnjë plan hapësinor për të dyja parqet. Dhe kjo rrjedhimisht ka bllokuar qytetarët që të ndërtojnë në mënyrë të drejtë, pra në përputhje me ligjin, edhe në mënyrë që t’i sigurojmë atyre që kur të ndërtojnë, nuk del askush me ia urdhëruar, shtëpi që i ndërtojnë me djersën e ballit të tyre. Kur ka, kur kam ardhur unë në ministri e kam analizuar dhe kam parë që Komuna e Pejës, nuk e ka hartuar planin rregullues. Pra, prej vitit 2022, kur Komuna e Pejës e ka pasur të drejtën edhe obligimin ta bëjë planin rregullues për zonën e Bjeshkëve të Nemuna, ajo nuk e ka bërë këtë plan. Dhe rrjedhimisht, qytetarët edhe sot, janë pa të drejta ligjore që u takon edhe jua garanton Kushtetuta, që në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me ligjin, të ndërtojnë në trevat e tyre”, tha ajo.

Pacolli deklaroi se ekzistojnë vendime të prera të gjykatave për rrënimin e objekteve në parqet kombëtare dhe se kjo situatë është rezultat i mungesës së veprimit institucional nga Komuna e Pejës.

“Ashtu siç e thanë edhe qytetarët jashtë, ne kemi një numër të vendimeve të prera, pra vendimi i prerë prej gjykatës, që ne t’i rëndojmë një numër të madh të vilave, nëpër parqet kombëtare.

Kur i kam parë ato vendime, tash po flas drejt sepse ne jemi qytetarë, jemi njerëz të këtij vendi edhe secili qytetar që nuk ka ndonjë biznes, nuk ka ndonjë përfitim të madh, pra nuk ndërton hotel në Bjeshkët e Rugovës, por secili qytetar që e ka një copë tokë aty, ka dashur me ndërtu edhe t’ia bllokojë komuna, mbas me hartuar planin rregullues, qytetari është i detyruar me ndërtua në mënyrë të jashtëligjshme.

Kur më bien vendimi i prerë prej gjykatës që duhet me rrënu, unë po ju them që më dhemb zemra me dalë me rrënu, një vilë, një shtëpi malore, vetëm se institucionet nuk i kanë dhënë përgjigje, pra Komuna i ka mshehë veshët”, theksoi Pacolli.

Ajo shtoi se vendimi për ndalimin e përkohshëm është marrë për të parandaluar ndërtimet e paligjshme derisa të përfundojnë procedurat administrative dhe të hartohet plani rregullues për zonën e Bjeshkëve të Nemuna.

“Çfarë kam bërë unë si Ministre? E para ato vendime të prera të gjykatave, kam thënë që është shumë e padrejtë mos me i informuar qytetarët edhe mos me marrë një masë ndaluese, derisa t’i rregullojmë procedurat administrative, që qytetarët të kenë të drejtën të marrin leje. Edhe vendimi që ju informova banorët, është vendim i përkohshëm.

Në ditën kur e kam marrë vendimin të nesërmen, i kam dërguar një letër të hapur kryetarit të Pejës, edhe i kam thënë që, është e domosdoshme të hartojmë planin rregullues për Bjeshkët e Nemuna, në mënyrë që qytetarët të ndërtojnë në mënyrë të rregullt, pra t’ia respektojmë një të drejtë që jua garanton Kushtetuta.

Po ashtu i kam thënë që nëse Komuna nuk ka kapacitete, qoftë njerëzore, qoftë teknike, ne si Ministri jemi të gatshëm, komplet kapacitetet njerëzore e teknike që kam brenda Ministrisë, t’i angazhoj që t’i ndihmojnë kryetarit të Komunës së Pejës, ta bën planin rregullues.

Komuna e Pejës, si zakonisht, kryetari aktual i Pejës, i ka mbyllur veshët, edhe nuk ka dashur as me dëgjua, edhe siç e patë që jashtë, ai edhe i ka organizuar disa, sepse aty në protestë patë qytetarë që janë, ju kanë mohuar, ju ka mohuar të drejta me ndërtu me vite e vite të bëra. E shumë prej tyre që kanë ndërtuar e frikësohen edhe natën e thatë se mos po shkojnë ndonjë institucion t’ia rrënojnë. E unë me këtë vendim, unë është dashur me ndalë këtë problematikë. Se nuk mundem me leju që brenda mandatit tim, me u ndërtu në mënyrë jo ligjore e mos me bë asnjë hap për me ja u rregullu mundësinë, me ju hapë të drejtën, me ja u jap të drejtën qytetarëve me ndërtu në mënyrë të ligjshme”, shtoi ajo.

JU REKOMANDOJMË

“Ti prej Prishtine po do me ruajt tokën tem”- Protestuesit përplasen me Fitore Pacollin!

“Ti prej Prishtine po do me ruajt tokën tem”- Protestuesit përplasen me Fitore Pacollin!
22/05/2026 - 13:35

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, doli para protestuesve të cilët e nisën protestën para kësaj Ministrie në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin...

Më shumëDetails

Mbledhja e Qeverisë në detyrë, këto janë vendimet që u morën

Qeveria merr vendim për ndërtimin e dy stadiumeve dhe renovimin e dy të tjerëve
22/05/2026 - 13:18

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh që përfshijnë politika sociale, ekonomike dhe administrative....

Më shumëDetails

Ndarja e 100 eurove nga Kurti, DnV: Përdorimi elektoral i parasë publike cenon integritetin zgjedhor

Ndarja e 100 eurove nga Kurti, DnV: Përdorimi elektoral i parasë publike cenon integritetin zgjedhor
22/05/2026 - 13:11

Demokracia në Veprim ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme për kategori të ndryshme të qytetarëve, vetëm pak kohë para zgjedhjeve,...

Më shumëDetails

Jehona Lushaku për 100 eurot e qeverisë: Po tentojnë t’i blejnë votat para zgjedhjeve

Lushtaku-Sadriu: Gërvalla na akuzoi për servilizëm, ajo vet e bëri me Kurtin dhe tradhtoi rugovizmin!
22/05/2026 - 12:49

Qeveria Kurti në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat, si dhe nga...

Më shumëDetails

Oda Ekonomike Amerikane i reagon Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove

Ndryshimi i masës së sigurisë për produktet serbe, Oda Amerikane mirëpret vendimin e ekzekutivit
22/05/2026 - 12:24

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me, siç e quan, varësinë në rritje nga masat e njëhershme të mbështetjes financiare si përgjigje ndaj sfidave ekonomike...

Më shumëDetails

Rrezarta Krasniqi e LDK-së mbështet kandidatët për deputetë, Avdullah Hoti e Arben Gashi

Rrezarta Krasniqi e LDK-së mbështet kandidatët për deputetë, Avdullah Hoti e Arben Gashi
22/05/2026 - 11:55

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka publikuar fotografi me kandidatët për deputetë nga kjo parti, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi, të cilët i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pasi u dënua nga gjykata reagon ashpër Milaim Zeka: Gjyqtarja Edita Çanta pa asnjë provë, pa asnjë argument dha një vendim kundër drejtësisë vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Arsi Company” ka nisur projektin e ri në qendër të Mitrovicës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë