Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave.
Ministrja Fitore Pacolli, ka thënë se, nuk do lejohet më stërmbushja e kontejnerëve pranë çerdheve, shkollave, parqeve dhe këndeve të lojërave, si dhe, ndalohet rreptësishtë grumbullimi i pakontrolluar i mbeturinave në rrugët me frekuentim të lartë qytetar, nga sektori i gastronomisë, si dhe nga furrat e bukës, marketet dhe çdo subjekt tjetër që përpunon apo shet ushqim.
‘’ Kemi urdhëruar pastrim, dezinfektim dhe deratizim urgjent të të gjitha hapësirave ku hidhen mbeturinat, për të shmangur çdo rrezik infeksioni apo epidemie.
‘’Kemi urdhëruar rritje të menjëhershme e frekuencës së zbrazjes së kontenjerëve dhe vendosja e kapakëve funksionalë në çdo kontejner (jo më kontejnerë të hapur që kundërmojnë). Menaxhimi i mbeturinave është detyrë ekskluzive e Komunave. Ato kanë saktësisht 7 ditë kohë për të vepruar dhe për të na raportuar dëshmitë e punës. Nuk do të pranojmë asnjë justifikim. Moszbatimi i kësaj urdhërese do të pasohet me inspektime të pandërprera në terren dhe gjoba maksimale.’’, thuhet mes tjerash në njoftim.













