Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paga e 13-të, Murati: Nuk po shpikim asgjë, është praktikë e zakonshme në vendet e BE-së

10/04/2026 - 13:18
në Kryesore, Lajme
A A
Paga e 13-të, Murati: Nuk po shpikim asgjë, është praktikë e zakonshme në vendet e BE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se praktika e pagës së 13-të ekziston në vendet e Bashkimit Evropian dhe nuk është një ide e re, duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve të AAK-së lidhur me mospërkrahjen e sektorit privat.

Ai tha se paga e 13-të është obligative në disa shtete si Italia, Spanja dhe Portugalia, ndërsa në vende të tjera si Austria, Gjermania, Holanda dhe Franca, edhe pse nuk është detyrim ligjor, ajo jepet në mënyrë zakonore çdo vit, madje në disa raste edhe paga e 14-të.

Murati theksoi se kjo çështje mbetet në dorën e punëdhënësve, por nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të bëhet obligative me ligj.

“Dhe në anën tjetër që po ashtu shtoi diçka që nuk qëndron, pra fakti që nuk jepet paga e 13-të. Pra në një hulumtim të thjeshtë, deputeti Tahiri do ta gjente se paga e 13-të është obligative në disa prej shteteve të Bashkimit Evropian, siç është Italia, Spanja, Portugalia e të tjera. Ndërkaq, megjithëse nuk është obligative ligjërisht, është zakonore pra që në fund të vitit të jepet paga e 13-të e madje në disa raste edhe e 14-ta, për çdo vit, në shtete siç është Austria, Gjermania, Holanda, Franca e ashtu me radhë. Pra nuk është që po shpikim diçka, kjo praktikë ekziston në shtetet e Bashkimit Evropian, drejt të cilit ne po aspirojmë”, tha ai.

Tutje, ai përmendi masat financiare të ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e familjeve dhe sektorit privat, duke theksuar se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar janë ndarë 70 milionë euro si pagesë e njëhershme për familjet dhe pensionistët.

“Për sa i përket asaj se çfarë po bëhet për sektorin privat apo çfarë Qeveria ka bërë, më lejoni t’ju kujtoj që 70 milionë euro në dhjetor të vitit të kaluar janë dhënë si pagesë e njëhershme pra për të gjitha familjet që kanë fëmijë apo pensionistë. Pra të gjitha familjet kanë qenë përfituese. Pensionistët kanë marrë një shtesë prej 100 eurove në fund të vitit, e gjithashtu secili fëmijë dhe secila familje që ka pasur fëmijë, për çdo fëmijë ka marrë nga 100 euro shtesë. Për më tepër, pra përveç pagesës së njëhershme, më lejoni gjithashtu t’ju kujtoj që me qeverisjen tonë, për sektorin privat dhe për të gjitha familjet, pra për nënat dhe fëmijët, tashmë jo një herë në vit, por çdo vit, jepen 200 milionë euro për shtesat për fëmijë dhe për shtesat për nënat lehona”, tha ai.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë seancës plenare ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mospërkrahje të punëtorëve të sektorit privat, pas shpërndarjes së pagës së 13-të për sektorin publik.

Ai tha se punëtorët e sektorit privat janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit dhe se, sipas tij, ky sektor po neglizhohet nga Qeveria.

Tahiri theksoi se pikërisht ky sektor paguan taksat që mundësojnë funksionimin e sektorit publik, duke kërkuar trajtim më të barabartë për punëtorët e ekonomisë private.

JU REKOMANDOJMË

Time Kadriaj e ashpër me Donika Gërvallën: Mos ta faltë Zoti evladin e keq, se ta fëlliqë emrin e familjes

Time Kadriaj e ashpër me Donika Gërvallën: Mos ta faltë Zoti evladin e keq, se ta fëlliqë emrin e familjes
10/04/2026 - 14:08

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka reaguar ashpër për deklaratat e Donika Gërvallës për Ramush Haradinajn. Ajo kërkoi nga Gërvalla t’i ndalë këto akuza, përderisa e përmendi edhe...

Më shumëDetails

Gjobitet “Klub Invest” me 30 mijë euro pas shembjes së rrugës në Prishtinë

Gjobitet “Klub Invest” me 30 mijë euro pas shembjes së rrugës në Prishtinë
10/04/2026 - 13:54

Pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, kompania “Klub Invest” është gjobitur me 30 mijë euro, ndërsa përfaqësuesi i saj ligjor me 3 mijë euro. Kryetari...

Më shumëDetails

“Votojmë për, votojmë për”- Publikohen mesazhet e deputetit të VV-së në Kuvend

“Votojmë për, votojmë për”- Publikohen mesazhet e deputetit të VV-së në Kuvend
10/04/2026 - 13:52

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, opozita s’e miratoi ndryshimin e rendit të ditës të propozuar nga LVV-ja.Megjithatë, përfaqësuesit e partisë në pushtet që janë në Kuvendin e...

Më shumëDetails

Deputeti i VV-së ngatërron Haxhiun me Osmanin, dikush nga salla i thotë “kanë me të mytë që ke gabu”

Deputeti i VV-së ngatërron Haxhiun me Osmanin, dikush nga salla i thotë “kanë me të mytë që ke gabu”
10/04/2026 - 13:01

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, tentoi që të përshëndes të pranishmit gjatë nisjes së fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit. Ai nisi me përmendjen e Kryetares...

Më shumëDetails

Konjufca: Me LDK-në ka “shpresa” për zgjedhjen e presidentit

10/04/2026 - 12:48

Ministri i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjfuca, tha se gatishmëria e kryetarit të LDK-së Abdixhiku për takime ofron një perspektivë për mundësinë e zgjedhjes së presidentit të ri...

Më shumëDetails

Miratohet propozimi i PDK-së për rezolutën e luftës

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
10/04/2026 - 12:24

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin e PDK-së për rezolutën e luftës. Pas konsultimeve, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar që kjo rezolutë të zhvendoset si pikë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Mësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: Më ka lëpirë… (VIDEO)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deputeti i LDK-së zbulon prapaskenat, tregon çka u bisedua në takimin Kurti-Abdixhiku

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Drejtori i Psikiatrisë nën hetim për keqpërdorim detyre: Dyshohet se punoi në klinikë private gjatë kujdestarisë në QKUK

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë