Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pagesa të dyfishta te hemodializa, si mori para nga shteti pa kryer shërbime kompania e Klodian Allajbeut

12/12/2025 - 16:40
në Kryesore, Lajme
A A
Pagesa të dyfishta te hemodializa, si mori para nga shteti pa kryer shërbime kompania e Klodian Allajbeut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kontrolli i Lartë i Shtetit shqiptar ka zbuluar shkelje dhe abuzime deri në pagesa të dyfishta në shërbimin e hemodializës, e cila është dhënë me koncesion nga shteti për pacientët me probleme renale në 5 qendra si Shkodër, Vlorë, Lezhë, Elbasan e Korçë.

Të pesta qendrat i janë dhënë me koncesion kompanisë Dia Vita në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, pronar edhe i rrjetit të spitaleve private në Kosovë e Shqipëri, “Spitali Amerikan”, i cili sipas auditit të ushtruar nga KLSH ka marrë pagesa nga shteti edhe kur nuk ka ofruar shërbim dialize.

KLSH ka publikuar rastin e një qytetari, i cili kryente seanca dialize në qendrën e koncesionit në Lezhë.

Pacienti rezulton se kishte ndryshuar vendbanim dhe shërbimin e dializës e ka marrë në një spital jo publik, i cili ka kontratë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe paguhet për këtë.

Por nga ana tjetër Fondi ka paguar edhe qendrën e Lezhës, ku qytetari e merrte më parë këtë shërbim. Auditi ka konstatuar se raportimet nga koncesionari për seancat e dializës janë bërë në bazë të projektimeve dhe jo seancave faktike të dializës që kanë kryer pacientët, duke bërë që në arkën e Allajbeut të depozitohen para nga buxheti i shtetit, edhe për shërbime të paofruara.

Në qendrat e hemodializës të koncesionarit auditi i KLSH ka konstatuar se nuk kishte të punësuar mjek nefrolog, me kohë të plotë të domosdosshëm për pacientët me probleme renale, por me kohë të pjesshme.

Po kështu nuk kishin një dietolog për ushqimin që duhet të kosumojnë pacientë në dializë.

Nga ana tjetër qendrat e hemodializës së koncesionarit nuk pranojnë pacientë me probleme renale akute, të cilët kanë nevojë për seanca dialize urgjente, por ata dërgohen njëherë në shërbimin e nefrologjisë në QSUT, duke shkaktuar sorollatje të pacientëve edhe në rastet kur kanë urgjencë.

Koncesioni i hemo-dializës, i cili u vlerësua nga shteti me vlerë fillestare 86 milion dollar, në 10 vjet ka të përcaktuar se në 4 vitet e fundit kompania koncesionare, në këtë rast Dia Vita duhet të investojë për blerjen e aparaturave të reja të hemodializës, që i mbeten si pasuri spitaleve publike në përfundim të kontratës.

Sipas raportit të KLSH ky investim as që ka nisur ndërkohë që kontrata përfundon në mars të vitit 2026.

KLSH raporton se qendrat e dializës së koncesionarit nuk janë monitoruar as për kostot dhe as për cilësinë e shërbimit që kanë ofruar.

Dhe kur kanë mbetur edhe pak muaj nga përfundimi i këtij koncesioni nuk ka një raport mbi kosto eficensën e tij. /TopChannel/

JU REKOMANDOJMË

Peci numëron pesë vendimet e para që do t’i bëjë si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Kryesore

Peci numëron pesë vendimet e para që do t’i bëjë si kryetar i Mitrovicës së Jugut

12/12/2025 - 17:32
Kastrati: Veteranët po trajtohen turpshëm nga Qeveria, kështu do t’i trajtonte vetëm Daçiqi
Kryesore

Protesta në Shkup kundër Speciales merr mbështetje të fuqishme: Pritet pjesëmarrja e 20 mijë protestuesve

12/12/2025 - 16:58
Presidentja Osmani: Kosova i bashkohet koalicionit global për të Ardhmen të Melania Trumpit
Kryesore

Presidentja Osmani: Kosova i bashkohet koalicionit global për të Ardhmen të Melania Trumpit

12/12/2025 - 16:55
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë persona
Lajme

Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë persona

12/12/2025 - 16:30
Detaje nga rrëzimi i avionit në Mavrovë, dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqedoni të Veriut
Lajme

Detaje nga rrëzimi i avionit në Mavrovë, dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqedoni të Veriut

12/12/2025 - 16:20
Betohet kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci: “Nga sot dera ime është e hapur për secilin”
Kryesore

Betohet kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci: “Nga sot dera ime është e hapur për secilin”

12/12/2025 - 15:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hamza i dha tender 1.4 milion në fushatë “Bagerit”, banorët po ankohen se në vend zallit rruga po shtrohet me dhe (Dokument/foto)

    Hamza i dha tender 1.4 milion në fushatë “Bagerit”, banorët po ankohen se në vend zallit rruga po shtrohet me dhe (Dokument/foto)

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • E akuzuan se i “përdori” lotët e nënës për fushatë – kundërpërgjigjet ashpër Ramush Haradinaj

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Emona Center 19 vite – Spektakël me super zbritje deri më 18 dhjetor

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Fadil Geci merr mbështetje në Mitrovicë nga veprimtarë e aktivistë të LDK-së

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pandurit i pëlqen intervistimi që Sadiku ia bëri Kurtit: Bravo maestro!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë