Kryeministri i Pakistanit ka thënë se vendi është i gatshëm të jetë nikoqire i çdo bisedimi për paqe midis SHBA-së dhe Iranit.
“Me kusht që SHBA-ja dhe Irani të bien dakord, Pakistani është i gatshëm dhe i nderuar të jetë mikpritës për të lehtësuar bisedime domethënëse dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit në vazhdim”, shkroi ai.
Sharif etiketoi në postim llogarinë e Donald Trump, të dërguarit special të SHBA-së Steve Witkoff dhe ministrit të jashtëm të Iranit Abbas Araghchi.
Trump tha dje se SHBA-ja dhe Irani kishin zhvilluar “bisedime shumë të mira dhe produktive” lidhur me luftën, duke pezulluar si rezultat sulmet e kërcënuara ndaj centraleve energjetike iraniane, por Irani i hodhi poshtë këto komente duke i quajtur “lajme të rreme”./Reporteri.net/













