Nxënësit dhe prindërit nga Fusha Kosova çdo ditë përballen nga rreziku që mund të goditen nga ndonjë veturë në rrugën “Nora Kelmendi”.
Në pamjet e siguruara që të çon tek Aneksi 1 i shkollës “Mihail Grameno” fëmijët që përcillen nga prindërit për në shkollë s’kanë hapësira në rrugë për të ecur. Kjo e gjitha shkaku parkimit të veturave në trotuare.
Fotot më poshtë tregojnë gjendjen e kësaj rruge nga ora 07:00- 08:00h (sepse mësimi fillon në ora 07:30h), dhe një copë trotuari i ngushtë që nuk i zënë 2 persona.
Pra, prindi duhet të ec në shiritin rrugor duke u rrezikuar nga mjetet, kurse në anën e majtë është trotuari por është plotë me vetura të parkuara çdo ditë e natë !
“Është vërejtur se Komuna e Fushë Kosovës ka marr aksion duke i shkatërruar – hequr terasat e kufitarëve duke u thirr në atë se ” po lirojmë hapësirat publike…” , por për çfarë qëllimi po lirohen ? Për ti parkuar automjetet e jo për tu shfrytëzuar nga këmbësorët ?! A duhet të organizoj Komuna apo Policia që së paku në kohën kur qarkullojnë nxënësit në këtë rrugë ( Rr.Nora Kelmendi), të lirohen trotuaret nga mjetet e parkuara kundërligjshëm , apo të vendosen pengesa që mos të shfrytëzohen këto trotuare fare nga mjetet?”, thotë njëri prej prindërve.