Irani ka vijuar për të dytën natë radhazi me sulmet raketore ndaj Izraelit, si përgjigje ndaj sulmeve të mëparshme izraelite mbi objektiva të rëndësishëm në territorin iranian.
Një video e publikuar së fundmi ka kapur momente dramatike nga qyteti izraelit i Haifas, ku disa raketa iraniane janë parë duke përshkuar qiellin, ndërsa sistemi i mbrojtjes ajrore Iron Dome ndërhyri për t’i interceptuar ato.
Pamjet tregojnë ndriçime të fuqishme në qiellin e natës dhe shpërthime në ajër, ndërkohë që banorët u drejtuan menjëherë drejt strehimoreve. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale në Haifa, por autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë për valë të tjera sulmesh.