Dy shqiptarë janë sulmuar fizikisht tek Ura e Ibrit.
Sulmi ka ndodhur pak matanë urës kah pjesa e veriut, ku ishin mbledhur disa serbë, pasi që parprakisht ishin tubuar edhe disa shqiptarë.
Njëri nga të sulmuarit është parë të jetë i gjakosur.
Lajmi.net ju sjell momentin kur viktima sillet i gjakosur në pjesën jugore dhe merret nga Policia për t’u dërguar në ambulancë.