Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Panairi i librit, Haxhiu: Leximi mëson se jo çdo fjalë është e vërtetë – Rama: Populli që lexon zhvillon sensin e progresit

17/06/2026 - 14:12
në Lajme
A A
Panairi i librit, Haxhiu: Leximi mëson se jo çdo fjalë është e vërtetë – Rama: Populli që lexon zhvillon sensin e progresit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është hapur të mërkurën Panairi i Librit në Prishtinë, i cili do të qëndrojë i hapur për vizitorët deri më 21 qershor, duke mbledhur botues, autorë dhe dashamirë të librit nga Kosova dhe rajoni.

Në ceremoninë e hapjes, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se organizimi i panairit ka rëndësi të veçantë për promovimin e kulturës së leximit, por theksoi se duhet të diskutohet edhe për sfidat me të cilat përballet libri në shoqëri.

“Kjo punë ka rëndësi të veçantë. Sepse çdo vend që e vendos librin në hapësirën publike, qoftë edhe për disa ditë, mban gjallë një pjesë të fjalës së shkruar. Por mirënjohja për këtë punë të madhe nuk na liron nga përgjegjësia për ta parë gjendjen në sy. Duhet të flasim edhe për vendin që libri nuk po e zë në jetën tonë të përditshme”, tha ajo.

Duke folur për rëndësinë e leximit, Haxhiu tha se ai është një nga mënyrat themelore për të kuptuar botën, shoqërinë dhe të drejtat qytetare.

“Leximi është një nga mënyrat e para si njeriu mëson të kuptojë botën dhe veten. Një fëmijë që lexon me vëmendje, mëson ta ndjekë mendimin deri në fund dhe ta dallojë të vërtetën. Mëson të bëjë pyetje, të krahasojë, të mos ngutet për përfundim. Mëson se jo çdo fjalë që tingëllon e sigurt është e vërtetë. Një qytetar që lexon e kupton më mirë lajmin, e kupton më mirë ligjin, premtimin politik, kontratën, historinë, dokumentin zyrtar dhe të drejtën e vet. Ai apo ajo ka më shumë mundësi të mendojë me kokën e vet, të kuptojë atë që i thuhet dhe të mos mbetet i varur nga të tjerët. Leximi po përballet me rënien e vëmendjes nga shpërqendrimi i ekranit e me një ritëm jete që të gjithë ne pa përjashtim po përjetojmë. Por fakti që kjo po ndodh edhe diku tjetër, nuk e bën çështjen më pak të rëndësishme për ne. Përkundrazi. Na tregon se duhet të veprojmë me forcë, por edhe me mençuri. Jo duke e fajësuar njëri-tjetrin, por duke e pranuar se leximi kërkon ndërgjegjësi të përbashkët, por po ashtu edhe punë të koordinuar”, tha ajo.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se leximi ndikon drejtpërdrejt në forcimin e institucioneve, demokracisë dhe zhvillimit të shoqërisë.

“Një popull që lexon ndërton institucione më të forta, shtete më stabile dhe shoqëri më të drejta. Ai e kupton se demokracia nuk mbrohet vetëm me ligje, por me vetëdije. Një popull që lexon e mbron historinë e tij, sepse e njeh atë. Nuk lejon që ajo të shtrembërohet, të harrohet apo të shkruhet nga të tjerët. Ai e kupton se identiteti dhe kujtesa e përbashkët janë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja. Por mbi të gjitha, një popull që lexon zhvillon sensin e progresit e zhvillimit. Ai nuk ka frikë nga idetë e reja dhe nuk e sheh dijen si privilegj, por si të drejtë dhe përgjegjësi. Prandaj, çdo libër i blerë sot nuk është vetëm një investim për një individ, por një investim për një shoqëri më të lirë, më të arsimuar dhe më të fortë”, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, kërkoi mbështetje më të madhe institucionale për infrastrukturën kulturore dhe organizimin e panaireve.

“Mësimet e para fillojnë në familje, por kur institucionet e vendit i japin vëmendjen e duhur librit dhe kulturës, mesazhi që përçohet është i qartë: libri është i pazëvendësueshëm në proceset zhvillimore të shoqërisë. E meqenëse sot kemi në mesin tonë edhe përfaqësuesit e këtyre institucioneve, po e shfrytëzoj rastin të bëj një kërkesë publike, ndoshta politike por thellësisht kulturore të ndërtojmë, për Prishtinën dhe Kosovën, një ambient më të denjë për organizimin e panaireve, ekspozitave dhe ngjarjeve të tjera kulturore dhe artistike. Potenciali krijues i këtij vendi është shumë më i madh sesa hapësira që kemi në dispozicion. Prandaj lutja ime e sinqertë, për ata që e kanë mundësinë ta bëjnë këtë prioritet, është që t’i japim Kosovës një qendër moderne për kulturën dhe panairet. Jam i bindur që përfitimet që i sjell shoqërisë janë shumëfish më të mëdha sesa secili investim tjetër”, tha ai./EO/

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë