Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pandemia mbyll 3 mijë biznese në Kosovë, kërkohet pako mbështetëse

03/01/2022 - 16:43
në Lajme
A A
A do të ketë orë policore për Vitin e Ri: Flasin nga Ministria e Shëndetësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pandemia COVID-19 solli mbylljen e rreth 3.000 bizneseve në Kosovë në dy vitet e fundit.

Sektorët më të goditur kanë qenë tregtia me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria, akomodimi, si dhe industria përpunuese.

Në listën e bizneseve të falimentuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thekson se performanca e dobët ekonomike në vend, ka nevojë për një pako mbështetëse nga ana e qeverisë, shtuar këtu dhe nevojën për përballimin e krizës energjetike.

“Kosova si çdo shtet tjetër ka falimentim të bizneseve, dhe hapje të bizneseve të reja, kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të pandemisë, dhe për shkak të pamundësisë së bizneseve që të afarojnë në këtë gjendje që nuk është e lehtë. Është gjendje shumë e rëndë, po shpresojmë të kemi një ofertë më të mirë të bizneseve, një trajtim më të mirë të të bërit biznes në mënyrë që të kemi edhe rritje ekonomike, rritje të punësimit dhe mirëqenie. Ne po shpresojmë që Qeveria do të dalë edhe me një program të përkrahjes së bizneseve për dëmet që është duke i shkaktuar edhe me goditjen e radhës, që është energjia elektrike”, theksoi Krasniqi.

Për ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj numri i bizneseve të falimentuara është edhe më i lartë, nga sa raportohet.

“Ky numër rreth 3 mijë biznese që janë mbyllur në këto dy vjet, një pjesë e tyre është për pasojë e pandemisë COVID-19, por edhe për pasojë e gjendjes së situatës ekonomike. Por, është edhe një numër i madh, mbi dhjetëra-mijëra biznese të cilat as nuk janë mbyllur, e as nuk e kanë filluar procesin e mbylljes së aktivitetit biznesor dhe realisht kanë mbetur pezull. Kështu që është një numër shumë i madh, dhe realisht ky numër i bizneseve të cilat edhe nuk e kanë mbyllur biznesin, por edhe nuk afarojnë në këtë kohë, i krijojnë problem jo vetëm Administratës Tatimore, por klimës së të bërit biznes në Kosovë, për shkak se potencialisht mund të rrisin edhe informalitetin në Kosovë”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në dy vitet e fundit janë regjistruar gjithsej 19,863 biznese. Prej tyre, 9802 gjatë vitit 2020 ndërsa 10,061 në vitin e kaluar./Euronews.al

JU REKOMANDOJMË

Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu

Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu
28/10/2026 - 23:02

Natyra Kuçi, e cila ishte shoqe e Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj me sëpatë, e ftuar në Pressing në T7, tha...

Më shumëDetails

“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
28/10/2026 - 22:55

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të qëndrojë një muaj në paraburgim, pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e aprovoi kërkesën...

Më shumëDetails

Detaje të rënda: “Arlinda Zekaj tentoi të fshihej pas derës për t’u mbrojtur, Albert Sylaj e goditi disa herë me sëpatë”

Detaje të rënda: “Arlinda Zekaj tentoi të fshihej pas derës për t’u mbrojtur, Albert Sylaj e goditi disa herë me sëpatë”
28/10/2026 - 22:33

Gjykata e Pejës ka caktuar sot, më 28.10.2026, masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet se është personi që ka vrarë ish-kunatën e...

Më shumëDetails

Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën

Rashiq për REL: Vendimi për organizatat terroriste, i nxituar dhe i kontribuon panikut
28/10/2026 - 22:25

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se e kishte pritur rezultatin e zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, ku sipas tij,...

Më shumëDetails

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
28/10/2026 - 22:08

Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar publikisht ndaj këngëtares dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë. Përmes...

Më shumëDetails

Arben Gashi: Përparim Rama i rëndësishëm për LDK-në, por i ka …

Arben Gashi: Përparim Rama i rëndësishëm për LDK-në, por i ka …
28/10/2026 - 21:48

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se Përparim Rama është shumë i rëndësishëm për partinë, por i ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Procesohen pagesat për përfituesit e kësaj kategorie

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë