Analistja politike, Shqipe Pantina, thotë se deri më sot nuk kemi parë që Lëvizja Vetëvendosje të ketë arritë ndonjë marrëveshje për qeverisje që do ti siguronte votat e mjaftueshme.
Pantina në një prononcim për GazetaBlic, thotë se marrëveshjet me partitë e minoriteteve jo serbe nuk i mjaftojnë për të arritë votat e mjaftueshme në Kuvend.
Ndër të tjera ajo thotë se nuk sheh ndonjë mundësi të votimit të kryeminstrit dhe qeverisë së re, ku sipas saj opsioni më i mundshëm është shkuarja sërish në zgjedhje të reja.
“Deri më sot nuk kemi parë që Vetëvendosje të ketë arritë ndonjë marrëveshje për qeverisje që do i siguronte votat e mjaftueshme. Marrëveshjet me partitë e minoriteteve jo serbe nuk i mjaftojnë për të arritë 61 vota në Kuvend. Në anën tjetër nuk kemi parë ndryshim të qëndrimeve të PDK, LDK apo AAK e as me Nismën nuk duket se kanë marrëveshje. Marrë parasysh gjithë këtë unë nuk shoh mundësi të votimit të Kryeministrit dhe qeverisë së re dhe opcioni më i mundshëm është shkuarja serish në zgjedhje nacionale”, tha ajo për GazetaBlic.












