Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Para se me mbyt është rrahur deri në alivanosja”- detaje të reja për vdekjen misterioze të Artan Zymberit

06/12/2022 - 17:34
në Kryesore, Lajme
A A
“Para se me mbyt është rrahur deri në alivanosja”- detaje të reja për vdekjen misterioze të Artan Zymberit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Para se me mbyt është rrahur deri ne alivanosje. Pastaj i kanë djeg gjurmët duke e djegur shtratin. Dhe e kanë mbyllur derën e qelis”, kështu po deklarohet një familjar i afërt i kosovarit që po dyshohet se është vrarë në burgun “Sremska Mitrovica” në Serbi.

Një vdekje misterioze. Institucionet nuk po përgjigjen. E përgjigje nuk ka as babi i Artanit, Safet Zymberi. Ai nuk po pranon të flas për Gazetën Insajderi nga mërzia. Por në vend të tij foli një i afërt i tij.

Familjarëve nuk po iu dorëzohet trupi i Artan Zymberit

Ky familjar (emër i njohur për redaksinë), tha se Artani është vrarë në burg dhe trupi i tij nuk po lejohet të merret nga autoritete serbe për shkak se duan t’i fshehin faktet e vrasës së tij.

Ai thotë se familjarët kanë kërkuar që trupu të dërgohet në Norvegji për t’i bërë autopsia.

“Serbia nuk po lejon trupin me dergu në Norvegji për obduksion. Sepse po duan me i mshef faktet”, deklaroi familjari.

Sipas tij, familjarët po dyshojnë se djali i tyre është vrarë për shkak se është shqiptar dhe se ai ka disa tatuazhe në trupin e tij

“Ne të dy anët e krahëve ka shqiponjën dhe Skënderbeun. E Adem Jasharin n’gjoks”, tha ky familjar.

Institucionet e Kosovës heshtin

Gazeta Insadjeri ka pritur gjatë ditës një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me rastin por nuk kanë pranuar të përgjigjen edhe pse ata kanë informacione.

Kështu i ka thënë Insajderit, Shefi Zyrës Ndërlidhëse të Prishtinës në Beograd, Jetish Jashari pasi që nuk i është lejuar nga MPJ t’i publikoj informacionet.

“Të gjitha detajet për këtë rast i kam dërguar tek MPJ dhe pyteni ata pasi që ne nuk kemi te drejt me fol për media”, tha ai.

Por, MPJ nuk ka përgjigje

Çfarë ka ndodhi natën kur ka vdekur Artan Zymberi në burg?

Me 22 nëntor, në burgun “Sremska Mitrovicë” rreth mesnatës ka shpërthyer një zjarrë. Siç raportojnë mediat serbe, zjarri ka rënë në katin përdhese të pavijonit disiplinor të Shërbimit Korrektues.

Gazeta Insajderi nga familjarë të viktimës ka mësuar se pikërisht në këtë burg ku ka shpërthyer zjarri ka qenë i vendosu edhe kosovari me shtetësi norvegjeze, Artan Zymberi.

“Ka vdekur te njëjtën dite kur është përfshi nga zjarri bugu edhe ky ka qenë në të njëjtin pavijon”, tha ky burim.

Dyshimet për vdekjen e tij në natën kur burgu është përfshirë nga zjarri e ka thënë edhe axha i të ndjerit.

Nexhat Zymberaj ka thënë se nuk e din nëse ka qenë edhe djali i tyre i përfshirë në këtë rast, por ka dyshime.

“Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë lëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje”, tha ai për Periskopin.

Gazeta Insajderi ka kërkuar një sqarim nga Ministria e Drejtësisë në Serbi por nuk kanë kthyer përgjigje. Po ashtu përgjigje nuk ka kthyer as Ministria e Jashtme e Norvegjisë.

Mediat serbe nuk raportuan për vdekjen e kosovarit por vetëm për zjarrin

Mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e një kosovar brenda burgut në Serbi. Të vetmin raportim lidhur me bugun ku po dyshohet se ka vdekur Artan Zymberi e kanë me datën 22 nëntor.

Mediat shkruajnë se në mesnatën e 22 nëntorit ka shpërthyer një zjarr brenda institucionit të Shërbimit Korrektues, konkretisht në një dhomë të burgosurve brenda burgut të Sremit. Këtë e kanë quajtur një incident të vogël pa viktima e pa të lënduar.

Siç raportojnë mediat atje, mbikëqyrësi kujdestar i burgut në orën 23:20 ka lajmëruar zjarrfikësin dhe ka raportuar se ka rënë zjarr në katin përdhes të njërit prej pavijoneve.

“Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë pasi janë thirrur, por në momentin që kanë mbërritur, rojet e burgut vec kanë arritur të shuajnë zjarrin. Nga zjarri nuk ka të lënduar dhe dy të dënuarit nga ajo dhomë janë transportuar për masa paraprake në spitalin e qytetit. Gjithsej gjashtë zjarrfikës të cilët kanë arritur në Institucionin Korrektues Sremska Mitrovica me një automjet kanë kryer kontrollin e vendit të zjarrit. Mesa duket nga zjarri janë djegur disa dyshekë. Nuk dihet ende se si ka rënë zjarri, por do të përcaktohet nga një hetim i detajuar”, shkruan nportal.rs.

Si kishte përfunduar Zymberi në burgun e Serbisë?

Axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi i tregoi Periskopit se e gjithë ngjarja kishte filluar, një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, hapave që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtëligjshme.

Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor, shkruan Periskopi.

I ndjeri ishte në këtë burg tash e një vit, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi që gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime.”

I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatuazh, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së.

JU REKOMANDOJMË

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Kryesore

Brenda një dekade janë mbylluar 40 shkolla në Kosovë, emigracioni dhe nataliteti dy nga faktorët

03/08/2025 - 10:49
Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti
Kryesore

Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti

03/08/2025 - 10:36
“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali
Lajme

“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

03/08/2025 - 10:18
Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Kryesore

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet një person

03/08/2025 - 09:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë