Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paraburgim ndaj katër të dyshuarve për substanca narkotike dhe armëmbajtje pa leje

15/12/2025 - 14:14
në Lajme
A A
Një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami për dallaveret me pronat e RTK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

jykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.B., A.L., A.B. dhe Sh.B, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2; veprën penale mbajtja në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Fitore Krivanjeva Daci, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura më lartë, në atë mënyrë se më datë 12 dhjetor 2025, rreth orës 17:15, të pandehurit pa autorizim kanë poseduar substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpall me ligj si narkotik, substanca psikoterapi ose analoge, me qëllim shitje ose ofrimi për shitje, në atë mënyrë që paraprakisht të pandehurit M.B. dhe A.L., kanë sjellë substancë narkotike të llojit kokain me peshë prek 4.620 gram në Republikë e Kosovës, e më pas i pandehuri L.Z., kontakton me të pandehurin A.B. dhe Sh.B, duke i udhëzuar që këtë substancë narkotike të sjellin në parkingun e “B.M” në V., po ashtu duke i`u dhënë edhe detaje të veturës, ku ishte pësoni që do të blinte substancën narkotike, ndërsa me rastin e kontrollit, tek shtëpia e të pandehurit A.B., gjenden dhe sekuestrohet edhe pesë role – folje plasmasti të tejdukshme, katër palë dorëza pune, dorëza llastiku ngjyrë të zezë, gërshërë dhe një lug kuzhine e metalit, të cilat janë shfrytëzuar për mbështjellje të substancës narkotike.

Po ashtu ndaj të pandehuri A.B., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), në atë mënyrë se nga data e papërcaktuar deri më 12 dhjetor 2025, i pandehuri pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Republikën e Kosovës, ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim një revole të markës “Glock”, prodhim Austriak, 9 mm, me një karikator me një fishekë, e cila me rastin e kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës i gjendet dhe i sekuestrohet.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

JU REKOMANDOJMË

Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Lajme

Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!

15/12/2025 - 16:17
50-shi i PDK-së, Muzafer Shala, merr mbështetjen e ish studentëve të tij nga Universiteti i Mitrovicës
Lajme

50-shi i PDK-së, Muzafer Shala, merr mbështetjen e ish studentëve të tij nga Universiteti i Mitrovicës

15/12/2025 - 16:11
Arrestohet në Prishtinë një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

15/12/2025 - 15:58
Osmani për takimin me Papa Leonin XIV: E ftova për vizitë, shpresojmë për njohjen e shumëpritur nga Selia e Shenjtë
Kryesore

Osmani për takimin me Papa Leonin XIV: E ftova për vizitë, shpresojmë për njohjen e shumëpritur nga Selia e Shenjtë

15/12/2025 - 15:46
AZ Building me zbritje speciale për mërgimtarët në dy komplekset e saja në Mitrovicë dhe Vushtrri
Ekonomi

AZ Building me zbritje speciale për mërgimtarët në dy komplekset e saja në Mitrovicë dhe Vushtrri

15/12/2025 - 15:21
A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?
Kryesore

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15/12/2025 - 15:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    436 Shpërndaje
    Shpërndaje 174 Tweet 109
  • Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Aksident i rëndë në Mazgit, humb jetën shoferi i kamionit që u rrokullis

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Tërmet në Kosovë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Aksident trafiku në Prishtinë, vdes një zyrtar policor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë