Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmërohet dimër i vështirë për kosovarët, çmimi i rrymës pritet ta godas keq xhepin e qytetarëve

20/07/2022 - 19:08
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Ky është kalkulatori ku mund të llogaritni konsumin e energjisë elektrike sipas tarifave të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosovën, me sa duket, e pret një dimër i vështirë, sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Çmimet e energjisë në berzat ndërkombëtare janë të larta dhe jostabile. Lëvizjen e tyre e ka shkaktuar fillimisht pandemia e koronavirusit, ndërsa hov të madh kanë marrë edhe pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në fund të shkurtit.

Zëdhënësi i Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala, thotë se çmimet e energjisë elektrike në berzë janë katërfishuar, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

“Vitin e kaluar, gjatë stinës së verës, çmimi për megavat energji elektrike ka qenë rreth 100 euro… Deri në fund të vitit ka shkuar në 600 euro për megavat. Aktualisht është 400 euro për megavat”, thotë Buzhala për Radion Evropa e Lirë.

Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.

Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.

Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZREE), Kosova ka importuar vitin e kaluar 1.311.461 megavate rrymë.

Pavarësisht ndihmesës me import, qytetarët janë përballur shpesh me reduktime të rrymës, sidomos në dhjetor – për ç’gjë ekspertët e çështjeve energjetike kanë fajësuar autoritetet vendimmarrëse për, siç kanë thënë, mungesë strategjish.

uzhala tregon se KEDS-i është duke bërë disa përgatitje për dimër.

“Jemi duke bërë revizionimin e rrjetit… Jemi duke bërë zëvendësimin e pajisjeve që mund të mos jenë në gjendje të mirë”, thotë ai, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të Kosovës, që të përpiqen të kursejnë sa më shumë rrymë.

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë është i lartë, për shkak se shumë amvisëri ngrohen me rrymë, duke përdorur pajisje joefiçiente, apo të tilla që shpenzojnë më shumë energji elektrike.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, thonë se kanë nisur, po ashtu, përgatitjet për stinën e dimrit.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, thotë se, aktualisht, po bëhet riparimi i njësive prodhuese të termocentraleve Kosova A dhe Kosova B.

Këto termocentrale, që gjenden në Obiliq, prodhojnë rreth 500 megavate energji elektrike në orë, pra shumë më pak se kërkesat për konsum.

Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e tyre.

Bucolli thotë se KEK-u, tash për tash, është duke i ofruar rrymë tepricë Korporatës Energjetike të Shqipërisë, e cila do t’i kthehet në dimër, kur nevojat e Kosovës rriten.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur edhe Ministrinë e Ekonomisë në Kosovë rreth përgatitjeve eventuale për furnizim të qëndrueshëm me rrymë gjatë sezonit të dimrit, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

Përfaqësues të opozitës, në anën tjetër, kritikojnë Qeverinë, duke thënë se “po qëndron duarkryq” karshi përgatitjeve.

“Nuk kemi asnjë hap administrativ, organizativ, juridik apo financiar për të gjetur zgjidhje për periudhën e dimrit. Përkundrazi, kemi neglizhencë dhe mosveprim”, thotë Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh njohës i çështjeve energjetike.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të ketë plan se si të rrisë kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike, duke shfrytëzuar edhe energji alternative.

Shala paralajmëron se konsumi i energjisë elektrike gjatë sezonit të sivjetmë të dimrit do të rritet edhe më, pasi që lëndët tjera djegëse, që shfrytëzohen për ngrohje nga qytetarët, janë shtrenjtuar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, lëndët e ngurta djegëse, si drurët e zjarrit apo peleti, kanë shënuar rritje për afro 40 për qind në muajin qershor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Aktualisht, rreth 94 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 për qind nga burimet alternative, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell.

Javë më parë, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka publikuar Draft-Strategjinë e Energjisë për vitet 2022-2031, e cila parasheh rritjen e kapaciteteve për prodhim të energjisë së ripërtërishme.

Sipas Rizvanollit, synim është që pas dhjetë vjetësh, 35 për qind e energjisë elektrike të gjenerohet nga burimet e ripërtërishme.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, më 8 shkurt, ka miratuar tarifa më të shtrenjta të rrymës, që është thënë se do të jenë të vlefshme deri më 31 mars, 2023.

Shtrenjtimi, megjithatë, ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji.

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Interesi i Vetëvendosjes është dobësimi i LDK-së

Ymeri: Qeveria Kurti ka qasje armiqësore ndaj sindikatave, kjo dëmton frymën sindikale
02/08/2026 - 22:36

Analisti Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka në interes dobësimin e vazhdueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas Ymerit, shumica e votave të Lëvizjes Vetëvendosje...

Më shumëDetails

Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja Haxhiu thotë se drejtësia ende nuk është vënë në vend

Haxhiu thotë se Prokuroria duhet ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak të deklaratave se Kurti është i lidhur me Serbinë
02/08/2026 - 22:23

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për një varrezë të dytë masive në Zubin Potok, duke thënë se ky rast është një rikujtim i...

Më shumëDetails

“Nëse vazhdohet kështu nuk ka kuptim që të ekzistojnë” – Kelmendi thotë se nevojiten ndryshime radikale te partitë opozitare

Kelmendi: Nëse Mandiq zgjidhet kryeparlamentar i Malit të Zi, kërcëohet siguria e rajonit
02/08/2026 - 21:48

Autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka kërkuar ndryshime radikale në mënyrën e udhëheqjes së partive të ish-opozitës në Kosovë. I ftuar në emisionin VV Show me Vehbi...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë
02/08/2026 - 20:54

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim si një akt që, sipas saj, institucionalizon mohimin...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok
02/08/2026 - 20:14

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore që po zhvillohen në Zubin Potok është identifikuar një lokacion...

Më shumëDetails

Çitaku: Kurti po u tregon përralla me gjermanë e rusë, mërgimtarët kanë nevojë për shtetin, po presin me orë nëpër kufij

Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
02/08/2026 - 20:03

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufijtë e vendeve përreth, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestimi i kosovarit në kufi me Hungarinë, çka thotë MPB-ja serbe?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë