Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmëron Azemi: Shumë biznese rrezikojnë të mbyllen për shkak të rritjes së çmimit të rrymës

23/05/2025 - 22:34
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Paralajmëron Azemi: Shumë biznese rrezikojnë të mbyllen për shkak të rritjes së çmimit të rrymës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Visar Azemi nga LDK, ekspert në fushën e energjetikës, në intervistë me Astrit Gashin në Blic Interview, ka folur për problemet në këtë fushë, rritjen e çmimit të rrymës, derisa nuk ka kursyer kritikat për Qeverinë Kurti.“Opsioni ynë ka qenë që ta bëjmë një fazë të tranzicionit, ta tejkalojmë, prodhimin bazë ta mbajmë me qymyr, kemi dashur atë 99 për qindëshin me e zvogëlu në atë kohë dhe me i dhënë mundësi burimeve të ripërtëritshme duke krijuar një miks energjetik që do të ishte i mirë edhe për vendin, edhe për sigurinë energjetike, edhe për sigurinë nacional dhe për gjithçka. Por nuk ndodhi asgjë as në këtë qeveri, e pamë qysh e mbytën idenë e një termocentrali me gaz amerikan dhe nuk u mor askush”, tha ai.

Ai ka thënë se barrën për rritjen e çmimit të rrymës do ta paguajnë qytetarët dhe bizneset, teksa ka paralajmëruar se shumë biznese rrezikojnë të mbyllen.“Sot energjinë elektrike në treg e gjen me 50 e 60 euro, pastaj i ke tarifat, KEDS, KESCO, KOSTT kanë tarifa secila. Kostot shtesë janë shumë më të larta se vet çmimi i energjisë elektrike. Më së shumti do të atakohen bizneset prodhuese. Po e mbyt konkurrencën në tregun kosovar. Nuk po ju jep mundësi për të konkurruar në tregun e jashtëm dhe çmimi i produktit do të rritet, e në fund gjithë këtë do ta paguajë qytetari ose do të detyrohen ta mbyllin biznesin. Po rrezikohet mbyllja e shumë bizneseve si rezultat i ngritjes enorme të çmimit të energjisë elektrike”, ka vlerësuar ai.

Azemi ka theksuar se vendimi duhet të pezullohet.“Vendimi duhet të pezullohet, nëse jo të anulohet komplet për t’iu dhënë mundësi bizneseve të Kosovës që t’i gjejnë tregtuesit e energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, të bëjnë marrëveshje afatgjate”.

Ai ka shpjeguar dhe çmimet në treg dhe kërkesën e Kosovës për energji elektrike.“Po mundohem ta shpjegoj fare thjeshtë. Nevoja, kërkesa e Kosovës për energji elektrike është 1200-1300 megavat në orë të pikut. Prodhimi yt është diku 800-900 dhe ki diskrepancë, nuk prodhon aq sa ke nevojë dhe atë energji duhet ta marrësh diku. Por, nëse KEK e shet te KESCO për 26 euro, në treg të lirë qenka më shtrenjtë, pse nuk merr vendime për të ndërtuar kapacitete të reja gjeneruese në mënyrë që të mos varesh nga importi”, ka deklaruar Visar Azemi.

JU REKOMANDOJMË

Doarsa Kica-Xhelili mbështet Abdixhikun pas rizgjedhjes në krye të LDK-së: “Disa gjëra nuk thuhen, sepse shihen
Kryesore

Doarsa Kica-Xhelili mbështet Abdixhikun pas rizgjedhjes në krye të LDK-së: “Disa gjëra nuk thuhen, sepse shihen

02/02/2026 - 23:04
Manipulim me vota në Mitrovicë – këta janë 21 të arrestuarit, gjykata refuzon paraburgimin për 10 prej tyre
Kryesore

Lirimi i të dyshuarve për manipulim të votave në Mitrovicë – kush janë ata?

02/02/2026 - 22:40
Protestë e Sindikatës së KEK-ut sot, duan rritje dhe t’u paguhet fundjava
Kryesore

KEK-u jep lajmin e keq, blloku A5 del jashtë funksionit pas rrjedhjes

02/02/2026 - 22:24
LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit
Kryesore

LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit

02/02/2026 - 21:55
Behgjet Pacolli kalon në tjetër nivel, paralajmëron libër kundër njeriut më të besuar të tij
Kryesore

Behgjet Pacolli kalon në tjetër nivel, paralajmëron libër kundër njeriut më të besuar të tij

02/02/2026 - 21:30
Çfarë është njohja de facto dhe pse liderët e BE’së po ia kërkojnë Serbisë, flet Enver Hasani
Kryesore

“Kurtin e ka çu ku ka deshtë” – Hasani flet për Lajçakun

02/02/2026 - 21:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit

    LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • ​Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Grupi multietnik pa Vetonin, deputeti e akuzon ministrin në detyrë të qeverisë “Kurti”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lirimi i të dyshuarve për manipulim të votave në Mitrovicë – kush janë ata?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lirohen 10 kryesues të Qendrës Komunale të Numërimit në Mitrovicë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë