Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se brenda 4-5 ditëve mund të bëhet publik një koalicion i ri qeverisës, ose mund të ketë surpriza nga disa deputetë të partive të caktuara, raporton GazetaBlic.
Ai ka përjashtuar çdo mundësi të partneritetit të Vetëvendosjes me Listën Serbe, duke e quajtur një zhvillim të tillë “tragjedi kombëtare”
“Besoj që ose do të kemi një koalicion që do të bëhet publike brenda këtyre 4-5 ditëve, ose ndoshta do të kemi surpiza nga deputetë të partive të caktuara, por jo të Listës Serbe, me ata VV’ja nuk duhet kurrë të bëjë partneritet qeverisës, sepse po të ndodhte kjo do të ishte tragjedi kombëtare”, tha Gashi për GazetaBlic.