Sot pritet mot i vranët në Kosovë, me mundësi për reshje shiu në disa zona, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas parashikimit, vranësirat do të dominojnë gjatë ditës së diel, ndërsa vende-vende parashihet të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë, rreth 1 deri në 5 metra në sekondë.












