Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paratë e Trustit në rrezik, Qeveria e quan propagandë alarmin e opozitës

27/03/2023 - 13:24
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Paratë e Trustit në rrezik, Qeveria e quan propagandë alarmin e opozitës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Mjetet e Trustit janë në rrezik”, po e tërheq vërejtjen vazhdimisht ish-Kryeministri dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti që tash flet në cilësinë e deputetit opozitar.

Prej këtij këndi, Hoti të premten në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka adresuar kritika në drejtim të ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfeve, Hekuran Muratit.

“2 miliardë euro nuk i keni në menaxhim ministër”, ishte fjala e Hotit drejtuar Muratit referuar mungesës së Bordit të Trustit Pensional.

Që nga 28 shkurti, në Trust s’ka bord, por opozita thotë se “ka rrezik që mjetet e investuara në tregje ndërkombëtare të referohen”.

Konkursi për anëtarët e rinj të bordit ishte mbyllur më 23 dhjetor të vitit të kaluar, por deri më tash nuk ka shqyrtim të kandidatëve.

E për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hotin kjo është një “papërgjegjësi institucionale dhe njerëzore e ministrit”.

“Mos u zgërdhij kur të flasë, le të jemi seriozë. 2.5 miliardë euro nuk kanë menaxhim. Të lutem të diskutojmë me seriozitet, mos u zgërdhini gjatë diskutimit. Unë nuk të respektoj fare, por jeni ministër dhe duhet të raportoni. Unë të kam thirrur në përgjegjësi institucionale”, ka thënë Hoti gjatë përplasjes me Muratin në komision.

Por Murati thotë se është serioz dhe pretendimet e deputetit opozitar i cilëson si propagandë.

“Janë bërë disa deklarata se Trusti po humb, ngase ministri i Financave apo Auditorja nuk po mund ta krijojnë bordin. Është totalisht e papranueshme kjo propagandë që është bërë”, u përgjigj Murati.

Edhe PDK-ja gishtin kah Qeveria për Trustin

Arben Mustafa, “ministër” në hije i Financave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), beson se papërgjegjësia e institucioneve po ndikon që Trusti të ketë humbur 160 milionë euro.

“Që nga fillimi i vitit 2022 e deri më tani, vlerësohet se kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës të investuara nga Trusti kanë shënuar një humbje prej rreth 160 milionë euro. Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në tregjet financiare, sidomos pas dështimit të disa bankave në SHBA, shqetësimet për sigurinë e kursimeve pensionale të qytetarëve të Kosovës të cilat janë të investuara në tregjet ndërkombëtare bëhen edhe më të mëdha. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve janë të investuara në tregjet e aksioneve të cilat kanë një ndjeshmëri shumë të lartë ndaj zhvillimeve në tregjet financiare dhe përgjithësisht në ekonomi”, ka deklaruar ai në një prononcim për Gazetën Express.

Në krejt këtë situatë siç thotë ai institucioni i Trustit nuk ka bord, këtë e cilëson rrezik serioz në humbjet e mëtëjme të mjeteve të Trustit, meqë çrregullimet në tregjet ndëkombëtare po vazhdojnë.

“Në këtë situatë shumë shqetësuese për sigurinë e kursimeve pensionale të qytetarëve të Kosovës, Trusti nuk ka Bord Drejtues, që do të thotë se sot askush nuk mund të marrë vendime që kanë të bëjnë me investimet e kursimeve pensionale të qytetarëve të Kosovës. Pra, nëse vërehet se mjetet e investuara në një instrument financiar po shkojnë drejtë humbjes, sot Trusti nuk mund të marrë asnjë vendim për zhvendosjen e atyre mjeteve drejtë instrumenteve më të sigurta, po i mbetet vetëm ta vëzhgojë situatën në rolin e spektatorit se çka po ndodhë me rreth 2.4 miliardë euro të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas shpjegimeve të tij mungesa e bordit po pamundëson investimin e mjeteve të tjera me qëllim të mbulimeve të humbjeve që janë shkaktuar prej vitit 2022 e këndej.

“Për më tepër, mungesa e Bordit Drejtues të Trustit nënkupton se kontributet e reja pensionale të arkëtuara nga Trusti do të qëndrojnë të pa investuara dhe rrjedhimisht kontributdhënësve i mohohet fitimi i mundshëm nga investimi i atyre mjeteve”, ka thënë ai. “Pra, në kohën kur normat e kthimit në obligacionet e qeverive të ndryshme dhe normat e interesit në depozita bankare po shënojnë rritje, në vend se të investohet kontributet e reja në këto instrumente dhe të sigurojnë rritje të vlerës së kontributeve pensionale, sot këto kontribute duhet të qëndrojnë të pa investuara në llogarinë bankare të Trustit”.

“Situata e krijuar paraqet një dëm financiar që qytetarët e Kosovës po detyrohen ta bartin për shkak të papërgjegjësisë totale të institucioneve të Kosovës që nuk kanë arritur ti zgjedhin anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Përkundër se kanë kaluar muaj prej kur është hapur konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit, paneli përzgjedhës ku bënë pjesë edhe Ministri i Financave ende nuk i ka ftuar kandidatët as për intervistim. Sot, qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me humbje të kursimeve të tyre pensionale, përderisa ende nuk ka asnjë sqarim për publikun nga Ministri i Financave se pse ka dështuar përzgjedhja e anëtarëve të Bordit në kohën e paraparë me Ligj”, ka thënë ai.

Tregjet “në zjarr”

Falimentimi i Bankës amerikane Silicon Valley, ka ngritur alarmin për zgjerimin e krizave financiare përtej oqeanit.

E themeluar në vitin 1983, Banka Silicon Valley ofroi financime për pothuajse gjysmën e kompanive të teknologjisë dhe kujdesit shëndetësor të mbështetur nga sipërmarrjet amerikane – ato janë dëmtuar nga normat e larta të interesit dhe pakësimi i kapitalit sipërmarrës.

Por çrregullimet e tregjeve ndëkombëtare janë të theksuara edhe para kolapsimit të një prej bankave më të mëdha amerikane.

Kufizimet e imponuara prej situatës me pandeminë COVID-19 e deri te lufta ruse në Ukrainë, ishin disa prej faktorëe që tregjet po i vendosin para sfidave edhe më të mëdha.

JU REKOMANDOJMË

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla
31/07/2026 - 23:25

Një qytetare ka ngritur shqetësim për cilësinë e ushqimit të porositur nga rrjeti i fast-food-it HEBS, pas një eksperience që ajo e ka cilësuar të papranueshme. Ajo ka...

Më shumëDetails

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën
31/07/2026 - 23:11

Një fëmijë është shpëtuar pas një incidenti të rëndë, pasi ka rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit të Mitrovicës. Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm...

Më shumëDetails

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit

Guterres mirëpret planin për çarmatimin e Hamasit: I vetmi lajm i mirë në ditët e fundit
31/07/2026 - 22:57

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka mirëpritur planin për çarmatimin e Hamasit, ndërsa ka reflektuar mbi sfidat në Lindjen e Mesme. Duke iu referuar...

Më shumëDetails

Tërmet me magnitudë 4.7 afër Napolit në Itali, shkaktohen ndërprerje të rrymës dhe dëme në ndërtesa

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
31/07/2026 - 22:47

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka goditur të premten zonën e Campi Flegrei pranë qytetit jugor italian të Napolit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të shërbimeve...

Më shumëDetails

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta

“Migrimi ka të bëjë me përmirësimin e jetës sonë”: Marokenët tregojnë pse duan të hyjnë në Ceuta
31/07/2026 - 22:38

Disa migrantë kanë shpjeguar arsyet pse duan të bëjnë kalimin e rrezikshëm drejt Ceutës. Marokeni Ayoub El Abyad, 16 vjeç, i tha Reuters-it se po shikonte video në...

Më shumëDetails

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës

Pacolli nxjerr një vendim për festivalet e koncertet: Organizatorët obligohen të pastrojnë hapësirat e respektojnë kufijtë e zhurmës
31/07/2026 - 22:01

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për një vendim për rregulla të ‘’qarta dhe masa të detyrueshme’’ për organizimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë