Kuvendi i Serbisë ka pranuar sot dorëheqjen e kryeministrit, Millosh Vuçeviç.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, e falënderoi Vuçeviqin për kryerjen e detyrës gjatë kohës që ishte në postin e kryeministrit, si dhe për sjelljen e tij të përgjegjshme dhe të guximshme, vlerësoi ajo, raporton Abcnewsalbania.
Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme më 28 janar, pas tragjedisw në Novi Sad. Me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria bëhet teknike dhe fillon afati 30-ditor për zgjedhjen e qeverisë së re.
Nëse brenda 30 ditëve nuk zgjidhet qeveria e re, do të mbahen zgjedhjet parlamentare.