Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, është konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
Veriu.info mëson se objekti i ndërtimit në të cilin janë ndaluar punimet i përket kompanisë Al Trade Center Sh.P.K. me pronar Sokol Gashani.
“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në fund të njoftimit të Inspektoratit të Punës.
Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “FIZIOCROMED” për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.














