Sot gjatë ditës u raportua se dikush ka dëmtuar flamurin e Turqisë të vendosur në tendën e bëmirësisë ku po shtrohen iftare për familjet nevojtare me mbështetjen e organizatave turke, njofton Mitropol.
Pas këtij rasti ka reaguar Partia Demokratike Turke e Kosovës – dega në Mitrovicë.
Ata kërkuan që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
”Dënojmë ashpër sulmin e shëmtuar ndaj flamurit tonë të lavdishëm Turk në Mitrovicë! 🇹🇷 Autorët duhet të dalin para drejtësisë sa më parë. Flamuri ynë është nderi ynë!”, thuhet në reagim./Mitropol/














