Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Partitë minoritare e quajtën LDK-në parti shoviniste, reagon ashpër Lumir Abdixhiku

07/05/2025 - 12:15
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratave të partive minoritare të cilat u hatruan me pretendimet se LDK-ja nuk i ka përmendur në propozimin për qeverinë e transicionit.

Madje në një reagim, partitë minoritare e quajtën LDK-në si parti shoviniste.

Abdixhiku ka publikuar tekstin e letrës ku thotë se kanë qenë të cekur në ftesë.

“Keqardhje për keqpërdorimin qe po u bëhet disa partive minoritare mbi propozimin tonë të fundit. Instrumentalizimi i tyre në përpjekjen e zgjidhjes politike e parlamentare, lë shenjë të rëndë në përfaqësimin e pakicave në Kosovë dhe marrëdhëniet e tyre me partitë shqiptare.
Të painteresuar me përmbajtje por fatkeqësisht të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve, tre përfaqësues minoritarë, anëtarë të kabinetit qeveritarë në detyrë, mbajtën sot Konferencë ku akuzuan LDK-në se nuk i ka përfshirë në propozimin tranzitor. Disa shkuan aq larg sa që për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, e quajtën Lidhjen Demokratike – parti shoviniste.

Ky qëndrim, kopjim i dëmshëm i urrejtjes së panevojshme, është instrumentalizim i ulët i përfaqësuesve të komuniteteve që sot duhet të kenë përfaqësim dinjitoz me të gjitha partitë parlamentare shqiptare.

Mbi të gjitha, të jesh shqiptar nuk është krim. Të kërkosh bashkim ndër-shqiptar nuk është krim. Të kërkosh unitet politik brenda shqiptarëve nuk është krim. Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është mision politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga viti 1989 e deri më sot.

Ç’është e vërteta, në 17 vjet shtet, dakordimi mes partive shqiptare ka qenë parakusht i përfshirjes së mëpasshme minoritare; përfshirje e garantuar me Kushtetutë. Me Kushtetutën e hartuar nga LDK-ja. Gjersa fatkeqësisht, për herë të parë në historinë shtetare, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë mbajnë anë partiake. Jo vetëm anë, por renditen në vargun e gjatë të akuzave kundër një partie shqiptare, madje në këtë legjislacion, dhe ndaj vullnetit të shumicës parlamentare shqiptare të përfaqësuar me 52 deputetë.

Një qasje e tillë është e dëmshme dhe për komunitetet jo shumicë, dhe për demokracinë parlamentare.

Për të gjithë me interes, sidomos për bashkëqytetarët tanë të nderuar nga komunitetet jo shumicë ja dhe teksti i plotë i letrës, që fatkeqësisht refuzohet të lexohet qëllimisht nga përfaqësuesit tuaj parlamnetar:

“Qeveria nacionale e tranaicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, EDHE NGA PËRFAQËSUES TË PARTIVE TË KOMUNITETEVE JOSHUMICË, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues”, shkruan Abdixhiku në reagim./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

“Nafta 1.82 euro” – Berjani: Kosova me çmimet më të lira në rajon për derivate, kur nisi lufta në Ukrainë ishin më lartë

“Nafta 1.82 euro” – Berjani: Kosova me çmimet më të lira në rajon për derivate, kur nisi lufta në Ukrainë ishin më lartë
31/03/2026 - 12:29

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka bërë një pasqyrim të gjendjes aktuale në tregun e derivateve, ku sipas tij Kosova vazhdon të ketë çmime...

Më shumëDetails

ZRrE: Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së, liberalizimi i tregut të energjisë i ligjshëm

ZRrE: Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së, liberalizimi i tregut të energjisë i ligjshëm
31/03/2026 - 12:05

Zyra e Rregullatorit për Energji përmes një komunikate ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur të papranueshme kërkesën e Partisë Demokratike të...

Më shumëDetails

Ndeshja Kosovë-Turqi, Gashani takohet me ministrin turk Osman Aşkın Bak

Ndeshja Kosovë-Turqi, Gashani takohet me ministrin turk Osman Aşkın Bak
31/03/2026 - 11:56

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani ka pritur në takim ministrin turk të Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në...

Më shumëDetails

“Duam siguri absolute për ekipin tonë” – Ambasada e Turqisë dërgon notë verbale, kërkon siguri maksimale për kombëtaren turke

“Duam siguri absolute për ekipin tonë” – Ambasada e Turqisë dërgon notë verbale, kërkon siguri maksimale për kombëtaren turke
31/03/2026 - 11:26

Derisa bota po shkruan për “përrallën ballkanike” të Kosovës, prapaskenat e ndeshjes vendimtare kundër Turqisë kanë marrë përmasa diplomatike. Burimet e Insajderit bëjnë me dije se Ambasada e...

Më shumëDetails

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë
31/03/2026 - 11:21

Futbollistët e Turqisë nuk e kishin natën më të qetë në prag të ndeshjes me Kosovën. Para hotelit të tyre në Prishtinë janë hedhur fishekzjarrë. Mediumet turke kanë...

Më shumëDetails

Rekord rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1 euro e 82 centë një litër

“Me një vendim qeveria mund ta ulë çmimin e naftës në 1.35 euro”
31/03/2026 - 11:03

Rritja e çmimit të naftës në Kosovë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e ndjeshme, duke arritur sot deri në 1.82 euro për litër. Ky nivel i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë