Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas “bumit” të vitit të kaluar, fillon rënia e çmimit të apartamenteve në Shqipëri

28/04/2023 - 16:53
në Ekonomi, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për herë të parë që nga viti 2015, indeksi Fischer në tregun e banesave në Shqipëri pësoi një rënie me 9% gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar, bëhet e ditur nga Raporti i Stabilitetit Financiar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë vërejti se rënia e këtij tremujorit mund të jetë një fazë normalizimi pas rritjes dramatike me 28% në gjashtëmujorin e parë. Në terma vjetorë, çmimet e banesave mbeten më të lartat në histori dhe në krahasim me gjashtë vjet më parë, janë sërish gati dy herë më të shtrenjta.

Indeksi sipas BSH
Indeksi sipas BSH

Matja e çmimit të banesave është një problem kompleks i ekonomiksit dhe vetë treguesi i raportuar nga Banka e Shqipërisë mund të mbartë të dhëna çorientuese. Banka vëren se rritja prej 28% në gjashtëmujorin e parë dhe rënia prej 9% në gjashtëmujorin e dytë ka prodhuar gjithsesi një rritje vjetore prej 17% ndërsa luhatja brenda vitit mund të jetë më shumë pasojë e llojit të informacionit statistikor të grumbulluar për të llogaritur indeksin se sa luhatshmërisë reale.

“Duhet theksuar se çmimet e vlerësuara në gjashtëmujorin e kaluar u diktuan ndjeshëm nga numri i lartë i raportimeve për shitje në zona me çmime relativisht më të larta, ndërkohë që për gjysmën e dytë të vitit shpërndarja e shitjeve sipas zonave, llojit dhe vlerës së banesave është disi më heterogjene,” shkruhet në raport.

Indeksi krijohet në bazë të një anketimi të kryer nga BSH me rreth 230 shoqëri ndërtimi dhe agjenci ndërmjetësimi.

Çmimet e pronave të patundshme në Shqipëri janë rritur më mënyrë dramatike duke filluar nga gjashtëmujori i parë i vitit 2018. Para kësaj, çmimet kanë qenë në përgjithësi stabël, duke filluar nga viti 2013, kur Indeksi Fischer filloi të ndërtohet nga ekspertët e BSH.

Përgjatë periudhës në të cilën çmimet janë rritur, Shqipëria nuk ka pasur ndonjë rritje ekonomike në të njëtin ritëm për të sugjeruar se rritja në tregun e pronave të patundshme të jetë produkt i ecurisë së përgjithshme të ekonomisë. Përkundrazi, çmimi i banesave është dyfishuar ndërsa ekonomia është rritur me vetëm 21% në terma nominalë mes viteve 2017 dhe 2022. Për rrjedhojë, dyfishimi i çmimit të banesave përkundrejt rritjes me 21% të ekonomisë së gjerë, sugjeron se çmimi i banesave ndikohet nga faktorë të tjerë, të tillë si paratë e krimit apo të korrupsionit, të cilat kanë shkaktuar pabarazi, ku ekonomia e disave është forcuar aq shumë sa të shkaktojë dyfishimin e çmimeve të pronave ndërsa ekonomia e të shumtëve nuk është rritur. /Gjergj Erebara-BIRN

JU REKOMANDOJMË

OVL-UÇK thërret protestë për nesër në Prishtinë

Verdikti i Gjykatës Speciale, OVL-UÇK mblidhet sot
17/09/2026 - 13:44

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për nesër, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protesta është thirrur në lidhje me dënimin e...

Më shumëDetails

Deklarimet për zhbërjen e Speciales, Kusari-Lila: Hapat e ardhshëm nuk duhet të jenë as të ngutshëm e as emocionalë

Kusari Lila thotë se pushteti i Kurtit nuk nxori nga puna njerëz që i punësuan qeveritë e mëhershme
17/09/2026 - 13:40

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka folur lidhur me raportimet në media për nismën e disa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës për mbledhjen e...

Më shumëDetails

Protestuesit bllokojnë rrugën përpara selisë së PD-së, përmbysin koshat e mbeturinave në rrugë

Protestuesit bllokojnë rrugën përpara selisë së PD-së, përmbysin koshat e mbeturinave në rrugë
17/09/2026 - 13:31

Janë shënuar sërish tensione në protestën e sotme, e cila po mbahet jashtë Kuvendit, ku në të njëjtën kohë brenda Parlamentit po mbahet seanca e radhës plenare. Sipas...

Më shumëDetails

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë
17/09/2026 - 13:28

Një ditë më parë, në Dhomat e Specializuara në Hagë, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vite burg për krime lufte. Bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, ka folur...

Më shumëDetails

Studentë shkojnë para Qeverisë: Liri dhe drejtësi për heronjtë tanë

Studentë shkojnë para Qeverisë: Liri dhe drejtësi për heronjtë tanë
17/09/2026 - 13:12

Studentët janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke protestuar me pankarta dhe thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në duar ata kanë pankarta me mbishkrimet...

Më shumëDetails

Eliza Hoxha: Dje nuk u dënuan ata, u dënua UÇK-ja

Eliza Hoxha: Dje nuk u dënuan ata, u dënua UÇK-ja
17/09/2026 - 13:10

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një reagimi, Hoxha ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë