Në reagim, ambasada ka rikujtuar Marrëveshjen për Drejtësinë të vitit 2015 dhe ka thënë se dorëheqjet masive të zyrtarëve të drejtësisë në vitin 2022 ishin “hap prapa” që dëmtoi interesat e qytetarëve.
Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje për forcimin e besimit në institucionet e sundimit të ligjit përmes një sistemi gjithëpërfshirës dhe multietnik.
Reagimi i plotë:
Mbretëria e Bashkuar e mirëpriti Marrëveshjen për Drejtësinë të vitit 2015, e cila integroi strukturat e veriut të Kosovës në kuadrin ligjor të Kosovës, duke garantuar njëkohësisht përfaqësim të konsiderueshëm të serbëve të Kosovës. Dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 i konsideruam si një hap prapa, që dëmtoi interesat e qytetarëve të Kosovës.
Ne mirëpritëm reagimin afatgjatë të organeve përkatëse profesionale, të cilat e kanë njohur rëndësinë që të gjitha komunitetet në Kosovë të ruajnë besimin në sistemin e drejtësisë, dhe për këtë arsye jemi të shqetësuar nga zhvillimet e kësaj jave.
Ne bëjmë thirrje për integrimin e popullsisë multietnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë, me qëllim mbështetjen e besimit të publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.













