Një lëkundje e fortë tërmeti ka rënë në Bergamo dhe është ndjerë edhe në Milano të Italisë.
Tërmeti me magnitudë 4.4 ka pasur epiqendër Bergamon.
Në disa zona lëkundjet janë ndjerë të forta dhe shumë banorë kanë dalë të trembur nga apartamentet e tyre.
Sipas Institutit të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë lëkundjet kanë pasur një thellësi prej 25 km. Në Milano gjithashtu janë evakuar disa shkolla. Edhe studentët e liceut Beccarias kanë dalë në rrugë.