Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas ‘hajvanëve’, Kurti thotë se opozita janë ‘patriarkalë’ dhe ‘të prapambetur’: S’po e votojnë Haxhiun se është grua

31/05/2025 - 13:27
në Kryesore, Lajme
A A
Pas ‘hajvanëve’, Kurti thotë se opozita janë ‘patriarkalë’ dhe ‘të prapambetur’: S’po e votojnë Haxhiun se është grua
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi janë vëtëm dy prej emrave që partitë opozitare të deritanishme kanë thënë se do t’i votonin për kryeparlamentare nëse propozohen nga Lëvizja Vetëvendosje. Për Albulena Haxhiun i kanë bërë të ditura arsyet, mes tyre, edhe ajo që e shohin si figurë jounifikuese. Megjithatë, njëjtë si shumë zyrtarë të partisë së parë, edhe kryeministri në largim, Albin Kurti së fundi ka tentuar që këtë çështje ta lidhë me gjini.

Në një takim të grave të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati etiketime të tjera për opozitën, që pas zgjedhjeve të nëntë shkurtit, i kishte quajtur “hajvanë”.

Kësaj radhe, ai tha se po përballen me “struktura hierarkike, patriarkale dhe të prapambetura”, transmeton Nacionale.

“Të nderuara delegate, më duhet të flas edhe për situatën politike në të cilën ndodhemi. Sepse kjo situatë reflekton përballjen me struktura hierarkike, patriarkale, të prapambetura. Përderisa ne si Qeveri angazhohemi për ditë qe grave t’ju besohen pozita të ndryshme udhëheqëse, deputetët e opozitës nuk po e bëjnë këtë në Kuvend.

Jo më larg se para dy ditëve, në mbledhjen e Qeverisë, emëruam tri gratë në pozita të larta drejtuese. Lufta kundër kryetarës së GVV-së, Albulena Haxhiu nuk është vetëm përplasje politike a partiake, por edhe përballje gjinore. Refuzimi për ta votuar atë si kryeaprlamentare tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme që sfidojnë” – u shpreh kreu i VV-së.

Kurti tutje vijoi t’i përmend disa prej rasteve kur opozita ka votuar “më keq”:

“Gruaja që më së shumti e ka votuar populli i Kosovës, është Albulena Haxhiu. Në vend se ta respektojnë popullin e luftojnë Albulenën, e bëjnë edhe 10 deputetë që sot janë në opozitë dhe e kanë votu Zajednicën, 10 deputetë që sot janë në opozitë, e kanë votuar amnestimin e kriminelëve serbë në veri, e bëjnë edhe 7 deputetë opozitarë që kanë votuar Gjykatën Speciale, dhe e bëjnë 15 deputetë opozitare që e patën votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Këta deputet të papenduar, për këto katër votime kaq të këqija, nuk e votojnë Albulena Haxhiun.

Politika prek thellë jetët tona, dhe kjo është betejë personale për çdo grua që kërkon të zë vendin e saj në një hapësirë të dominuar historikisht nga burrat”.

Theksojmë se propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë nuk ka kaluar as në përpjekjen e kësaj të shtune.

Kjo pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk po marrin pjesë në këtë votim, duke vlerësuar se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Për formimin e këtij komisioni sot kanë votuar vetëm 53 deputetë, kundër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të hënën në orën 10:30.

JU REKOMANDOJMË

27-vjetori i mas’akrës në Krushë të Madhe të Rahovecit, në tubim merr pjesë edhe presidentja

27-vjetori i mas’akrës në Krushë të Madhe të Rahovecit, në tubim merr pjesë edhe presidentja
26/03/2026 - 11:50

Është duke u mbajtur tubimi përkujtimor në 27-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe. Përpos qytetarëve të shumë, prezente në këtë tubim është edhe presidentja e vendit, Vjosa...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Sistemi i matjes keqllogarit energjinë dhe qytetarët po paguajnë më shtrenjtë, duhet hetim i menjëhershëm

Abdixhiku: Sistemi i matjes keqllogarit energjinë dhe qytetarët po paguajnë më shtrenjtë, duhet hetim i menjëhershëm
26/03/2026 - 11:22

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka alarmuar për keqllogaritjen e energjisë elektrike nga sistemi i matjes, duke thënë se 87% e 884 njehsorëve të kontrolluar gabojnë në llogaritje...

Më shumëDetails

MPB-ja monitoron procesin e lejeqëndrimit në Mitrovicën e Veriut

Në veri të Kosovës janë regjistruar 374 biznese, rreth 280 kanë paguar tatime
26/03/2026 - 11:15

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të përcjelljes nga afër të procesit të aplikimeve...

Më shumëDetails

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit
26/03/2026 - 11:07

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet që skenari i ngjashëm të shfaqet edhe në disa vende të Ballkanit – me deri në 40 cm borë....

Më shumëDetails

Po mbërrijnë listat e reja të sanksioneve për Malin e Zi

Po mbërrijnë listat e reja të sanksioneve për Malin e Zi
26/03/2026 - 11:01

Administrata e Shteteve të Bashkuara po përballet me afatin e parë kyç për zbatimin e Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor, i cili e vendos Malin...

Më shumëDetails

Ramabaja: Sot ose nesër të mblidhet urgjentisht Kuvendi, të shkarkohet presidentja

Ramabaja e quan “bebe” zyrtaren e PSD-së, pason përplasja e ashpër
26/03/2026 - 10:50

Analisti politik i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, Sadri Ramabaja u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme dhe të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë