Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas kërkesës për dënim me nga 45 vite secilin nga ish-krerët e UÇK’së, vjen reagimi nga LVV

09/02/2026 - 15:29
në Kryesore, Lajme
A A
“Jemi me sytë nga ju”, vjen reagimi i parë i VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur “ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe historisë” kërkesën e kryeprokurores së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, që ish-krerët e UÇK’së të dënohen me nga 45-vjet me dënim unik.

Përmes një komunikate të publikuar në media, VV thotë se në Hagë nuk po gjykohen individë por vetë akti i çlirimit.

“Kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. Këtu nuk po gjykohen individë të shkëputur nga konteksti, por po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit. Ky është një proces që e zhvendos vëmendjen nga agresori te viktima dhe e paraqet rezistencën ndaj okupimit si krim, ndërsa okupimin si sfond të heshtur“, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndër të tjera, VV’ja ka komentuar edhe deklarimet e prokurorisë, kinse Ushtria Çlirimtare ka shënjestruar njerëz.

“Duke pretenduar se dënon “persona konkretë”, Prokuroria në fakt synon ta dënojë kuptimin kolektiv të çlirimit, ta depolitizojë luftën dhe ta shndërrojë emancipimin liridashës në krim të përhershëm që “nuk vjetrohet kurrë”. Kjo është përpjekje për ta ngrirë historinë në një aktakuzë, ku krimet e një shteti gjenocidal pushtues relativizohen, ndërsa rezistenca e të përjashtuarve e të shtypurve kriminalizohet si kërcënim ndaj regjimit e rendit që kanë prodhuar dhunën“, vijon më tej komunikata.

“Nuk ka se si të ketë pasur plane individuale për krime kundër njerëzimit, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë, në asnjë rrethanë, plane të tilla. Krimet kundër njerëzimit nuk janë veprime të izoluara, por kërkojnë aparat zbatues ose strukturë shtetërore dhe mekanizma sistematikë dhune. Asnjë njësi e UÇK-së nuk ka pasur ndonjëherë si synim, dhe as nuk ka vepruar, sipas një metode të tillë monstruoze“.

Komunikata e plotë:

Kërkesa e prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është një akt për kërkim drejtësie por një politikë që synon ta përmbysë rendin e së vërtetës.

Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo është e vërteta. UÇK ka luftuar kundër planeve dhe veprimeve gjenocidale duke mbrojtur popullin me gjithë forcën në dispozicion.

Kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. Këtu nuk po gjykohen individë të shkëputur nga konteksti, por po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit. Ky është një proces që e zhvendos vëmendjen nga agresori te viktima dhe e paraqet rezistencën ndaj okupimit si krim, ndërsa okupimin si sfond të heshtur.

Pretendimi se “shënjestrimi” paskësh qenë produkt i një fushëveprimi të gjerë të komanduar nga drejtues të UÇK-së është një operacion diskursiv që synon ta zëvendësojë kontekstin politik të luftës me një skemë penale abstrakte: hierarki, urdhër, përgjegjësi. Kjo logjikë e shkëput dhunën nga okupimi dhe e trajton rezistencën si projekt kriminal të organizuar, duke e zhvendosur konfliktin nga raporti real agresor–i shtypur në një narrativë teknike të fajit individual. Duke pretenduar se dënon “persona konkretë”, Prokuroria në fakt synon ta dënojë kuptimin kolektiv të çlirimit, ta depolitizojë luftën dhe ta shndërrojë emancipimin liridashës në krim të përhershëm që “nuk vjetrohet kurrë”. Kjo është përpjekje për ta ngrirë historinë në një aktakuzë, ku krimet e një shteti gjenocidal pushtues relativizohen, ndërsa rezistenca e të përjashtuarve e të shtypurve kriminalizohet si kërcënim ndaj regjimit e rendit që kanë prodhuar dhunën.

Nuk ka se si të ketë pasur plane individuale për krime kundër njerëzimit, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë, në asnjë rrethanë, plane të tilla. Krimet kundër njerëzimit nuk janë veprime të izoluara, por kërkojnë aparat zbatues ose strukturë shtetërore dhe mekanizma sistematikë dhune. Asnjë njësi e UÇK-së nuk ka pasur ndonjëherë si synim, dhe as nuk ka vepruar, sipas një metode të tillë monstruoze.

Krimet kundër njerëzimit, siç i njeh e drejta penale ndërkombëtare, nuk janë akte të rastësishme apo devijime individuale, por forma ekstreme të dhunës së organizuar: shfarosje, vrasje masive, deportime, skllavëri, torturë, përdhunim, persekutim dhe zhdukje me forcë, të kryera si pjesë e një sulmi të përhapur ose sistematik kundër popullatës civile. Historia e drejtësisë ndërkombëtare nga Nurembergu te tribunali për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën, e deri te Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe juridiksioni universal i gjykatave kombëtare, ka ndëshkuar pikërisht aparate shtetërore të krimit dhe udhëheqje politike e ushtarake që e kishin shndërruar dhunën shfarosëse në politikë zyrtare. Ky standard tregon qartë se krimet kundër njerëzimit lidhen me pushtet, sistem dhe planifikim, jo me luftëra çlirimtare, dhe se përgjegjësia penale, megjithëse individuale dhe pa afat parashkrimi, presupozon ekzistencën e një makinerie shtypëse që Ushtria Çlirimtare e Kosovës kurrë nuk e ka pasur.

Andaj formulimi dhe kërkesa për dënim për krime kundër njerëzimit ka si referencë Gjyqet ku janë dënuar figura të nivelit më të lartë politik dhe ushtarak si Hermann Göring dhe udhëheqës të tjerë nazistë, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq për krimet në Bosnje e Hercegovinë, Jean Kambanda dhe Jean-Paul Akayesu për gjenocidin në Ruandë, Nuon Chea dhe Khieu Samphan për krimet e Khmerëve të Kuq në Kamboxhia, Dominic Ongwen dhe Ali Kushayb për krimet në Afrikë, si dhe dhjetëra ish-diktatorë, gjeneralë dhe zyrtarë shtetërorë të dënuar në Argjentinë, Gjermani, Francë e vende të tjera, duke konsoliduar parimin se krimet kundër njerëzimit janë krime pa afat parashkrimi dhe se përgjegjësia penale ndërkombëtare është individuale, pavarësisht pozitës apo funksionit shtetëror të autorëve.

Kush nga pjesëtarët e drejtuesit e UÇK-së i ngjan të përshkruarve më lart? Asnjëri dhe askush. Serbia ishte pushtuesja, ushtruesja e dhunës shtetërore, e apartheidit dhe e gjenocidit. Populli shqiptar ishte subjekti mbi të cilin u ushtrua kjo dhunë. Ky është fakti politik e historik themelor, pa të cilin çdo procedurë juridike shndërrohet në farsë. Gjykata Speciale, duke u marrë ekskluzivisht me luftën çlirimtare dhe jo me aparatin shtetëror serb të krimit, e përmbys këtë raport dhe prodhon një barazi të rreme mes atij që shtyp dhe atij që çlirohet.

Pretendimi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ndërmarrje kriminale është jo vetëm i pavërtetë, por edhe një tentativë për ta zhveshur nga historia luftën çlirimtare dhe për ta reduktuar atë në çështje penale individuale. UÇK-ja ishte shprehje kolektive e një populli të përjashtuar nga rendi politik, që u ngrit për të fituar të drejtën elementare për ekzistencë, liri dhe barazi. Kriminalizimi i kësaj përpjekjeje është kriminalizim i vetë emancipimit.

Kjo gjykatë nuk erdhi nga një nevojë e brendshme për drejtësi, por nga një projekt ndërkombëtar i ndërtuar mbi raporte politike, presione diplomatike dhe interesa gjeopolitike, ku Rusia, Serbia dhe aleatët e saj kanë pasur rol aktiv. Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka kundërshtuar këtë proces që nga fillimi e madje edhe para fillimit, sepse drejtësia nuk mund të jetë selektive, njëetnike dhe e ndërtuar mbi shtrembërimin e historisë. Një drejtësi e tillë nuk shëron plagë, por i thellon ato.

Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron e qartë dhe pa ekuivoke: çlirimi nuk është krim, rezistenca nuk është ndërmarrje kriminale dhe historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga aktakuza që i shërbejnë narrativës së agresorit. Drejtësia e vërtetë fillon aty ku emërtohet saktë pushteti i dhunës gjenocidale dhe njihet legjitimiteti i luftës për liri. Pa këtë, çdo vendim është vetëm një formë tjetër e padrejtësisë.

JU REKOMANDOJMË

Hidhet poshtë kallëzimi penal i LDK-së kundër Pecit për grantet në bujqësi

Hidhet poshtë kallëzimi penal i LDK-së kundër Pecit për grantet në bujqësi
03/04/2026 - 10:24

Prokuroria ka hedhur poshtë kallzimin penal të LDK-së, kundër ish ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, për grantet në bujqësi. Peci i cili tashmë është kryetar i Komunës së...

Më shumëDetails

E papritur në Ngushticën e Hormuzit: Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit: Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian
03/04/2026 - 10:07

Një zhvillim i ri mund të ndryshojë dinamikat e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më strategjike për transportin global të energjisë. Sipas sistemeve të monitorimit...

Më shumëDetails

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, ZRRE dhe Vetëvendosje nuk ishin prezent

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, ZRRE dhe Vetëvendosje nuk ishin prezent
03/04/2026 - 09:58

Komisioni për Ekonomi nuk ka mbajtur mbledhjen e paralajmëruar për sot në të cilën është parapararë të raportojë Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e...

Më shumëDetails

Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura
03/04/2026 - 09:31

Në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK) tashmë ka nisur të lëshohen vërtetimet për modifikimet në xhamat e veturave, sipas procedurës së A-TEST-it. Procedura, e cila rregullon me...

Më shumëDetails

Çmime rekord të karburantit në Gjermani, një litër naftë në disa pompa arrin deri në 3 euro

Çmime rekord të karburantit në Gjermani, një litër naftë në disa pompa arrin deri në 3 euro
03/04/2026 - 09:27

Pavarësisht masave të qeverisë gjermane për të parandaluar rritjen e çmimeve të karburantit , disa derivate të tilla si nafta arritën çmime rekord historik të enjten përpara festave...

Më shumëDetails

Ibrahimi: Komunat drejt falimentimit, vetëm për tre muaj iu morën 31.6 milionë euro

Qeveria nuk u përgjigj për dëmet e vërshimeve, Ibrahimi: Neglizhencë totale, komunat i kanë kryer obligimet e tyre…
03/04/2026 - 09:23

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se vetëm gjatë muajit janar 2026, komunave të Kosovës u janë marrë mbi 31.6 milionë euro nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë