Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas kërkesës për dënim me nga 45 vite secilin nga ish-krerët e UÇK’së, vjen reagimi nga LVV

09/02/2026 - 15:29
në Kryesore, Lajme
A A
“Jemi me sytë nga ju”, vjen reagimi i parë i VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur “ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe historisë” kërkesën e kryeprokurores së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, që ish-krerët e UÇK’së të dënohen me nga 45-vjet me dënim unik.

Përmes një komunikate të publikuar në media, VV thotë se në Hagë nuk po gjykohen individë por vetë akti i çlirimit.

“Kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. Këtu nuk po gjykohen individë të shkëputur nga konteksti, por po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit. Ky është një proces që e zhvendos vëmendjen nga agresori te viktima dhe e paraqet rezistencën ndaj okupimit si krim, ndërsa okupimin si sfond të heshtur“, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndër të tjera, VV’ja ka komentuar edhe deklarimet e prokurorisë, kinse Ushtria Çlirimtare ka shënjestruar njerëz.

“Duke pretenduar se dënon “persona konkretë”, Prokuroria në fakt synon ta dënojë kuptimin kolektiv të çlirimit, ta depolitizojë luftën dhe ta shndërrojë emancipimin liridashës në krim të përhershëm që “nuk vjetrohet kurrë”. Kjo është përpjekje për ta ngrirë historinë në një aktakuzë, ku krimet e një shteti gjenocidal pushtues relativizohen, ndërsa rezistenca e të përjashtuarve e të shtypurve kriminalizohet si kërcënim ndaj regjimit e rendit që kanë prodhuar dhunën“, vijon më tej komunikata.

“Nuk ka se si të ketë pasur plane individuale për krime kundër njerëzimit, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë, në asnjë rrethanë, plane të tilla. Krimet kundër njerëzimit nuk janë veprime të izoluara, por kërkojnë aparat zbatues ose strukturë shtetërore dhe mekanizma sistematikë dhune. Asnjë njësi e UÇK-së nuk ka pasur ndonjëherë si synim, dhe as nuk ka vepruar, sipas një metode të tillë monstruoze“.

Komunikata e plotë:

Kërkesa e prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është një akt për kërkim drejtësie por një politikë që synon ta përmbysë rendin e së vërtetës.

Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo është e vërteta. UÇK ka luftuar kundër planeve dhe veprimeve gjenocidale duke mbrojtur popullin me gjithë forcën në dispozicion.

Kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. Këtu nuk po gjykohen individë të shkëputur nga konteksti, por po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit. Ky është një proces që e zhvendos vëmendjen nga agresori te viktima dhe e paraqet rezistencën ndaj okupimit si krim, ndërsa okupimin si sfond të heshtur.

Pretendimi se “shënjestrimi” paskësh qenë produkt i një fushëveprimi të gjerë të komanduar nga drejtues të UÇK-së është një operacion diskursiv që synon ta zëvendësojë kontekstin politik të luftës me një skemë penale abstrakte: hierarki, urdhër, përgjegjësi. Kjo logjikë e shkëput dhunën nga okupimi dhe e trajton rezistencën si projekt kriminal të organizuar, duke e zhvendosur konfliktin nga raporti real agresor–i shtypur në një narrativë teknike të fajit individual. Duke pretenduar se dënon “persona konkretë”, Prokuroria në fakt synon ta dënojë kuptimin kolektiv të çlirimit, ta depolitizojë luftën dhe ta shndërrojë emancipimin liridashës në krim të përhershëm që “nuk vjetrohet kurrë”. Kjo është përpjekje për ta ngrirë historinë në një aktakuzë, ku krimet e një shteti gjenocidal pushtues relativizohen, ndërsa rezistenca e të përjashtuarve e të shtypurve kriminalizohet si kërcënim ndaj regjimit e rendit që kanë prodhuar dhunën.

Nuk ka se si të ketë pasur plane individuale për krime kundër njerëzimit, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë, në asnjë rrethanë, plane të tilla. Krimet kundër njerëzimit nuk janë veprime të izoluara, por kërkojnë aparat zbatues ose strukturë shtetërore dhe mekanizma sistematikë dhune. Asnjë njësi e UÇK-së nuk ka pasur ndonjëherë si synim, dhe as nuk ka vepruar, sipas një metode të tillë monstruoze.

Krimet kundër njerëzimit, siç i njeh e drejta penale ndërkombëtare, nuk janë akte të rastësishme apo devijime individuale, por forma ekstreme të dhunës së organizuar: shfarosje, vrasje masive, deportime, skllavëri, torturë, përdhunim, persekutim dhe zhdukje me forcë, të kryera si pjesë e një sulmi të përhapur ose sistematik kundër popullatës civile. Historia e drejtësisë ndërkombëtare nga Nurembergu te tribunali për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën, e deri te Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe juridiksioni universal i gjykatave kombëtare, ka ndëshkuar pikërisht aparate shtetërore të krimit dhe udhëheqje politike e ushtarake që e kishin shndërruar dhunën shfarosëse në politikë zyrtare. Ky standard tregon qartë se krimet kundër njerëzimit lidhen me pushtet, sistem dhe planifikim, jo me luftëra çlirimtare, dhe se përgjegjësia penale, megjithëse individuale dhe pa afat parashkrimi, presupozon ekzistencën e një makinerie shtypëse që Ushtria Çlirimtare e Kosovës kurrë nuk e ka pasur.

Andaj formulimi dhe kërkesa për dënim për krime kundër njerëzimit ka si referencë Gjyqet ku janë dënuar figura të nivelit më të lartë politik dhe ushtarak si Hermann Göring dhe udhëheqës të tjerë nazistë, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq për krimet në Bosnje e Hercegovinë, Jean Kambanda dhe Jean-Paul Akayesu për gjenocidin në Ruandë, Nuon Chea dhe Khieu Samphan për krimet e Khmerëve të Kuq në Kamboxhia, Dominic Ongwen dhe Ali Kushayb për krimet në Afrikë, si dhe dhjetëra ish-diktatorë, gjeneralë dhe zyrtarë shtetërorë të dënuar në Argjentinë, Gjermani, Francë e vende të tjera, duke konsoliduar parimin se krimet kundër njerëzimit janë krime pa afat parashkrimi dhe se përgjegjësia penale ndërkombëtare është individuale, pavarësisht pozitës apo funksionit shtetëror të autorëve.

Kush nga pjesëtarët e drejtuesit e UÇK-së i ngjan të përshkruarve më lart? Asnjëri dhe askush. Serbia ishte pushtuesja, ushtruesja e dhunës shtetërore, e apartheidit dhe e gjenocidit. Populli shqiptar ishte subjekti mbi të cilin u ushtrua kjo dhunë. Ky është fakti politik e historik themelor, pa të cilin çdo procedurë juridike shndërrohet në farsë. Gjykata Speciale, duke u marrë ekskluzivisht me luftën çlirimtare dhe jo me aparatin shtetëror serb të krimit, e përmbys këtë raport dhe prodhon një barazi të rreme mes atij që shtyp dhe atij që çlirohet.

Pretendimi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ndërmarrje kriminale është jo vetëm i pavërtetë, por edhe një tentativë për ta zhveshur nga historia luftën çlirimtare dhe për ta reduktuar atë në çështje penale individuale. UÇK-ja ishte shprehje kolektive e një populli të përjashtuar nga rendi politik, që u ngrit për të fituar të drejtën elementare për ekzistencë, liri dhe barazi. Kriminalizimi i kësaj përpjekjeje është kriminalizim i vetë emancipimit.

Kjo gjykatë nuk erdhi nga një nevojë e brendshme për drejtësi, por nga një projekt ndërkombëtar i ndërtuar mbi raporte politike, presione diplomatike dhe interesa gjeopolitike, ku Rusia, Serbia dhe aleatët e saj kanë pasur rol aktiv. Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka kundërshtuar këtë proces që nga fillimi e madje edhe para fillimit, sepse drejtësia nuk mund të jetë selektive, njëetnike dhe e ndërtuar mbi shtrembërimin e historisë. Një drejtësi e tillë nuk shëron plagë, por i thellon ato.

Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron e qartë dhe pa ekuivoke: çlirimi nuk është krim, rezistenca nuk është ndërmarrje kriminale dhe historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga aktakuza që i shërbejnë narrativës së agresorit. Drejtësia e vërtetë fillon aty ku emërtohet saktë pushteti i dhunës gjenocidale dhe njihet legjitimiteti i luftës për liri. Pa këtë, çdo vendim është vetëm një formë tjetër e padrejtësisë.

JU REKOMANDOJMË

Afro 2500 gjoba trafiku në Kosovë vetëm në 24 orët e fundit

Policia ua merr lejen e vozitjes shoferëve që po bënin gara ilegale në autostradë
23/05/2026 - 13:16

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2 mijë e 488 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së...

Më shumëDetails

SHBA për Xhandarmërinë e Kosovës: Plani të jetë në përputhje me zotimet për paqe dhe siguri

SHBA për Xhandarmërinë e Kosovës: Plani të jetë në përputhje me zotimet për paqe dhe siguri
23/05/2026 - 12:38

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se presin që plani i Qeverisë në detyrë të Kosovës për themelimin e Xhandarmërisë të jetë në përputhje me...

Më shumëDetails

Formimi i xhandarmërisë, Hasani: Kurti nuk beson në FSK e polici, synon krijimin e strukture lojale ndaj tij

Hasani për draftin e Asociacionit: Në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga Qeveria
23/05/2026 - 12:20

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar idenë e Qeverisë në detyrë për formimin e xhandarmërisë. Ai ka bërë me dije se kryeministri në detyrë Albin Kurti...

Më shumëDetails

Hajnat vjedhin në një xhami në Viti

Hajnat vjedhin në një xhami në Viti
23/05/2026 - 11:36

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar pasditen e së premtes. Sipas raportit të Policisë, hajnat kanë kryer vjedhje në një xhami në fshatin Germovë të Komunës...

Më shumëDetails

Opozita lë të hapur bashkëpunimin me VV-në pas zgjedhjeve

Opozita lë të hapur bashkëpunimin me VV-në pas zgjedhjeve
23/05/2026 - 11:32

PDK, LDK dhe AAK nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 7 qershorit, pavarësisht kritikave që i kanë adresuar qeverisë në vitet...

Më shumëDetails

Maqedonci: Raporti i SHBA-së konfirmon mbështetjen për transformimin e FSK-së

Maqedonci: Me “MKE” nuk kemi negociuar për dronët
23/05/2026 - 11:10

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar raportin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara, për promovimin e stabilitetit rajonal dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Sipas Maqedoncit,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kur do të ekzekutohen shtesat? – ministri Murati jep të gjitha përgjigjet

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë