Inspektorati i Shërbimeve Publike në Komunën e Vushtrrisë ka gjobitur me gjobë 500 euro mërgimtarin që kushte hudhur mbeturina në skaj të rrugës në Vushtrri, për të cilin ka raportuar ekskluzivisht Veriu.info.
“ Pas pranimit të informatës dhe verifikimit të rastit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Vushtrri, është identifikuar pronari i automjetit nga i cili janë hedhur mbeturinat dhe ndaj tij janë ndërmarrë masa ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë;
Drejtoria për Inspektime shqipton gjobë në vlerë 500 euro për hedhje të mbeturinave në vende publike
Drejtoria për Inspektime ka shqiptuar gjobë në vlerë 500 euro ndaj një personi që ka hedhur mbeturina në hapësirë publike.
Pas pranimit të informatës dhe verifikimit të rastit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Vushtrri, është identifikuar pronari i automjetit nga i cili janë hedhur mbeturinat dhe ndaj tij janë ndërmarrë masa ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Komuna e Vushtrrisë apelon te të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina në hapësirat publike, ndërsa ndaj çdo shkelësi do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin.












