Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria ndalon përgjegjësin e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” dhe dy persona të tjerë

29/07/2026 - 08:29
në Kryesore, Lajme
A A
Pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria ndalon përgjegjësin e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” dhe dy persona të tjerë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndaluar tre persona në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi dje në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” në Prishtinë, ku humbi jetën një punëtor, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

Sipas Prokurorisë, prokurori kujdestar është njoftuar për rastin rreth orës 15:00 të së hënës dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, Njësinë Rajonale të Hetimeve dhe Inspektoratin e Punës.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me Policinë e Kosovës, Njësinë Rajonale të Hetimeve dhe Inspektoratin e Punës, me qëllim të ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit, janë angazhuar ekspertë të pavarur të sigurisë në punë dhe një ekspert i inxhinierisë mekanike, ndërsa janë siguruar prova materiale, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes nga njësia e forenzikës.

Po ashtu, janë intervistuar dëshmitarët okularë dhe personi i lënduar, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Si pasojë e këtij aksidenti, një person me inicialet E.Sh. ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore”, njofton Prokuroria.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka iniciuar hetime për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Bazuar në dyshimet fillestare dhe provat e siguruara deri në këtë fazë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre persona.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre persona. Me inicialet A.Sh., nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’, si dhe B.S., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë ndërtuese, dhe E.E., në cilësinë e personit të kompanisë investuese të projektit, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të shqyrtojë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dyshuarve dhe do të vazhdojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku pas reagimeve të Uashingtonit dhe Londrës: Dikur e lartësonit Thaçin tash po na thoni pranojeni vendimin, ne s’e pranojmë

Çitaku: Thaçi nga Malet e Pashtrikut lidhi aleancë me NATO-n, Kurti po i shkatërron nga zyra
16/09/2026 - 17:29

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratat e aleatëve, duke thënë se me ta ish-presidenti Hashim Thaçi punoi nga dita e parë dhe se bashkë arriti suksese....

Më shumëDetails

“Vendimi i Apelit zgjat deri në 2 vjet” A mund t’i lirojë Apeli ish-krerët e UÇK-së si në rastin e gjeneralit kroat Gotovina?

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
16/09/2026 - 17:16

Pas dënimit të sotëm të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, vëmendja kalon tërësisht te Paneli i Apelit. Në historinë e...

Më shumëDetails

Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale
16/09/2026 - 17:08

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për caktimin e një seance të jashtëzakonshme ku pritet të votohet për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Sipas raportimit...

Më shumëDetails

Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit

“Nuk ka vend në BE”, Marta Kos paralajmëron Serbinë për glorifikimin e Mlladiqit
16/09/2026 - 17:03

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale duhet të respektohet dhe se të dënuarit kanë të drejtën për të apeluar vendimin....

Më shumëDetails

Ministri që pëlqeu deklaratat skandaloze të Xhymshitit: E bëra “like” aksidentalisht

Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin
16/09/2026 - 16:52

Ministri i Sportit, Blerim Gashani tha se pëlqimi i një postimi të gazetarit Vudi Xhymshiti në rrjetin social Facebook, në të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi cilësohej “vrasës”, ishte...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete
16/09/2026 - 16:43

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj iu ka folur para objektit të Qeverisë protestuesve të mbledhur aty pas dënimit me 91 vjet burgim të katër ish-krerëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë