Pas raportimeve mediale për skandalin e ministrin Peci me kontratën për Fabriken e Përpunimit të Mbetjeve shtazore dhe raportimeve ekskluzive të Veriu.info për skandalin e importuesve të kafshëve të gjalla që implikon direkt Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Ministrisë së Bujqësisë, bashkëkryetarja e partisë Guxo dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përmes një reagim ‘pa shije’ është munduar t’i dalë në përkrahje bashkëpartiakut të saj.
Duke u munduar ta mbuloj skandalin e tij, Gërvalla ka vlerësuar se ndaj Pecit po bëhet fushatë e orkestruar sistematike.
Ajo ka thënë se këto fushata “janë produkt krimit të organizuar dhe përfaqësuesve dhe pronarëve të bizneseve mediatike, që veç gazetarë nuk janë”.
“Qytetari e njeh mirë Fatonin, e vlerëson punën dhe ndershmërinë e tij dhe prandaj me votë e ka ngritur aty ku e meriton, në mesin e më të votuarve në Republikën e Kosovës. Jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që kemi kapërcyer, por edhe për ato që na presin gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm. Por nuk ka fushatë njollosëse, nuk ka kërcënim e as sulm që na ndal. Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime, e ne po vazhdojmë me punët e shumta që kemi përpara, me nder, dinjitet e integritet. E në fund, qytetari është ai që na e bën vlerësimin.”, është shprehur Gërvalla.